Connect with Us

A do e çojë PS mandatin deri në fund/ Del sondazhi i parë, ja si mendojnë shqiptarët

Politikë

A do e çojë PS mandatin deri në fund/ Del sondazhi i parë, ja si mendojnë shqiptarët

Publikuar

-

A do e çojë PS mandatin deri në fund/ Del sondazhi i parë, ja si mendojnë shqiptarët

Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialsite do ta vijojë deri në fund mandatin e tretë qeverisës duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ngjashëm besojnë edhe 40.7% e votuesve të PD-së.

Kështu rezultoi nga sondazhi i kompanisë MRB për Euronews Albania, ku 70.7% e të pyeturve thanë se besojnë që PS “do ta përfundojë mandatin”, ndërsa 24.6 thanë se “nuk do ta përfundojë dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme” – 4.7% nuk u përgjigjën.

Nga analiza e detajuar ra në sy se nga ata që u përgjigjën se PS do ta çojë deri në fund mandatin e saj të tretë 96.7% ishin votues të PS-së dhe 40.7% votues të PD-së.

LEXO EDHE:  SPAK, si gomone skafistësh

Prej votuesve të PD-së, 53.1% besojnë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Për sa i përket grup-moshave, vlen të theksohet se grup-mosha 65-75 vjeç është ajo më e bindura se PS do ta mbyllë deri në fund mandatin e tretë (vetëm 19% thonë se do ketë zgjedhje të parakohshme).

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Emri i ri i Maqedonisë/ Shqiptarët kërkojnë të jenë pjesë e vendimarrjes

LEXO EDHE:  SPAK, si gomone skafistësh

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ballkani i hapur” në Shkup/ Rama: S’kemi pse presim BE kur liritë i realizojmë së bashku

Publikuar

-

Nga

Sot në Shkup po mbahet Forumi Ekonimik Rajonal, “Ballkani i hapur”, ku pjesë e panelit janë kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fajlimit të tij, kryeminsitri Rama ka theksuar rëndësinë e nismës rajonale si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm/ Tring dhe RTSH, blejnë Champions League

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

LEXO EDHE:  Lajm i bujshëm/ Tring dhe RTSH, blejnë Champions League

Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse ne arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët“, tha ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE