Connect with Us

Vrasja e Kudret Saliaj/ Babë e bijë para Gjykatës me kokë ulur

Kronika

Vrasja e Kudret Saliaj/ Babë e bijë para Gjykatës me kokë ulur

Publikuar

-

Kanë dalë sot para togave të zeza Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj. Mexhit Picari ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës.

Babë e bijë akuzohen si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë, ndërsa do të njihen sot me masën e sigurisë.

Sipas ABC neës, Prokuroria do të kërkoje “arrest me burg” për akuzën e “vrasjes ne rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

LEXO EDHE:  Korrupsioni me rrugët/ Xhika,Toma e 9 ish-zyrtarët nesër në gjykatë

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Atentati në Tiranë, sot të arrestuarit në gjykatë

LEXO EDHE:  Atentati në Tiranë, sot të arrestuarit në gjykatë

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Atentati në Tiranë, sot të arrestuarit në gjykatë

LEXO EDHE:  Gjykata e liroi nga qelia/ Zbardhet mbrojtja e Henri Çilit në Gjykatë

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE