Connect with Us

Dosja Meta-Kryemadhi/ Bëmat e sheikëve përballë SPAK-ut

Politikë

Dosja Meta-Kryemadhi/ Bëmat e sheikëve përballë SPAK-ut

Publikuar

-

/

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, do të shënonin një kthesë në reformën në drejtësi, nëse kjo e fundit do të merrej me ta.

Jo se e kërkojmë ne, por janë bëmat e tyre që ulërasin përgjatë këtyre 30 viteve demokraci.

Mbarë opinioni publik pret që drejtësia të hedhë dritë mbi pasurinë e tyre, mënyrën si e kanë krijuar, vetëm me një pagë shtetëtore pa pasur as biznes dhe asgjë tjetër.

Apo se si i kanë shkolluar fëmijët jashtë shtetit, vetëm me një pagë shteti.

Presidenti Meta është shenjëstruar për shkeljet Kushtetutese, por ai dyshohet se është përfshirë edhe në korrupsion, duke përdorur si trampolinë politikën.

Institucioni më i ri i reformës në drejtësi, Struktura e Posaçme Antikorrupsionit, veçse duhej të kishte filluar nga hetimet mbi dyshimet për korrupsion nga Presidenti dhe për krijimin e pasurisë.

Asgjë tjetër mos t’ju kujtohet shqiptarëve, vila e Gjirit të Lalzit me 13 tualete, ku kishte një edhe për macen, nuk do të harrohet.

Pamjet e vilës dhe zonës përreth saj, të cilat bënë bujë në një emision televiziv u zhdukën nga qarkullimi dhe sot nuk gjenden përveçse tek tuk ndonjë foto, që ka shpëtuar rastësisht.

Vila e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Vila e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Nëse s’do të kishte asgjë për të të fshehur, video e vilës së Gjirit të Lalzit nuk do të zhdukej.

Të paktën të kishte një hetim, që të hidhte dritë mbi pasuritë marramendëse të çiftit Meta-Kryemadhi, për të vërtetuar nëse ishte një pasuri e vënë me djersë dhe me pagën shtetërore,apo me burime të dyshimta financiare.

Nëse kemi parasysh këtu të gjithë bëmat e çiftit në fjalë, për të gjithë akuzat publike që janë lishur me emrin e tyre, si me rastin e floririt të Krrabës, me rastin e bllokut të zi e të tjera, dosja për në SPAK do të ishte voluminoze.

Janë dy njerëz, që s’kanë ndonjë meritë tjetër në jetën e tyre, veçse janë marrë me politikë, që s’kanë bërë asgjë tjetër, ndërkohë që jetojnë në luks si sheikë.

Janë dy njerëz, të cilët janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe si  President.

“Zbërthehet” Kryemadhi/ Flet për marrëdhëniet intime me metën: Çfarë ndodh kur bën seks në makinë

Shqiptarët paguan luksin e çiftit

Qyetarët shqiptarë me taksat e tyre, kanë paguar luksin e çiftit Meta-Kryemadhi, pa pasur ndonjë meritë.

Falë taksave të qytetarëve, ata kanë sot një pasuri që nuk ia dinë fundin.

Qyetarët shqiptarë kanë paguar me taksat e tyre, një Kryeministër si Ilir Meta që sulmonte gratë në Kuvend

Ka edhe më tej. Qytetarët shqiptarë kanë paguar me taksat e tyre një zëvendëskryeministër që doli me zë dhe figurë me bllok në dorë duke folur për 7%.

Taksat e qytetarëve, dyshohet se kanë shkuar për Ilir Metën, për të cilin 21 janar 2011 u përgjak bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Taksat e qytetarëve shqiptarë, dyshohet se kanë shkuar edhe për të krijuar shpk e Ilir Metës, LSI që sot ka falimentuar.

Nuk kanë fund skandalet që lidhen me çiftin në fjalë.

Por, është SPAK,që duhet të merret me këto skandale. Është SPAK, prej të cilit qytetarët presin drejtësi.

Pasuria e sheikëve Meta-Kryemadhi

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi pas darkës Rama-Meta, të gjitha lëvizjet

Pasuria  kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklaruar në ILDKPKI arrin një vlerë prej miliona eurosh.

Prona, para në bankë, automjet me vlerë 30 mijë Euro, tokë me sipërfaqe 1200m2, kontratë për një apartament me sipërfaqe 317m2.

Janë këto të dhëna në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët asokohe llogarisnin edhe një kredi prej 175 mijë Euro të marrë në vitin 2010 për një blerje apartamenti.

Për çiftin Meta-Kryemadhi ka pasur një rritje të ndjeshme të pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve përfituar nga një kontratë me Agikons në vitin 2008, përcaktimin në natyrë të pjesës takuese për tokën që ajo posedonte.

Nga shitja e gjashtë apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marrë në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë Euro llogarinë bankare.

Viti 2017 përkon me kohën kur fëmijët e çiftit nisen me studime jashtë vendit dhe shihen tashmë llogari bankare në emër të tyre dhe llogaria në Euro konvertohet në Paund vetëm me të drejtë pagese për shkollimin e vajzës Bora dhe djalit Besar.

Deri në deklarimin e vitit 2018 sipas disa përllogaritjeve çifti Meta numëron edhe shtatë apartamente të pashitura nga kontrata e zonjës Kryemadhi dhe më shumë se 100 mijë Euro llogari bankare, ata kanë edhe një overdraft me vlerë 2 milionë lekë

Pra, si e ka shtuar pasurinë Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta ka nevojë për një hetim të mirëfilltë, duke iu referuar të paktën asaj çfarë ka deklaruar nga viti 2003 e deri më sot.

Një pasuri të tillë, rëndom e deklarojnë biznesmenët dhe jo dy njerëz të politikës, që kanë zbritur në Tiranë pa asnjë pasuri.

Ndaj një hetim i mirëfilltë nga SPAK do të sqaronte një herë mirë faktin se si është vënë pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, por edhe akuzat e tjera që lidhen me ta./CNA.al

Meta-Kryemadhi në panik/ Struken në pritje të vendimit të radhës nga DASH

“I shpërfytyruar, pis burrë, ik mbyllu në Lalëz”/ Si u degjenerua Meta për blerjen e votave

Meta–Kryemadhi mbyllin LSI-në

“Nuk dua të ngelem vetëm pas disa vitesh”/ Meta zbulon nëse do i japë votën Kryemadhit

Zhdukja e floririt, transaksionet miliona euro dhe patundshmëri të dyshimta/ Ilir Meta drejt fundosjes

Skandali në Presidencën private të Ilir Metës

Ndryshimi nuk vjen nga LSI/ A duhet SPAK t’i “tundë prangat” Monika Kryemadhit?

A do t’ia justifikojë dot Mona këtë fakt SPAK-ut?!

Dëshmia e Kryemadhit që e fundos në SPAK

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona

Kryemadhi në panik/ Çfarë e lidh atë me KÇK?

Kryetarja e LSI shënon “autogol”/ Ngushtohet “laku” për Metën dhe Kryemadhin?

Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta

Katër pyetje për Monika Kryemadhin, përpara hetimit nga SPAK

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Bylykbashi tregon si do të verifikohen firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah liderit  Sali Berisha, thotë se Kuvendi i 11 dhjetori do të quhet legjitim dhe do të ketë vlerë vetëm nëse do të ketë pjesëmarrjen e mbi 50% të delegatëve.

“Statuti është ligji dhe kushtetuta për ne. Kësaj radhe për here të parë është thirrur baza e partisë, dhe e gjitha kjo është politike por ka edhe element statusore. Për herë të parë vihet në funksion një mekanizëm që nuk është vënë më parë. Është 50% +1  delegatëve e 7646 delegatëve siç e ka anoncuar në kuvendin e fundit komisioni që ngre kuvendi vetë. Është ai që ka thënë se ky numër nuk ndryshon. Më pas, vendimet sipas rastit mund të merren me 50 plus 1 të atyre që janë present”, tha ai në një dalje televizive.

LEXO EDHE:  Meta komenton deklaratat e Luan Ramës/ Të punojnë për zgjedhjet, jo ti minojmë!

LEXO EDHE:  Emrat dhe dënimet jashtë vendit/ Një deputet dhe 6 këshilltarë nën hetim



I pyetur si do të verifikohen firmat, Bylykbashi është shprehur se procesi do të ketë transparencë maksimale.

“Verifikimi i parë është thirrja. Me pas verifikohet kuorumi e vetëm atëherë mund të ketë vendimmarrje. Vendimin për ta thirrur Kuvendin e merr ose Këshilli Kombëtar dhe Kryesisë. Ky komision do të verifikojë a është thirrur kuvendi? A janë 1/4 e anëtarëve? Për verifikim sasior pra si numër, a janë 1913 mos gaboj kërkesa me shkrim e më pas a janë delegatë këto apo jo? Ne e dimë që ka 4200 kërkesa mjaftojnë vetëm 1900 e pak që të quhet i thirrur Kuvendi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Këlliçi thirrje demokratëve t’i bashkohen në New Jersey

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, t’i bashkohen foltores së liderit historik Sali Berisha në Neë Jersey.

Në postimin e tij, Këlliçi njofton se takimi do zhvillohet në Marriott Hotel, nesër në orën 12 pm me orën lokale në USA.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Ftoj të gjithë miqtë, demokratet dhe demokratët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen foltores në Neë Jersey, Marriott Hotel, nesër në orën 12 pm me orën lokale në USA.

LEXO EDHE:  ILDKP kallezon penalisht ish-deputetin: Arben Ndoka fshehu 1.5 mln euro

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi pas darkës Rama-Meta, të gjitha lëvizjet



Gjithashtu foltoren do të kemi mundesinë ta ndjekim LIVE në orën 18:00 me orën lokale në Shqipëri ✌🏻

Adresa:

138 New Pehle Ave, Saddle Brook, NJ 07663

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enver Roshi kandidat për drejtor në ISHP/ Mjeku e rekomandon për SPAK, t’i hetohet pasuria

Publikuar

-

Nga

Specialist i Çështjeve Mjekësore, Roland Shuperka, ka ‘përgëzuar’ Ministrinë e Shëndetësisë, për kandidaturën e Enver Roshit për drejtor të ISHP.

Ish deputeti socialist e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa është ‘shpërblyer’ jo pak.

Vetëm përgjatë viteve 2015-2018 ka blerë Oblikacione thesari 308 milion lekë dhe një shtepi të katërt me vlerë 71.280 euro.

Ndërsa në korrik të vitit të kaluar pasi u infektua me Covid, Ministria e Shëndetësisë i akordoi 38 milion lekë për mjekimin në Turqi.



Shuperka, duke iu referuar dhe të dhënave të Spendigdata.al. sugjeron se Roshi duhet rekomanduar për SPAK dhe jo për drejtor.

“Urime Ministrisë së Shëndetësisë për kandidaturën Enver Roshit për Drejtor i Institutit të shëndetit Publik, i cili në periudhën, Tetor 2010 – Maj 2013 ka qenë drejtor i këtij institucioni. Rezultatet nuk kane munguar : Vetem gjate viteve 2015-2018, ka blere Oblikacione thesari 308 milion lek dhe një shtepi të katërt me vlerë 71.280 euro, përveç të tjerave sipas deklarimeve të zotit Roshi në ILKPD viti 2019. Për më tepër shif Linkun e mëposhtëm.

  https://spending.data.al/…/10771D191_Enver%20Roshi%20PF… Zyrtarit qe ka propozuar kete kandidature i sugjeroj se Z. Roshi ta rekomandoj per SPAK dhe jo per drejtor! Ministria e Shendetesise i akordoi 38 milion leke per mjekimin e Covid 19 ne Turqi, kur qytetaret e tjere u kuruan duke shitur shtepite dhe kursimet e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE