LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilir Levonja/ Vëllezërit Rama

8 Qershor 2021, 13:37, Opinione CNA
Nga Ilir Levonja/ Vëllezërit Rama

 E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Shehajt se nuk kemi një Edi Rama, por dy të tillë. Se njëri është ai në qeveri dhe tjetri në krye të opozitës. I ke rënë në kokë vëlla.

Ky i opozitës është më m.. se Edi Rama. Të paktën Edi Rama fiton. Vjedh nuk vjedh, fiton. Madje edhe Amerika i thotë, go on.

Në një farë mënyre populli rilindas e ka kokën lart. Me hajdutin pa hajdutin po ecin. Edhe pse mbrapsht, por po ecin.

Të ecësh nuk do të thotë të lëvizësh vetëm përpara. Kurse ky Edushi i opozitës, të hap barkun. Shkon në KAS, humbet. Edhe e di mirë këtë.

E di se vetë i pranoi ato palo reformat. Shkon në Kolegj, humbet. Nga ana tjetër, ka përhapur një ide se gjoja nuk futet në parlament për shkak se i vodhën zgjedhjet. Në fakt do futet dhe me një këmbë.

Të gjitha i ka lojëra për të plotësuar tipin autoritar të njëshit. Dhe po e bën shumë mirë. Po e bën me ndihmën e vëllait Rama.

Siç edhe ky e bëri me ndihmën e Sali Berishës. Po e bën me krahun fanatik. Sidomos të atyre që për gjoja 8 vite në opozitë e luftuan Ramën. Nuk e kanë bërë.

Sot janë fanatikët që të vrasin për Lulzim Bashën. Jo se janë të bindur se vërtetë zgjedhjet u vodhën. Ata që janë të bindur për këtë, vdesin në rrugë.

Jo se duan demokratizimin e PD-ës. Kanë hallin e tyre, emrit në listë. Janë pjesë e asaj bote me mendësi komuniste t’i dalim për zot shefit.

Nuk e dinë fare se çfarë është demokracia. Madje shpërndajnë mesazhe për mos hapje sallash për kandidatët rivalë. Shkojnë deri aty sa të nxjerrin nga fundi i sergjenëve materialet për denigrimin e kujtdo që del e shpallet kandidat.

Ndaj nuk është e rastësishme që sot dy janë frontet ku po ndeshet e djathta. Të vrasim gjithkënd që i del ballas Lulit dhe Sali Berishës.

Për këtë të fundit, edhe Amerikën. Edhe ai demokrati i orëve të para në provincë si Rrogozhina, akoma pa punë, pa mjete financiare, me një apartament një dhomë e guzhinë, me kujtimet e fabrikës së sapunit. Edhe ai është armik.

Megjithëse kur zuri fill demokracia, si ai, si Sali Berisha, nga një apartament dhomë e kuzhinë kishin. Sot për të dhjathtën nuk është Sali Berisha çështja…, për aq sa dha, ishte dhe bëri, ka meritë. Për çfarë ka bërë gabim, janë personale.

Pra i takon Berishës të mbroj Berishën, kurse demokratëve, demokracinë, ekonominë e tregut, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe me që jemi tek demokracia. Lulzim Basha do bënte mirë të jepte dorëheqjen.

Ka patur shance historike ta çonte vendin në zgjedhje të parakohëshme, por nuk e bëri.

Nuk e bëri për disa arsye…, i pa aftë apo pa aftësisë, të dyja bashkë , pjesë e klikës së lozhave me konspiracion aleancash,  aleancat me Edi Ramën për cikël rrotacioni pushteti, vendet e lëshuara rishtas për kryetarët e partive gjoja aleate por pa elektorat,  prodhoi një lider opozitar paralel si Ilir Meta, nuk merr as votën e së shoqes për shkak të një interesi vetjak, pasaporte të huaj etj.

Tani së fundi prodhoi dhe teorinë e zhurmës, ku paralel njeh dhe nuk zgjedhjet. Pohon për masakër, për vjedhje, por rrëzohet kudo. Në të gjitha ato institucione që ai vet i firmosi.

Ka tendenca të qarta të transformimit të moralit djathtist që jeta poltike është garë, si e tillë të duhet të hapësh krahun kur nuk fiton.

Pra transformimin e këtij morali nga djathtist në komunist, në kultin e individit. Flet për dhunën e Edi Ramës mbi vullnetin e zgjedhësve.

Ndërkohë prodhon vetë një dhunë tek zgjedhsit demokratë. Sot shumë psyresh thërrasin, o burra të vdesim për individin.

Pra, ke të drejtë ti o vëlla atje në Rrogozhinë, nuk kemi një Edi Rama, por dy. Por më zija është, se, ky i të dhjathtëve është vetëm humbës./CNA.al

07:11 Opinione

Mbi rolin e Soros

Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...

Lajmet e fundit nga