LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në konferencë me Yanev/ ‘Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje’

8 Qershor 2021, 19:40, Politikë CNA
Rama në konferencë me Yanev/ ‘Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Stefan Yanev bëri thirrje për zgjidhje për konfliktin mes Bullgarisë dhe  Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se ku ka dëshirë ka zgjidhje, dhe me vullnet të mirë Maqedonia e Veriut e Bullgaria mund të tejkalojnë barrierat.

?Shqipëria është një vend model për trajtimin e pakicave. Pakica bullgare në Shqipëri është plotësisht e integruar dhe ndjehet në lirinë e saj për të kultivuar atë pjesë të trashëgimisë që duhet të shkojë nga brezi në brez?, tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se kjo është një çështje që i përket dy vendeve, ndërsa shtoi se tashmë Bullgaria sot duhet të nxitë Maqedoninë që të të dalë nga kjo pozitë.

?Besojmë që që kjo çështje duhet të zgjidhet midis udhëheqësve të dy vendeve, pasi nuk besoj që të tjerët mund të zëvendësojnë atë që të dyja palët supozohet të bëjnë. E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare me kuadër mjaft të qartë veprimtarie.

Por mendoj që Bullgaria si shtete anëtare e BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka i nevojitet për të kujtuar veten kur gjendej në të njëjtë pozitë dhe nga ana tjetër të nxitë Maqedoninë e Veriut për të dalë nga kjo pozitë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga