LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehaj kundër Bashës/ "Pranoj rezultatin e zgjedhjeve, gabuam rëndë në dy drejtime"

8 Qershor 2021, 16:18, Politikë CNA
Shehaj kundër Bashës/ "Pranoj rezultatin e zgjedhjeve, gabuam

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka dalë kunër Lulzim Bashës, sa i takon rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndryshe nga Basha që i ka cilësuar masakër zgjedhore, Shehaj tha se ka rënë dakord me rezultatin, ndërsa ka treguar edhe dy drejtimet ku gaboi opozita, e cila humbi për të tretën herë.

Sipas tij, Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore ishin dënimi më i madh që PD humbi.

?Ku kanë qenë gabimet? Në radhë të parë duhet të biem dakort me rezultatin. Rezultati është që, fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha problemeve që ka patur, shqiptarët nuk besuan se ne do të mund ta qeverisnim Shqipërinë më mirë se Edi Rama. Pse pati mungesë së besimit? Sepse mesa duket bëmë disa gabime në opozitë, por dhe gjatë fushatës elektorale.

Por unë do të përqëndrohesha kryesisht gjatë opozitës. Sigurisht vendimi për të dalë nga parlamenti, për t?i dhënë mundësinë Edi Ramës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ka ndikuar shumë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu mospjesmarrja në zgjedhjet lokale ka bërë që në kuti të mungonin me dhjetra mijëra vota të demokratëve. Janë të gjitha vendime që nuk kanë ndikuar për mirë në zgjedhjet e 25 Prillit?, tha Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga