Connect with Us

Biden në Britani dhe Evropë, në udhëtimin e parë jashtë vendit si president

Bota

Biden në Britani dhe Evropë, në udhëtimin e parë jashtë vendit si president

Publikuar

-

Biden në Britani dhe Evropë, në udhëtimin e parë jashtë vendit si president

Presidenti Joe Biden po shkon në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke dërguar një sinjal se administrata e tij vlerëson marrëdhëniet e ngushta transtlantike ndërsa përballet me sfida si kapërcimi i pandemisë COVID-19, ndryshimet e klimës dhe kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

Të hënën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku ai tha se Presidenti Joe Biden do të mirëpritet në Evropë.

“Asnjë fuqi tjetër e madhe nuk ka aq shumë miq dhe aleatë sa Shtetet e Bashkuara në NATO. Kështu që pres me padurim të takohem me Presidentin Biden në Bruksel”, tha zoti Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Biden synon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët demokratikë të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për të përballuar sfida si kërcënimet dhe konkurrenca e padrejtë nga Rusia dhe Kina.

“Në takimin e nivelit të lartë SHBA-BE, presidenti dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të përqendrohen në përafrimin e qasjeve tona ndaj tregtisë dhe teknologjisë në mënyrë që të jenë vendet demokratike dhe jo të tjerë si Kina ose autokracitë e tjera, të formulojnë rregullat për tregtinë dhe teknologjinë për shekulli e 21-të”, tha Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Por eksperti i politikës së jashtme Brian Katulis thotë se në lidhje me Kinën, interesat e Amerikës mund të mos përputhen me ato të aleatëve të saj evropianë.

“Vendet e tjera, shohin ngritjen e Kinës dhe rritjen e saj në ekonomi, teknologjinë dhe atë që ajo ofruon, dhe kërkojnë mënyra për të ruajtur lidhjet me Shtetet e Bashkuara por edhe për të ndërtuar lidhje me Kinën. Pra, vendet si Gjermania mendoj se në një farë mase, nuk do të jenë tërësisht në një linjë me Shtetet e Bashkuara”.

LEXO EDHE:  Ambasadorja gjermane: Për të arritur në BE, duhet punuar! Shqipërisë i mungojnë disa kushte

Zoti Katulis thotë se zoti Biden do të përpiqet të nxjerrë në pah vlerat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, që Rusia dhe Kina nuk i kanë.

“Ky është udhëtimi i tij i parë si president i SHBA-së, dhe unë mendoj se shkuarja në qendrën tjetër të një demokracie globale, në Evropë, është një temë kryesore dhe takimet shumëpalëshe janë të rëndësishme. Por përveç kësaj, disa nga takimet kryesore dypalëshe mendoj se do të jenë ato me kryeministrin britanik Boris Johnson, si dhe udhëheqësin turk (Rexhep Tajip) Erdogan. ”

Bisedimet e para të zotit Biden do të jenë me Kryeministrin Britanik Boris Johnson, që organizon takimin e G-7-ës. Më pas ai shkon në Bruksel për takimet e BE-së dhe NATO-s, dhe zhvillon bisedime javën e ardhshme në Gjenevë me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai ka premtuar të bëjë presion si ndaj Kinës ashtu edhe ndaj Rusisë për abuzimet e të drejtave të njeriut. Mark Simakovsky është me Këshillin e Atlantikut.

“(Presidenti Joe) Biden dhe administrata duan të tregojnë se Amerika i është rikthyer angazhimeve dhe se mund të punojmë së bashku për të përballuar disa prej sfidave më të rëndësishme globale, si ndryshimi i klimës, përgjigja ndaj COVID-it, dhe konkurrenca e fuqive të tjera të mëdha si Rusia dhe Kina. Kështu që kjo administratë, mendoj se e di se ka nevojë për aleatë”, thotë ai.

Zoti Simakovsky dhe ekspertë të tjerë thonë se SHBA tani po hyn në një fazë të re të COVID-19-ës, duke ndihmuar pjesën tjetër të botës që të dalë nga pandemia vdekjeprurëse duke dërguar vaksina që shpëtojnë jetë. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Mediat kineze akuzojnë SHBA: “Po përpiqen të vjedhin Tik Tok”
LEXO EDHE:  Ambasadori i BE-së apel shqiptarëve/ “Respektoni masat kundër Covid-19”

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  Putin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabiliteti në botë
LEXO EDHE:  Mazhoranca “përjashton” opozitën nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asocimit/ Pse hesht BE?

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  BE për turp? Pse heshtin krerët e BE-së për referendumin britanik?
LEXO EDHE:  Vendet e BE-së të alarmuar nga kriza e imigrantëve

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE