LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën/ Paloka: U mohua sakrifica e demokratëve

8 Qershor 2021, 14:11, Politikë CNA
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën/ Paloka: U mohua sakrifica e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh deputeti i zgjedhur i kësaj force poolitike Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi ditën e sotme ankimimet e bërë nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka deklaroi se mohimi i manipulimit të procesit zgjedhor do të thotë sipas tij mohim i së vërtetës dhe sakrificës së demokratëve.

?Te mohosh masakren, manipulimin e procesit te zgjedhjeve te 25 prillit , pavarsisht se nga cilat interesa, motive apo detyrime nisesh , jo vetem po mohon te verteten por je duke mohuar dhe gjithe mundin e sakrificat e demokrateve qe u perkushtuan me gjitheshka ne kete proces ! Me vetedije apo pa vetedije, sherbim me te mire nuk mund ti besh Rames ne kete moment. Cdo demokrat qe do ta pranonte nje gje te tille, do te tradhetonte veten dhe te gjithe ata qe shpresen per largimin e te keqes e kane tek PD!?, shkruan Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga