Connect with Us

Video- Lulzim Basha: Votoni Agron Shehajn

Politikë

Video- Lulzim Basha: Votoni Agron Shehajn

Publikuar

-

Të dielën në datën 13 qershor, pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, ku në garë janë 4 kandidatë, vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Por, ndërsa na ndajnë vetëm 4 ditë nga data e zgjedhjeve, ne po risjellim në vëmendje një deklaratë të bërë nga Lulzim Basha, për një nga kandidatët që garojnë për kreun e PD-së.

Në vitin 2017, Lulzim Basha e quante Agron Shehajn një model suksesi.

Në një dalje në emisionin “Opinion”, Basha deklaronte se “Është sipërmarrës, por Agron Shehaj është diçka tjetër. Agron Shehaj është modeli i suksesit. Më kujton veten time, por unë kam pasur profilin public me institucione ndërkombëtare, me tribunalin e Hagës, me OKB-në. Por, ky është një djalë që ka dalë nga Vlora, siç kam dalë unë nga Tirana në fillim të viteve ’90, me asnjë lek në xhep, ka shkuar ka mbaruar Financë-ekonomi në Itali dhe ka ndërtuar me shpatullat e veta biznesin e tij në Itali, në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Është ndër sipërmarrësit kryesorë në rajonin e Italisë, ka investime nga Roma në Londër. Ka 2 mijë vende pune në Tiranë, ka 200 vende pune në Vlorë dhe do ti bëjë 600.”.

Ndërsa më tej, ai deklaronte se i janë dashur gjashtë muaj për ta bindur Agron Shehajn të futet në politikë, dhe se ky i fundit vinte nga një familje me traditë patriotike.

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

Por ndërsa rikthejmë në vëmendje atë që vetë Lulzim Basha ka deklaruar, atëherë le të shkojnë dhe ta votojnë në 13 qershor.

Meqë e do edhe vetë Luli, Agron Shehaj le të marrë drejtimin e partisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Si nuk keni turp”/ Qytetarët i “tregojnë vendin” Metës: Vetëm për të vjedhur doni

Publikuar

-

Nga

Alarmi për situatën e zjarreve/ Meta “masakrohet” nga qytetarët: Ju vetë i keni paguar

Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, për vënien e zjarreve nën kontroll në vendin tonë. Meta i shpreh BE mirënjohjen për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira për vendin.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.
Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta, në një postim në rrjetet sociale.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë “shpërthyer” në akuza kundër klasës politike 30-vjeçare, duke mos kursyer as Ilir Metën.

Qytetarët shkruajnë se politika shqiptare vetëm e ka vjedhur këtë popull.

LEXO EDHE:  “Do ndërtohet kulla 15 kate”/ PD vijon të denoncojë grabitjen e pronës publike në Elbasan

“Një avion i tillë, sa nje vilë te Gjiri Lalzit kushton, por ju të politikës doni me vjedh lekë dhe me ble vila dhe jo avion për këto raste,.!”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  “Po përgatitemi për më të keqen”/ Rushaj: Kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Shko mor Like je ba si Eni Cobani ..përshëndes Ameriken, Kanadanë, Australinë .. talluni sa të mundeni”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Vetëm duke lypur mbetet gjithmonë. Si nuk iu vjen turp. Shtet me vite e keni degraduar Shqipërinë”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Amerika ka marrë në dorë SPAK-un”/ Ngjela paralajmëron ngjarje të mëdha në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngjela “zbërthen” lëvizjet/ këto janë dy pikat pse u shkarkua Meta

Avokati Spartak Ngjela ka folur për thirrjen e Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, e cila kërkoi lista të pastra në parlamentin e ri shqiptar.

Spartak Ngjela theksoi se ligji i dekriminalizimit nul lejon futjen ne parlament të personave që janë të shpallur non-grata në Amerikë, prandaj dhe Amerika kërkon që ish-Kryeministri Berisha të mos futet në Parlament.

“Duhet të jemi të qartë. Kur i ka ardhur ftesa nga Rama, Basha e ka refuzuar. Prandaj ka hyrë në lojë politika e madhe. Ky ka romanin ‘edhe i vetëm do luftoj’. Basha nuk është shprehur për aatë i kërkuan ata. Në jurisprudencën moderne heshtja është pohim. Deri tani ai është në pohim. Nuk besoj se do ketë kundërshtim nga Basha, sepse nuk e lejon ligji. Ligji pengon personin non-grata të hyjë në Parlament”, tha Ngjela, në një intervistë për Fax News.

Sipas avokatit, Amerika ka marrë në dorë SPAK-un, dhe tashmë kërkon të marrë në kontroll dhe parlamentin , gjë të cilën e vërteton deklarata e fundit të Yuri Kim.

“Politika amerikane nuk po i ndahet luftës për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Ambasadorja nuk është e para herë që flet kështu. Mund të jetë e 100-ta. Politika amerikane po këmbëngul për vendosjen e drejtësisë dhe goditjen e krimit shtetëror. Ana tjetër e medaljes është se ajo thotë një gjë të rëndësishme. Ajo i thotë të dy palëve, duhet të bëni pastrimet për ata që duhet të hyjnë në parlament. Ata që janë non-grata në Amerikë, duhet të mos lejohen të hyjnë në Parlament. Kërkon një bashkëpunim të tyre në Parlament, sepse një parlament bashkëpunues është i nevojshëm për vijimin e reformës në drejtësi, sepse do të ketë ligje të tjera. Mazhoranca socialiste nuk ka 2/3. Ajo i thotë bashkëpunoni se ne nuk heqim dorë. SPAK e drejton politika amerikane, ajo nuk diskutohet. Tani ajo thotë dua të drejtoj dhe parlamentin“, u shpreh Ngjela.

LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Jozefina Topalli “vrasëse” me pagesë

Avokati Ngjela ka përjashtuar kategorikistht mundësinë që politika amerikane të kontrollohet nga Kryeministri Rama. Ai shtoi se shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionimit të drejtësisë

“Nuk ka mundësi që politika amerikane të drejtohet nga Rama. Ata ja kanë thënë. Politika amerikane nuk urdhëron. Ja kanë sugjeruar dhe ajo doli e tha. Pak ditë më parë bëri presion të hapur diplomatik. Tha ose hajde me ne, ose ik me Saliun dhe hani bar. Ata Berishën në parlament nuk do ta pranojnë. Ambasadorja thotë respektoni ligjin. Hyni në Parlament me një bashkëpunim dhe të pastrohen ata që i kap ligji i dekriminalizimit. Shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionit të drejtësisë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela tregon “mesazhin” e Bashës/ Çfarë do të ndodhë me Berishën në shtator

Publikuar

-

Nga

Spartak Ngjela: Fatos Tushen e arrestuan sepse ka shenja për korrupsion

Avokati Spartak Ngjela është shprehur sot se përderisa në lojën politike është futur Amerika, Berisha nuk do të futet dot në Parlament në shtator.

Në një intervistë për Fax News, Ngjela ka komentuar edhe heshtjen e Bashës, për të cilën thotë se është një mesazh I qartë që tregon se ish-kryeministri nuk do jetë në parlamentin e ri.

Përderisa ka hyrë Amerika në lojë Berisha nuk mundet kurrsesi të futet në Parlament dhe heshtja e Bashës për këtë gjë tregon se ai është plotësisht dakort dhe nuk do kundërshtojë pasi nuk e lejon as ligji. Kjo qeveri është mediokre dhe e nuk ka politikë të tillë në botë që të ketë ministra apo deputetë që nuk njihen, as Mao Ce Duni nuk e ka bërë këtë gjë që ka qenë një ndër komunistët më të mëdhenj.

Shtatori mendohet te ketë ngjarje të rëndësishme politike dhe nëse KQZ ja jep mandatin Berishës që ai të mos endet gjyqeve kjo është e gjitha kundër ligjit“- u shpreh Ngjela.

LEXO EDHE:  “Basha po e mban PD të mbyllur”/ Kulluri: Ka nisur puna për t’i dhënë zgjidhje

LEXO EDHE:  Jemin Gjana si alternativë e Lulzim Bashës, nga fitorja në fitore

I pyetur nga gazetarja se cfarë mendon për bashkëpunimin me Amerikën dhe sa i vlen vendit tonë në reformat e fundit avokati u përgjgj duke thënë se është domosdoshmëri e demokracisë bashkëpunimi por duhet të jemi të sigurt që është në favor të shtetit tonë.

“Amerika ka dalë garant që do bëjë reformën, bashkëpunimi nënkuptohet dhe forcat që janë kunder brenda partisë demokratike që janë të pakta nuk e dimë sa ndikim do kenë që Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit. Qeveri mediokër, e mori mandatin sepse opinioni publik nuk pranon Berishën, as 2 mijë vota nuk i mori ai prandaj përfituan socialistët.
Në keto momente Shqipëria është në një pikë të nxehte në sajë të zhvillimit, nuk mund të ecësh nën anonimat “
-përfundoi avokati.

LEXO TE PLOTE