Connect with Us

Raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Bota

Raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Publikuar

-

Raporti mbi sulmin ndaj Kapitolit: Dështim me sigurinë dhe informacionet e zbulimit

Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët të martën ku detajohen “një numër dështimesh lidhur me informacionet e zbulimit si dhe çështje të sigurisë” si përpara ashtu edhe gjatë sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit.

Gjashtë janari 2021 shënoi jo vetëm një sulm ndaj ndërtesës së Kapitolit, por dhe një sulm ndaj demokracisë“, thuhet në raport.

Subjektet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së godinës së Kapitolit si dhe të gjithëve atyre që ndodheshin atë ditë brenda saj, nuk ishin të përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë, pavarësisht se ishin në dijeni mbi mundësinë për dhunë që kishte nën shënjestër Kapitolin“.

Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Rregulloreve filluan hetimin e tyre dypalësh në muajin shkurt. Ata dëgjuan dëshmi nga krerët e Policisë së Kapitolit, agjencive të tjera të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes dhe atij të Sigurisë Kombëtare. Anëtarët e komisioneve thanë se ata kishin shqyrtuar gjithashtu me mijëra dokumente dhe se kishin marrë deklarata me shkrim nga 50 oficerë të Policisë së Kapitolit.

Një faktor kryesor kontribues në ngjarjet tragjike të 6 janarit ishte dështimi i komunitetit të zbulimit për të analizuar, vlerësuar dhe shpërndarë informacionin tek strukturat e zbatimin e ligjit në lidhje me potencialin për dhunë dhe kërcënimet që diheshin ndaj Kapitolit si dhe ligjvënësve të pranishëm atë ditë”, thuhej në raport.

Komisionet thanë se dështimet me informacionet e zbulimit përfshinin si mungesën e vlerësimit të kërcënimit që u lëshua nga Byroja Federale e Hetimit apo Departamenti i Sigurisë Kombëtare, “krahas thirrjeve në internet për dhunë ndaj Kapitolit”, ashtu edhe mungesën e ndarjes së informacionit me punonjësit e policisë, rreth kërcënimeve për dhunë nga ana e degëve të zbulimit të Policisë së Kapitolit.

Sulmi ndodhi ndërsa ligjvënësit brenda Kapitolit ishin mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump hynë me dhunë brenda perimetrit të sigurisë e më pas në ndërtesën e Kapitolit.

Anëtarët e Kongresit nxituan për të gjetur një vend të sigurt dhe iu rikthyen punës që kishin nisur vetëm pas disa orësh kur agjencitë e zbatimit të ligjit dhe Garda Kombëtare rifituan kontrollin mbi ndërtesën.

Sulmuesit e dhunshëm, në një përpjekje për të prishur punimet e një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit, hynë në ndërtesën e Kapitolit, kryen vandalizma, vodhën e dëmtuan zyrat. Ata sulmuan punonjësit e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan sigurinë dhe jetën e udhëheqësve të zgjedhur. Tragjikisht shtatë persona, mes tyre tre oficerë të zbatimit të ligjit, humbën jetën“, thuhet në raport.

Krahas dështimeve me informacionet e zbulimit, komisionet fajësuan gjithashtu të ngarkuarit me sigurinë e Kapitolit se nuk kishin kërkuar ndihmë nga Garda Kombëtare para 6 janarit dhe kur e bënë një gjë të tillë atë ditë, procesi ishte shoqëruar me të meta që sollën për pasojë mbërritjen e trupave të Gardës Kombëtare në godinë katër orë pasi protestuesit e parë kishin thyer perimetrin e sigurisë jashtë godinës.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Seitajt “lëkund”karrigen e Gjonajt/ Zbardhen të tjera abuzime në Ministrinë e Drejtësisë

Raporti rekomandon modernizimin e këtyre proceseve, së bashku me krijimin e një byroje të zbulimit brenda Policisë së Kapitolit. Në të bëhet thirrje drejtuar agjencive të zbulimit për të rishikuar mënyrën se si i trajtojnë postimet në mediat sociale të cilat flasin për kërcënime për dhunë.

Në raport bëhet thirrje gjithashtu për sigurimin e një numri të mjaftueshëm oficerësh e personeli tjetër brenda forcës së Policisë së Kapitolit si dhe për trajnime e pajisje të nevojshme.

Drejtuesit e Policisë së Kapitolit nuk zhvilluan një plan gjithëpërfshirës lidhur me sesionin e përbashkët që të detajonte ndër të tjera se ku do të vendoseshin oficerët e policisë“, thuhet në raport. “Ata gjithashtu dështuan t’u sigurojnë oficerë të vijës së frontit pajisjet e duhura mbrojtëse apo trajnim efektiv“.

Raporti shton se udhëheqësit nuk autorizuan njësitë e posaçme që trajtojnë rastet e trazirave të organizuara civile “që mund të kishin përdorur të gjitha municionet paralizuese duke u rritur aftësinë e punonjësve të policisë për t’i shtyrë e mbajtur nën kontroll protestuesit”.

Në një deklaratë të martën Policia e Kapitolit tha se drejtuesit e saj e dinin përpara 6 janarit se territori rreth Kapitolit do të ishin në qendër të një demonstrate të madhe, por informacionet e disponueshme nuk zbuluan se “demonstrata në shkallë të gjerë do të shndërohej një sulm në shkallë të gjerë ndaj ndërtesës së Kapitolit pasi nuk kishte informacion specifik të besueshëm zbulimi për një sulm të tillë”.

As Policia e Kapitolit, as FBI-ja, Shërbimi Amerikan i Zbulimit, Policia Metropolitane ose partnerët tanë të zbatimit të ligjit nuk e dinin se mijëra protestues po planifikonin të sulmonin Kapitolin“, tha agjencia. “Informacionet e zbulimit që diheshin thjesht nuk e mbështesnin këtë përfundim“.

Komisionet rekomanduan gjithashtu zbatimin e trajnimeve të përbashkëta në zonën e Uashingtonit për të përmirësuar koordinimin mes agjencive federale, organeve shtetërore dhe lokale në rast të kërcënimeve mbi sigurisë për të cilat kërkohet ndihmë urgjente./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekonomia amerikane tejkalon rritjen para pandemisë

Publikuar

-

Nga

Nxitur nga vaksinimet dhe ndihma qeveritare, ekonomia amerikane u rrit me një normë të qëndrueshme vjetore prej 6.5% tremujorin e fundit, shenja më e qartë deri tani se vendi ka arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme nga recesioni pandemik.

Raporti të enjten nga Departamenti i Tregtisë vlerëson se produkti i brendshëm bruto në vend – prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve – u rrit në tremujorin prill-qershor nga një normë vjetore e fuqishme prej 6.3% që ishte shënuar në tremujorin e parë të vitit.

Shifra tremujore ishte megjithatë më e ulët nga sa prisnin analistët. Por kjo erdhi kryesisht pasi problemet në zinxhirët e furnizimit ushtruan një zvarritje më të madhe nga sa ishte parashikuar në përpjekjet e kompanive për të plotësuar porositë e tyre. Ngadalësimi në riplotësimin e inventarit, në fakt ra 1,1 pikë përqindje nga rritja vjetore e tremujorit të kaluar.

Në kontrast, shpenzimet e konsumatorit – motori kryesor i ekonomisë amerikane – ishin të fuqishëm në tremujorin e fundit: ato u rritën me një normë vjetore prej 11.8%. Shpenzimet për mallra u rritën me një normë 11.6%, megjithëse shënuan ulje nga një rritje prej 27.4% në tremujorin e parë. Dhe shpenzimet për shërbime, nga restorantet deri tek biletat e linjave ajrore, u rritën me një normë prej 12%, nga një rritje prej 3.9% në periudhën janar-mars ndërsa vaksinimet inkurajuan më shumë amerikanë të blinin, të udhëtonin dhe të hanin jashtë.

LEXO EDHE:  “Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha sulmon ashpër Ramën

LEXO EDHE:  Gazetarët në protestë/ Rama i sulmon nga Kuvendi: Shkelës së të drejtave të njeriut, sot do të ishin të gjithë me borxhe

Për gjithë vitin 2021, ekonomia pritet të rritet me rreth 7%.

Kjo do të ishte rritja më e fuqishme vjetore që nga viti 1984. Dhe do të shënonte një kthesë të mprehtë nga tkurrja ekonomike e vitit të kaluar me 3.5% – më e keqja në 74 vjet – si rezultat i pandemisë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Punonjësit federalë përsëri me maska

Publikuar

-

Nga

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë pritet t’u thuhet të enjten se do të duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin.

“Ndërsa asnjë vendim nuk është finalizuar, them se vërtetimi i vaksinimit për punonjësit federalë është një mundësi që po shqyrtohet,” u tha gazetarëve Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Joe Biden do të flase të enjten për çështje që lidhen me koronavirusin.

Shenjat për mbajtjen e maskave filluan të shfaqen të enjten në ndërtesat federale, përfshirë sallën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar që edhe të vaksinuarit të vinin maska.

Maska gjithashtu po kërkohen në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres. Mjeku i Kapitolit ndërmori veprimin pas rekomandimit të së martës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që edhe ata që janë të vaksinuar duhet të mbajnë maska brenda ambienteve publike në zona me një transmetim të konsiderueshëm, ose të lartë të koronavirusit.

Kreu i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kundërshtoi, duke deklaruar se mandati i mjekut për maska “nuk është një vendim i bazuar në shkencë”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e pyetur të mërkurën nga një gazetar në lidhje me reagimin e zotit McCarthy, u përgjigj, “Ai është mashtrues”.

LEXO EDHE:  Sulm në kampin e refugjatëve/38 të vdekur

Partia Republikane ka qenë “e pabindur” të përqafojë shkencën për nevojën e maskave dhe vaksinave mes pandemisë së koronavirusit, u tha zonja Pelosi më vonë gazetarëve gjatë një konference në Kapitol.

LEXO EDHE:  Trajtimi me plazëm i pacientëve me Covid/ Tritan Shehu: Dhënia me PPP ka prishur unitetin e QSUT

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se administrata të enjten mund të njoftojë se personeli qeveritar do të duhet të tregojë prova se janë vaksinuar plotësisht për të shmangur testimin e rregullt ndaj koronavirusit.

Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, i cili ka rreth 1,400 objekte mjekësore në Shtetet e Bashkuara, të hënën u bë agjencia e parë federale që kërkoi vaksinime të detyruara për personelin e saj të kujdesit shëndetësor.

Departamenti tha se gati 150 punonjës të tij kishin vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi të mërkurën se të gjithë punonjësit e shtetit – një forcë që arrin në dhjetëra mijëra njerëz – duhet të vaksinohen deri në Ditën e Punës, më 6 shtator.

Rastet e reja në Shtetet e Bashkuara janë rritur katër herë gjatë muajit të fundit. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të infeksioneve në botë, me më shumë se 34.6 milionë raste të konfirmuara dhe 611,000 vdekje./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin kundër nismës së ‘mini-Shengenit’ ballkanik

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër nismës së përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë e njohur deri sot si mini-Shëngeni ballkanik. As ndryshimi i emrit në Ballkani i Hapur, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

Rozafa Kelmendi

Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“, tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit të vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Analistët me të cilët bisedoi të enjten Zëri i Amerikës, kanë qëndrime të ndryshme. Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike e cilëson të duhur qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme.

Arber Fetahu
“Mini -Shengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe i jep asaj përparësi dhe rolin e shteti kyç në Ballkan, në këtë mënyrë i hap shtigje të jetë një lloj lidereje e Ballkanit dhe për të mbivendosur veten mbi të tjerët, prandaj Kosova nuk ka arsye t’ia hap këtë rrugë Serbisë marr parasysh që ajo së pari nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe së dyti me anë të mjeteve të saj ekonomike dhe mundësisë së lëvizjes së mallrave kërkon që ta fuqizojë pozitën e saj edhe më shumë dhe të mbivendoset si lidere”, thotë ai.

Analisti Ilir Ibrahimi e cilëson të gabuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Po nëse nisemi nga fakti se Kosova është vendi më i izoluar në Evropë një qëndrim i tillë është i pakuptueshëm sepse këto nisma nuk janë nisma të Novi Sadit siç e quan qeveria por janë nisma që kanë ardhur nga dy qendrat më të fuqishme botërore pra nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe të dalësh kundër nismave të tilla atëherë duhesh të kesh alternativë”, thotë ai.

Zoti Fetahu thotë se as Kosova dhe as rajoni, nuk kanë nevojë për nisma që synojnë zëvendësimin e agjendës së integrimeve evropiane.

Ky model besojmë që ka një tendencë të replikimit të modelit të ish Jugosllavisë, ku një shtet është më i fortë se tjetri dhe gjithçka është brenda karakterit regjional, prandaj edhe për këtë arsye kjo nismë është mirë që nuk është përkrahur“, tha zoti Fetahu.

Në asnjë moment unë nuk i kam parë deklarimet të cilat kanë ardhur nga zyrtarët e Uashingtoni apo Brukselit se Kosova nuk do të jetë e barabartë në këtë tryezë mirëpo Kosova e bën vetën të pa barabartë nëse nuk merr pjesë në këto tryeza. Pra, ku është interesi i këtyre dy fuqive të mëdha, pra Ëashingtonit dhe Brukselit që të krijojnë edhe një Jugosllavi të re, kur dihet që këto dy qendra kryesore kanë shkuar deri te bombardimi i asaj Jugosllavie për të krijuar vende të pavarura siç është edhe Kosova“, thekson zoti Ibrahimi.

LEXO EDHE:  “Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha sulmon ashpër Ramën

LEXO EDHE:  “Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha sulmon ashpër Ramën

Zoti Fetahu thotë se nismat e tilla në këtë periudhë e dëmtojnë Kosovën edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu nuk ka nevojë të jetë pjesë e një lloj iniciative kur as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha të pranishme marr parasysh se edhe Mali i Zi nuk ka pranuar, Bosnja dhe Kosova po ashtu, kështu që edhe nisma e mini Shengenit ka qenë gjysmake ku tash është krijuar një lloj trio e shteteve. Besoj që këto janë arsye të shumta dhe të duhura pse pozicioni i Kosovës është mirë që nuk është pjesë e kësaj nisme dhe në këtë situatë është mirë që është refuzuar kategorikisht pjesëmarrja në këtë iniciativë rajonale“, thotë zoti Fetahu.

Por, analisti Ibrahimi thekson se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj pavarësisht vendeve tjera të rajonit.

” Në një nismë të tillë nuk duhet harruar që jemi dy shtete të cilat janë të një etnie pra është Kosova dhe Shqipëria. Nëse je pjesë e një iniciative të tillë dhe dy nga ato gjashtë votat do të ishin vota shqiptare, atëherë nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pjesë e kësaj, pra është e pakuptimtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të interesuar për integrime, ku të mund të futemi në integrime të tilla duhet të futemi sepse ne jemi të izoluar, qytetari i Kosovës nuk mund të bëj asnjë hap pa e pasur një vizë ndërkohë që të gjitha vendet që kemi përreth i kanë liberalizimin e vizave dhe janë në procesin e integrimeve ndërkohë që ne jemi duke shkuar në rrugën e kundërt, jemi duke u izoluar gjithnjë e më tepët. Kujt i intereson kjo për popullatën më të re në Evropë është shumë e pakuptimtë“, thotë zoti Ibrahimi.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin e sotëm në Shkup./VOA

LEXO TE PLOTE