Connect with Us

Morën peng aeroportin e Rinasit/ Kontrollorët ajrorë ‘rebelë’ me drejtues të ri

Aktualitet

Morën peng aeroportin e Rinasit/ Kontrollorët ajrorë ‘rebelë’ me drejtues të ri

Publikuar

-

Ishin në arrest shtëpie/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për dy kontrollorët e Rinasit

Hantin Bonati  është emëruar në krye të kompanisë AlbControll.

Bonati, i cili ka mbajtur detyrën e zv.Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej vitit 2017, nga sot do të jetë në krye të kontrollorëve ajrorë të Rinasit.

Hantin Bonati do të zëvendësojë në këtë detyrë drejtorin Mina Kusta. Ky i fundit u emërua në fillim të vitit 2019 si drejtor i AlbControll, pas ikjes së ministres Belinda Balluku.

Kontrollorët e Rinasit u bënë objekt debate para zgjedhjeve parlamentare, pasi u rebeluan dhe morën peng aeroportin.

Ata ndalën punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë.

Kjo bëri që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Dokumentacion të parregullt/ Riatdhesohen 52 shtetas shqiptarë

Nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ky rebelim u cilësua si një grusht shteti me prapavijë politike.

Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  për shkak të pandemisë që pati sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën.

Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Grabitja e milionave në Rinas/Prokuroria mbyll hetimet, 6 policët në gjyq

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Dokumentacion të parregullt/ Riatdhesohen 52 shtetas shqiptarë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda kërkesë bankave/ Na jepni shifrën zyrtare që u grabit

LEXO EDHE:  Krimet e Rënda kërkesë bankave/ Na jepni shifrën zyrtare që u grabit

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE