LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banka mashtron qytetaren, kredinë që e mori për 10 vite do e paguajë për 20

9 Qershor 2021, 19:00, Denoncim CNA
Banka mashtron qytetaren, kredinë që e mori për 10 vite do e

Lapsusi i bankës vë nën sekuestro shtëpinë e qytetares blerë më këtë kredi.

Një zonjë nga Bilishti ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga një bankë e nivelit të dytë.

Katerina Sholla tregon se mori në vitin 2008 një kredi prej 20 milion lekësh të vjetra me një afat 120 muaj, pra 10 vite. Pas 6 vitesh shlyerje të rregullt qytetarja ka vajtur në bankë për të pyetur për ndonjë ndryshim interesash, dhe me idenë që i kanë mbetur dhe 4 vite për t?u shlyer.

Në atë moment ajo vihet në dijeni nga banka se kredinë e ka me afat shlyerje prej 20 vitesh. Pasi kontrata e kredisë që ishte në bankë ishte për 20 vite, ndërkohë që kontrata që mbante qytetarja ishte për 10 vite. Të njëjtën kontratë si qytetarja kishin noteri dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Katerina ankohet se po të ishte për një kredi me afat 20 vjeçar nuk do e merrte kurrë, sepse për 20 vite i bie të shlyente 48 milion lekë.

Qytetarja tregon se ju drejtua Prokurorisën Korçë, e cila konstatoi se punonjësja ka bërë një gabim në hartimin e kontratës. Ajo pohon për Fiksin se çështja është dërguan në gjykatë por ende nuk është bërë asnjë seancë. Ajo ankohet në Fiks fare për një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi që prej njotimit të bankës për kohëzgjatjen e pagimit të kredisë ajo nuk i ka paguar më këstet. Për këtë arsye përmbarimi i bankës ka shkuar për ta nxjerr jashtë banesës ku jeton.

Qytetarja shkon në bankë, ku i thonë se duhet të paguante për 20 vite pasi kontrata që ajo ka është bërë një lapsus dhe zonja ka firmosur një plan pagese prej 20 vitesh.

Edhe pse debaton me punonjëset e bankës ku shprehetse ? Po ça faji kam unë të paguaj për gabimin e punonjëses, kjo për ekonominë time është shkatërruese? shpreeht Katerina. Ajo gjithashtu kërkon të dijë se pse dokumenta janë njësoj ky zonja duhet ta shlyej kredinë për një afat 10 vjeçar dhe vetëm në dokumentin që zotëron banka ndryshon kohezgjatja në 20 vite. Por edhe pse janë marrë në shqyrtim nga prokuroria, vendimi i saj nxjerrë punonjësen gabim, por që në përgundim Katerina Sholla duhet të paguajë për 20 vite.

Në këto kushte Fiks Fare iu drejtua bankës për këtë problem. Banka në përgjigjen e saj nuk pranon që të japë info, me justifikimin se nuk e lejon ligji për të dhënat personale pasi informacioni i kërkuar klasifikohet si sekret bankar.

Pra me kredinë që Katerina mori në bankë për të blerë shtëpinë, tashmë kjo pronë i është vënë nën sekuestro nga përmbarimi për llogari të bankës./ TCH

Lajmet e fundit nga