LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla tallet me Metën/ Shpresoj që mos t’i kenë kënduar këngën e “Hajredin Pashës

9 Qershor 2021, 12:00, Politikë CNA
Balla tallet me Metën/ Shpresoj që mos t’i kenë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla , gjatë fjalimit të tij në Kuvend është shprehur pro procesit të hetimor dhe pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

?Pas fjalës së zotit Murrizi nuk do të hyja në replikë për shumë nga ato që tha, të jeni të sigurtë që deputetët e grupit parlamentar të Ps e kanë mbështetur këtë Komision Hetimor.

Grupi parlametar është pro procesit hetimor dhe pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta?, tha Balla.

Ai tregon se Meta nuk përfaqson as unitetin e popullit dhe as të untitetit të opozitës. Gjithashtu Ball aka ironizuar Lulzim Bashën duke u shprehur se nuk i intereson aspak shkarkimi i Metës.

?I bashkohem Majkos se jam i keqardhur se Meta nuk u soll dot si president Republike edhe pse ne e kemi mbështetur Ilir Metën dhe u zgjodh president i Republikës për fat të keq.

Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe madje mendoj se pas 25 prillit nuk përfaqëson as unitetin e opozitës.

Halli i Lulit nuk është shkarkimi i Metës më mirë Ilir Meta president se sa Meta në PD. Mos i shkojë Lulit ndonjë tjetër kandidat për PD.?

Balla ka ironziuar edhe sjelljen e presidentit Meta, pasi organizoi aktivitetin kulturor në presidencë në ditën ku kuvendi pritet të marrë vendimin për shkarkimin e tij.

?Meqënse se Meta kishte ftuar Ansamblin e Dibrës për t?i bërë karshillëk Kuvendit si xhaja te koncerti i vitit 36 shpresoj që Ansambli i Dibrës mos ti ketë kënduar këngën e ?Hajredin Pashës?. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë presidenti i Republikës. Me atë raport që Komesioni Hetimor ka paraqitur duhet ta vlerësoj maksimalisht, me një raport shumë profesional duhet ta them me bindje se askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e presidentit sa Ilir Meta?, u shpreh Taulant Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga