Connect with Us

Aksidentoi 33 vjeçarin/ Arrestohet inspektori i Policisë

Kronika

Aksidentoi 33 vjeçarin/ Arrestohet inspektori i Policisë

Publikuar

-

I dënuar me 5 vite burg/ Kush është i riu me dy emra që u prangos në Durrës
Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës-Kavajë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të policisë, i arrestuar në flagrancë, Inspektor P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“.
Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor P.P. u krye pasi më datë 06.06.2021, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga “Sulejman Pitarka”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar rëndë një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Plas sherri/ Dy vëllezër kërcënojnë prokuroren në Kavajë

LEXO EDHE:  Po hidhnin inerte në det që të ndërtonin një mol/ Arrestohen dy persona në Sarandë

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Aksidenti me dy të vdekur/ Zbardhen emrat e viktimave

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Aksidenti me dy të vdekur/ Zbardhen emrat e viktimave

 

LEXO TE PLOTE