LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve/ Mblidhet Kolegji Zgjedhor

8 Qershor 2021, 06:53, Politikë CNA
Kërkesa e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve/ Mblidhet

Përfaqësuesi i PD në KAS, Marash Logu ka lajmëruar se sot në orën 08:30, Kolegji Zgjedhor do të mbajë një mbledhje urgjente për të shqyrtuar kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve.

Sipas PD vendimet nuk janë marrë me një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

?Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore?, njofton Logu në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga