LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Amerika do i çojë gjërat deri në fund”/ Paralajmërimi i fortë i Arian Çanit për Metën: Ja çfarë e pret

9 Qershor 2021, 14:39, Politikë CNA
“Amerika do i çojë gjërat deri në fund”/

Parlamenti shkarkoi ditën e sotme me shumicë votash ilir Metën nga posti i presidentit. Fjalën e fundit tashmë e ka Gjykata Kushtetuese, por për gazetarin Arian Çani kjo e fundit komandohet nga amerikanët.

Nga studio e MCN ai theksoi se SHBA do i çojë deri në fund të gjitha gjërat që ka nisur,  ndërsa ka paralajmëruar se pas shkarkimit Meta do shpallet non grata.

Ai theksoi se në listën e zezë do të jenë edhe disa ministra ose ish ministra, dhe sipas tij ne nuk e dimë qëllimin e vërtetë të superfuqisë botërore, që sipas tij duan të mbrojnë Ballkanin nga Rusët apo kanë ndonjë arsye tjetër.

?Nëse Berisha do ishte larguar në 2013-ën ai nuk do ishte shpallur non grata. Ilir Meta nuk është nga ata tipa që mund të tërhiqet. Nëse do tërhiqej mund të kishte një shans, por ai nuk mendoj se do tërhiqet. Mendoj se do vijë edhe fermani për të nga Amerika. Amerika ka vendosur ti çojë gjërat deri në fund. Me Berishën ka mbaruar tani e ka radhën Meta dhe thuhet që mund të ketë edhe disa ish-ministre ose ministra që do të shpallen non grata. Ramës po i hapet rruga e lirë për në 2029-ën. Do digjen njerëz në këtë vend. Jetojmë në një epokë ku ne nuk dimë qëllimin e superfuqisë, duan të mbrojnë Ballkanin nga Rusët apo kanë ndonjë arsye tjetër që nuk e dimë. Tani jemi futur në një epokë ku fjalën demokraci duhet ta harrojmë dhe jemi në situatën stabilitet dhe kush del kundër i pritet koka?, tha Çani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga