Connect with Us

Ndalimi i gazetarëve në Kuvend/ Meta i bën thirrje Qeverisë

Politikë

Ndalimi i gazetarëve në Kuvend/ Meta i bën thirrje Qeverisë

Publikuar

-

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Pas vendimit të Kuvendit për moslejimin e mediave në seancat plenare dhe në komisione, presidenti Meta ka reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar si një vendim antidemokratik.

Sipas Metës ky është një vendim i dënueshëm dhe një partiak dhe i bën thirrje Kuvendit dhe mazhorancës të ëtrhiqen menjëherë nga këto praktika që sipas tij po dëmtojnë seriozisht integrimin e Shqipërisë në BE.

“I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.

Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit. 🇦🇱”, shkruan Ilir Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Topalli sulmon Bashën/ Zbulon prapaskenat e thyerjes së bojkotit

LEXO EDHE:  Si e gjunjëzoi Meta Ramën/ Koka e Tahirit si kurban?

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Kadilli: Fryma është politike, raporti procedurë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Kadilli: Fryma është politike, raporti procedurë

Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kadilli shprehet se Raporti pohon deformimin e zgjedhjeve, përhapjen e shitblerjes së votës, presionin mbi amdinistratën, keqpërdorimin e mjeteve t ëpsuhtet  dhe ndryshimin pa mirëkutpim të kushtetutës dhe Kodit Zgjehdor.

Ai thekson se me kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fryma është politike, Raporti është proçedurë. Raporti i OSBE/ODHIR pohon edhe një herë deformimin e zgjedhjeve. Pohon përhapjen e gjërë të shitblerjes së votës. Pohon presionin mbi administratën. Pohon keqpërdorimin e mjeteve të pushtetit dhe avantazhe të tjera të padrejta të shfrytëzuara nga partia në pushtet. Pohon ndryshimin pa mirëkuptim të gjërë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Të gjitha këto pohime mund të thjeshtohen në një pohim të vetëm: Edi Rama nuk bën dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ka dëmtuar rëndë demokracinë, pasi ka dëmtuar zgjedhjet që janë themel i saj.

Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera.

Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm. Opozita ka detyrim edhe më të madh moral të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët. Opozita ka detyrim të jetë partner i besueshëm i qytetarëve dhe i çdo aktori të shoqërisë që kërkon konkurencë të ndershme politike, ekonomike. Ka detyrimin të jetë partner i besueshëm i çdo institucioni që lufton krimin dhe korrupsionin e çdo forme. Ka detyrim të jetë partner i besueshëm i faktorëve ndërkombëtar që garantojnë ekzistencën dhe demokracinë tonë.

PD duhet të krijojë momentin e një energjie dhe force të re qytetare që të përmbysë me votë masive pushtetin.  Kjo është politike. Deri atëhere raportet mbeten proçedurë“, shkruan Kadilli në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE