Connect with Us

“Lider lind, nuk bëhesh”/ Nikoll Lesi “ledhaton” Ramën, mesazhe të forta Bashës dhe Kryemadhit

Politikë

“Lider lind, nuk bëhesh”/ Nikoll Lesi “ledhaton” Ramën, mesazhe të forta Bashës dhe Kryemadhit

Publikuar

-

Gazeta e Nikoll Lesit, edhe pse më parë mbështeste opozitën, duket se kohët e fundit e ka “dredhur”, duke dalë hapur kundër kësaj të fundit, por edhe duke bërë “ledhatime” për kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse opozita pretendon se zgjedhjet ja vodhi Edi Rama, në një editorial të publikuar sot në Koha Jonë, shkruhet se opozita i humbi zgjedhjet.

Po ashtu ai shkruan se Rama kërkon të rrijë në pushtet deri në 2030.

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

M tej thuhet se “Opozita humbi dhe humbi keq, bile u copëtua pas 25 prillit. PD në vend të denonconte dhe kacafytej për voten sepse u bënë tre pale zgjedhje që ia përlan Edi Rama, ajo vendosi te futet në zgjedhje brenda vetes, pra se kush do jetë shefi i oborrit të PD-së. A thua se shqiptarët i ha meraku se kush do të fitojë brenda selisë blu!”

Por, gazeta e Nikoll Lesit i ka drejtuar mesazhe të forta, si kreut të PD, Lulzim Bashës, por edhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa shkruan se “Njerëzit donin shpresë dhe ndryshim, duan mirëqeverisje e jo thjesht ndryshim karrikesh. Por mbetet e çuditshme se si PD dhe disi LSI u treguan të pazonja për të fituar pushtetin, të zgërlaqura për të mbrojtur votën dhe të frikësuar për t’u përballur me Edi Ramën në shesh ditën e nesërme të datës 25 prill kur panë se si zgjedhjet, sipas tyre, u blenë dhe tjetërsuan.

Nëse ke përballë një regjim, siç bërtet Lulzim Basha, duhet të mos mendosh se mund të të ikë edhe koka duke dalë në sheshe në përleshje me krimin shtetorë. Flasim nëse je lider opozitar dhe popullor. Por lider lind e nuk bëhesh!”.

Sipas shkrimit në fjalë, “Hezitimi i PD dhe mërzitja e LSI deri në ekstrem, sa thua janë thyer gjymtyrët e rezistencës vetëm sa e bën regjimin më të blinduar dhe më të rrezikshem ndër vitet që vijnë.”

Gjithashtu ai hedh edhe idenë e një opozite të re, kur shkruan se “Basha dhe Kryemadhi, ndonëse nuk flasin për momentin me njeri tjetrin, kanë nevojë të sqarojnë mbështetësit e tyre dhe popullin opozitar se çdo bëhet me opoziten. Do kemi të njëjtën opozitë apo do jetë e përçarë në dysh? Apo ti kërkojmë popullit të nxjerri vetë nga gjiri dhe shpirti i revoltuar një OPOZITE TE RE!

Kjo opozitë së cilës ia vodhen dhe blenë votat, e cila rri dhe nxihet në diell, e meriton këtë turperim që u bëri Edi Rama.”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.

LEXO EDHE:  Rikthimi i vizave/ Ish-deputetja e LSI-së i bën thirrjen urgjente qeverisë

Opozita humbi dhe humbi keq, bile u copëtua pas 25 prillit. PD në vend të denonconte dhe kacafytej për voten sepse u bënë tre pale zgjedhje që ia përlan Edi Rama, ajo vendosi te futet në zgjedhje brenda vetes, pra se kush do jetë shefi i oborrit të PD-së. A thua se shqiptarët i ha meraku se kush do të fitojë brenda selisë blu!

Populli opozitar dhe pjesa gri don ndryshim politik, por jo ikën një Rama dhe vjen një Lulzim! Njerëzit donin shpresë dhe ndryshim, duan mirëqeverisje e jo thjesht ndryshim karrikesh. Por mbetet e çuditshme se si PD dhe disi LSI u treguan të pazonja për të fituar pushtetin, të zgërlaqura për të mbrojtur votën dhe të frikësuar për t’u përballur me Edi Ramën në shesh ditën e nesërme të datës 25 prill kur panë se si zgjedhjet, sipas tyre, u blenë dhe tjetërsuan.

Nëse ke përballë një regjim, siç bërtet Lulzim Basha, duhet të mos mendosh se mund të të ikë edhe koka duke dalë në sheshe në përleshje me krimin shtetorë. Flasim nëse je lider opozitar dhe popullor. Por lider lind e nuk bëhesh!

Lideri që don demokraci dhe lufton kundër pushtetit të krimit edhe mund të arrestohet, edhe mund të vritet, por asnjëherë nuk përulet e nuk dorëzohet kur lufton për kauza të drejta demokracie.

Hezitimi i PD dhe mërzitja e LSI deri në ekstrem, sa thua janë thyer gjymtyrët e rezistencës vetëm sa e bën regjimin më të blinduar dhe më të rrezikshem ndër vitet që vijnë.

Opozita ka gjysmen e popullit me vete dhe akoma nuk thërret popullin në sheshin e mejdanit për të vendosur demokracinë e dhunuar. Basha dhe Kryemadhi, ndonëse nuk flasin për momentin me njeri tjetrin, kanë nevojë të sqarojnë mbështetësit e tyre dhe popullin opozitar se çdo bëhet me opoziten. Do kemi të njëjtën opozitë apo do jetë e përçarë në dysh? Apo ti kërkojmë popullit të nxjerri vetë nga gjiri dhe shpirti i revoltuar një OPOZITE TE RE!

Kjo opozitë së cilës ia vodhen dhe blenë votat, e cila rri dhe nxihet në diell, e meriton këtë turperim që u bëri Edi Rama.

Opozita, për dreq, tani është e shkërmoqur. Lulzim Basha në vend që të luftojë Edi Ramën, po lufton kundër Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit. Ndërkohë presidenca ka heshtur e zhgënjyer ndaj ish-partisë së saj dhe veçanërisht ndaj Lulzim Bashës, i cili e la presidentin të vetëm në dy vite betejë.

Populli pyet veten: A është më mirë një opozitë tjetër?!

Nikoll Lesi zhgënjehet nga Meta/ Hidhet në “krahët” e Ramës

“Betejë për jetë a vdekje”/ Nikoll Lesi bën parashikimin e radhës, çfarë do të ndodhë në shtator  

Nuk ndalet Nikoll Lesi/ Bën parashikimin e radhës: Ja sa vite rri në pushtet Rama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë i DASH vizitë në Tiranë/ Ambasada amerikane zbardh takimet me Ramën e Bashën

LEXO EDHE:  Kryesimi i Presidencës së BE nga Gjermania/ Basha: Kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta!

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës për Thumanë-Kashar

LEXO EDHE:  “Rama me mua nuk ka shanse afrimi”/ Kryemadhi: Nuk luftoj për postin e kryeministrit

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE