Connect with Us

Ministri gjerman jep lajmin e mirë/ Negociatat do të hapen brenda këtij viti

Politikë

Ministri gjerman jep lajmin e mirë/ Negociatat do të hapen brenda këtij viti

Publikuar

-

Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, u zhvillua të martën në Berlin konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha të martën (08.06) në Berlin se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së. Ai i quajti përpjekjet që po bën aktualisht Portugalia si kryetare e radhës së BE-së për ta kaluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në planin dypalësh një “fundament i mirë  për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Maas: Jam optimist edhe pse po zgjat më shumë se ç’duam

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam”, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Western Balkans Summit Berlin 2021 Logo

Ministri i Jashtëm gjerman tha gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. Maas kishte drejtuar të martën paradite seancën virtuale të konferencës së ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, duke parapërgatitur kështu samitin e fundit të këtij formati, që do të zhvillohet në mënyrë virtuale, më 5 korrik nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në konferencë morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, si edhe përfaqësues të nismave të dala nga ky proces.

LEXO EDHE:  Sërish ankth në Gjermani/Çfarë gjen policia te stadiumi

Solidariteti i përjetuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme më parë kishte vlerësuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe synimin që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të jenë anëtare të BE-së. Që kjo perspektivë është më shumë se fjalë, e tregoi edhe një herë solidariteti që tregoi Bashkimi Evropian për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga pandemia në këto vende, tha Maas në Berlin.
Maas përmendi si shembull pakon e investimeve prej 12 miliardë eurosh për rindërtimin e ekonomive, që përgatiti Komisioni i BE-së, si edhe ndihmat me vaksina. Ai tha, se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për refoma  në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “në mënyrë që këto para që po vihen në dispozicion të jenë para të mirëinvestuara edhe nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian”.

Deutschland Westbalkan-Konferenz 2014 BerlinPamje nga Samiti i parë i Berlinit organizuar me iniciativën e kancelares, Merkel, gusht 2014

Vlerësim për Procesin e Berlinit

Maas përmendi gjithashtu edhe arritjet e Procesit të Berlinit, duke e cilësuar një “hap historik” marrëveshjen e planveprimit për krjimin e një tregu të përbashkët rajonal, që u arrit vitin e kaluar, në Samitin e Sofjes. Ai përmendi edhe heqjen e tarifave të roamingut të telefonisë, si diçka pozitive  si edhe shkëmbimet e të rinjve në kuadër  të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit të Rinisë, RYCO, por ai vuri në dukje se ka ende hapa për të bërë për të realizuar marrëveshjet e tjera të arritura, si lëvizja e lirë dhe njohja e ndërsjellë e diplomave profesionale.

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Synimi i tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Shumë nisma të marra në Procesin e Berlinit megjithatë nuk kanë arritur rezultatet e duhura, për shkak të çështjeve statusore ende të pazgjidhura mes shteteve në rajon./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vënë në funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministri Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ‘Opinion”, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna.  Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe.  (Shiko videon ketu).

LEXO EDHE:  Sërish ankth në Gjermani/Çfarë gjen policia te stadiumi

LEXO EDHE:  Virologu i njohur paralajmëron Gjermaninë

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin… Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s’ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp…

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë….”, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet.

Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

– dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

– dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

– dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

– dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

– dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

– dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

– dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

LEXO EDHE:  Sërish ankth në Gjermani/Çfarë gjen policia te stadiumi

LEXO EDHE:  Asnjë kusht i plotësuar/ Spaho: Negociatat nuk do të hapen

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatrrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator…..

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minut nga drejtimi opozitës…../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FBI po heton Berishën, pritet ekstradimi i tij/ Spartak Ngjela: Nëse Basha nuk shkëputet rrezikohet edhe ai

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka dalë në krah të ambasadores amerikaen Yuri Kim, pas takimit që diplomatja pati me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është për të qeshur se si po përgjigjen “fansat” e Saliut për atë që i tha pardje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Lulzim Bashës…

I ka kërcënuar së brendshmi presioni i hapur me emrin Yuri Kim: kjo kuptohet.

Janë të trembur nga lufta antikorrupsion vetë këta, që të tërë, por jo se po mbrojnë Saliun: prandaj, nga frika po sokëllijnë.

Kot e kanë. Frika e tyre do të jetë shoqëruese e kësaj kohe antikorrupsion. Dhe shqiptarët do ta shohin si komedi fundin e tyre.

Keni për ta parë”, shkruan Ngjela në një reagim të gjatë në rrjete sociale.

Sipas tij, ambasadorja nuk e kishte me Berishën, kur përmendi “ngrënien e barit”, por i dha mundësi shpëtimi Bashës.

Po pse, o njerëz, nuk e vini mendjen në arsye, dhe arsyen në logjikë, e logjikën në gjykim?

Ambasadorja Yuri Kim, nuk e kishte me Saliun, për atë që ajo i tha Bashës, kur i përmendi “ngrënien e barit”. Në këtë rast, ajo i dha rrugën e shpëtimit Bashës;

sepse, kuptohet që, për Saliun, ata kanë provat e tyre për veprimtarinë e tij antiamerikane, dhe këto i kanë shprehur.

Vendimi i departamentit të shtetit thotë se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe juve kjo, ju duket pak?

Po, nuk e dini ju, o njerëz, që, cënimi i sigurisë së Amerikës, është krim federal në Amerikë, dhe ky krim ndiqet dhe hetohet nga FBI?

Ai është një krim federal, kjo dihet. Kurse Saliu dhe mbrojtësit e tij, thonë se Berisha është “një proamerikan i madh”. Por, këtë e din vetëm FBI, dhe askush tjetër.

Po, ku e dini ju se ndërkohë në Uashington FBI nuk ka filluar një proces penal kundër Sali Berishës?!

Por, a e dini ju se, për një krim federal kundër Ameikës, Uashingtoni mund të kërkojë ekstradimin e të akuzuarit?

Por, gjithashtu, në funksion të kësaj, duhet theksuar se, Shqipëria sot e ka nxjerrë konventën amerikano-shqiptare si ligj për ekstradimin nga Shqipëria në Amerikë, të personave të kërkuar nga akuza amerikane. Dhe, prandaj, shiheni konventën me kujdes, që ta kuptoni rrezikun që po i kanoset Saliut.

Dhe pastaj, më tej: nuk iu bëri përshtypje fare kërkesa e ngutshme amerikane për ratifikimin sa më të shpejtë në Parlament të konventës së ekstradimit Shqipëri-SHBA?

Kërkesa me ngutje për konventën, kuptohet se do të sjellë operacion drastik antikrim në Shqipëri.

As kaq nuk kuptoni dot?!”, shkruan më tej Ngjela.

LEXO EDHE:  Dëbimi i mësuesve turq/ KE ultimatum Shqipërisë: Zbatoni konventat ndërkombëtare

LEXO EDHE:  Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Ndërsa ka zbërthyer deklaratën e ambasadores amrikane, Ngjela thotë se Rama dhe Soros-i nuk kanë dorë në këtë çështje, pasi për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI.

Brenda kësaj arsyeje, na duhet të pyesim:

Ku e dini ju, o njerëz, që nuk do ta kërkojë Uashingtoni diplomatik ekstradimin e Sali Berishës në Uashington, për të vijuar hetimi i tij me akuzë për veprimtari antiamerikane?

E pra, ajo që i tha ambasadorja Yuri Kim Lulzim Bashës, ishte një rrugë shpëtimi për Bashën, dhe jo goditje për Saliun.

Sepse…

Eshtë e kuptueshme: nëse Sali Berisha ekstradohet për një krim federal me akuzë antiamerikane, dhe, Basha nuk e ka shkëputur ndërkohë partinë prej tij, edhe Basha rrezikohet.

Këtë tha zonja Kim, kur i përmendi “ngrënien e barit” Bashës.

Po Basha, çdo të bëjë?

Po e ndjen veten të fortë në arsyen juridike, le të shkojë edhe ky nën akuzën amerikane si bashkëpunëtor i Sali Berishës…

Apo, mos ndoshta Basha po dëgjon Saliun që thotë se Departamentin e Shtetit në Uashington po e drejton Sorosi dhe Rama, kundër Sali Berishës?

Po ju, o njerëz, ende nuk e dini se, për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI?

Vërtet mund ta drejtojë Rama FBI-në amerikane! Na bëtë për të qeshur, me gjithë Saliun.

Kaq të leshtë jeni, o njerëz! Nuk e dini që, për krimin antiamerikan, edhe Presidentin amerikan, edhe Departamentin e Shtetit, i drejton FBI, me arsyen e vet juridike në hetimin antikrim?

Por, pse të zgjatemi më tej: nga ajo që shprehu ambasadorja Kim, me sarkazëm, duke evokuar marrëzinë kriminale të Enver Hoxhës, arrijmë në konkluzionin se:

Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh, dhe krimi shtetëror do të goditet rëndë.

Këtë i ka thënë pardje, hapur, ambasadorja e Yuri Kim Lulzim Bashës. Dhe Basha nuk po flet.

Atëherë: prisni dhe shikoni”, përfundon reagimin Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE