LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Peqin/ Zbardhen detajet

8 Qershor 2021, 07:11, Aktualitet CNA
Vrasja në Peqin/ Zbardhen detajet

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar mbi vrasjen e ndohur në Peqin. Mësohet se autori i vrasjes është një 40 vjeçar nga fshati Gjocaj në Peqin.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që konflikti mes autorit dhe viktimës ka ndodhur për motive të dobëta.

“Peqin

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur   në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga