LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do hyjnë në Parlament?/ Bardhi: E vështirë të bashkëjetosh me Ballën në një sallë

9 Qershor 2021, 19:41, Politikë CNA
A do hyjnë në Parlament?/ Bardhi: E vështirë të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse opozita do të hyjë në Parlament.

Bardhi nuk preferoi të japë një përgjigje të prerë, por tha se shqiptarët i kanë ngarkuar PD-së një mision në 25 prill dhe pretendon se do ta çojnë me çdo mjet dhe formë përpara deri në fund.

Ai deklaroi në Syri Tv se aktualisht nuk ka ende një vendim për pjesëmarrjen ose jo në Kuvend.

?Ajo që ka ndodhur më 25 prill, nuk është vullneti i shumicës së shqiptarëve sepse vullneti i tyre i treguar me votë ishte që në Shqipëri të ndodhte ndryshimi real. Tashmë PD ka një mision që ua ka ngarkuar shqiptarët më 25 prill dhe që do të duhet ta çojnë me çdo mjet dhe formë përpara deri në fund. Që është vullneti i shqiptarëve për ndryshim, për një jetë më të mirë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, dhe që do të duhet të realizohet me çdo mjet dhe formë.

Nuk është ky momenti për të shpalosur të gjithë taktikën që do të ketë PD për të bërë të mundur një gjë të tillë, por e sigurt është që të gjithë vullnetin e shumicës së shqiptarëve për të bërë të mundur ndryshimin, do ta çojë deri në fund. Fundi është një realizim i vullnetit të shqiptarëve, nje qeveri që e zgjedhin shqiptarët, që nuk ndikohet nga paratë e krimit, as nga paratë e ministrave dhe ish ministrave të Ramës.

Në 2021 shqiptarët do të duhet të shprehnin vullmetin e tyre të lirë dhe të vendosnin ata se kush duhet të ishte qeveria që duhet ti drejtonte në katër vitet e ardhshme. Për fat të keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.

Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator.

E sigurtë është që ato mandate që ka PD  janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri?, u shpreh ai, ndërsa theksoi se nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar.

?Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit.

Është një vendimarrje që do të duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njëjtën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve?, nënvizoi Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga