Connect with Us

Vetë Franca përgjon miq dhe armiq, atëherë pse zemërohet Emmanuel Macron?

Blog

Vetë Franca përgjon miq dhe armiq, atëherë pse zemërohet Emmanuel Macron?

Publikuar

-

Nga John Keiger “The Spectator”

Zemërimi i shtirur në Berlin – por kryesisht në Paris – ndaj zbulimit të përdorimit të  shërbimeve sekrete daneze nga ana e SHBA-së për të mbajtur nën kontroll trafikun e komunikimeve përmes kabllove nëndetare, me synim përgjimin e udhëheqësve evropianë shkakton më shumë sesa vetëm një buzëqeshje ironike.

Aleatët i kanë spiunuar gjithmonë aleatët e tyre, dhe kjo për arsye legjitime. Por, pak prej tyre kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë sa francezët. Dhe si president i Francës dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura franceze, Emmanuel Macron është me siguri plotësisht i vetëdijshëm për këtë fakt.

Shërbimi sekret francez mbi inteligjencën e huaj, DGSE, drejton një program përgjimi të kabllove të komunikimit të shtrira në fundin e detit, duke spiunuar njëlloj si armiqtë po ashtu edhe miqtë, në mënyrë të ngjashme me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA),  ose britaniken GCHQ.

Programi i ushtrisë franceze, Emeraude, përgjon dhe deshifron komunikimet e koduara diplomatike dhe industriale të rivalëve por edhe miqtë të tyre në të gjithë botën. Franca në fakt është anëtare e rrjetit të dytë më të rëndësishëm të spiunazhit perëndimor të njohur si  “Nëntë Sytë”.

Partnerët e tij, përveç Pesë të Famshmëve janë Hollanda dhe Norvegjia dhe …Danimarka. Për dikë që ka një ndjeshmëri kaq të madhe ndaj historisë, Macron e di se Franca ka një histori të gjatë të përgjimit dhe dekodimit të komunikimeve diplomatike të miqve dhe aleatëve, apo të “ruajtjes së sigurisë” të ambasadave të tyre.

Dhe francezët kanë qenë të shkëlqyer në këtë punë, pjesërisht edhe si rezultat i matematikanëve të tyre të nivelit të lartë, të cilët kanë qenë në gjendje të thyejnë kode të sofistikuara diplomatike. Para Luftës së Parë Botërore, francezët përgjonin rregullisht komunikimet diplomatike të shumicës së fuqive evropiane.

Në vitet 1920, francezët dhe britanikët përgjonin dhe deshifronin rregullisht korrespondencën diplomatike të njëri-tjetrit. Në fund të viteve 1930, kur dukej se një luftë e re globale ishte afër, francezët (por edhe britanikët) dëshironin të dinin nëse mund të mbështeteshin tek SHBA-ja si një aleate në një luftë të mundshme kundër Gjermanisë.

Kjo gjë i motivoi ata të përgjonin vazhdimisht ambasadat amerikane në Paris, Londër dhe gjetkë. Duke filluar nga viti 1937, shërbimet sekrete franceze spiunuan aleaten e Francës, Belgjikën, për të zbuluar se si deklarata e saj e fundit e neutralitetit mund të ndikonte tek Franca në rastin e shpërthimit të luftës.

Të gjithë këta shembuj lënë të kuptohen arsyet se përse shtetet spiunojnë miqtë dhe aleatët e tyre. Ashtu siç natyra që e urren boshllëkun, edhe shtetet e urrejnë të kapurit në befasi. Ato synojnë që të shmangin një lëvizje befasuese nga armiqtë e tyre të mundshëm, por edhe aleatët e tyre, dhe këtë e bëjnë përmes përgjimit të të dyja palëve.

Fjalët e Lord Palmerston mbi real-politikën, e shpjegojnë më së miri këtë qasje:“Ne nuk kemi asnjë aleat por edhe asnjë armik të përhershëm. Vetëm interesat tona janë të përjetshme dhe të përhershme, dhe vetëm ato kemi detyrimin t’i ndjekim”.

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë si vija horizonti/ Altin Goxhaj: “Lëpihemi për një copë pesë”

Luftërat zhvillohen zakonisht si koalicione. Në kohëra paqeje,një shtet ndërton aleanca për çdo skenar lufte. Por a nuk është e ligjshme që një shtet të dëshirojë të dijë nëse aleati i vet, ose aleati i mundshëm, është i besueshëm dhe besnik?

A nuk duhet të synojnë ata të dinë nëse angazhimi i tyre politik për të rrëmbyer armët për të mbrojtur aleatin e sulmuar është i besueshëm, apo nëse forcat e tyre të armatosura dhe ekonomia janë në lartësinë e duhur të punës?

Pra, a nuk është një lojë e ndershme të dëshirosh të njohësh pikat e forta dhe të dobëta të aleatit tënd,përpara se të jetë tepër vonë? Strategu i madh i shekullit V Para Krishtit Sun Tzu na mësoi në librin i ti “Arti i luftës” të njohim veten para se të njohim armikun tonë. Por a nuk janë aleatët një zgjatim i vetvetes?

Sigurisht, ambasadat, atashetë e mbrojtjes dhe oficerët e ndërlidhjes ekzistojnë për të komunikuar me aleatët, dhe për të zbuluar natyrën e tyre të vërtetë. Por emisarë të tillë të nderuar nuk mund të gjejnë gjithnjë dobësi tek e vërteta të një aleati, ose të dinë shkallën nëtë cilën është objektiv informacioni që ata ndajnë.

Në vitin 1939, Çërçilli e pranoi se Franca kishte ushtrinë më të madhe në Evropë,ndaj Franca nënshkroi një pakt me Britaninë për të mos bërë një paqe të veçantë. Në aleanca, cilido qoftë qëllimi i përbashkët, shtetet individuale kanë ende interesa dhe afate të ndryshme kohore për arritjen e tyre.

Gjatë viteve 1950-1960, shërbimet holandeze të inteligjencës ishin më të zëna me spiunimin e anëtarëve të NATO-s sesa të shteteve të Traktatit të Varshavës, pikërisht për të vlerësuar besueshmërinë e tyre. Shërbimi gjerman i inteligjencës së jashtme, BND, spiunoi politikanët amerikanë të presidencës së Barak Obamës, i shqetësuar për angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s.

Si duhet të ndihet sot SHBA për mbështetjen e vazhdueshme të politikanëve gjermanë për “Nord Stream 2”? Këtu gjen justifikimin spiunimi i miqve dhe aleatëve. Pastaj është çështja e zbulimit të spiunazhit brenda një aleance. Rrjeti i spiunëve të Pesëshes së Kembrixhit i shkaktoi dëme të mëdha jo vetëm Britanisë së Madhe, por dhe interesave të SHBA-së dhe NATO-s.

A duhet të lejohen aleatët të monitorojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të gjurmojnë spiunët e huaj të mundshëm dhe të testojnë sistemet e tyre? Kjo do të duket se është një lojë e ndershme midis partnerëve të “Five Eyes”. Më mirë të të spiunojnë amerikanët sesa rusët apo kinezët.

Spiunimi midis miqve dhe aleatëve është diçka e zakonshme. Tronditja morale e udhëheqësve politikë evropianë është hipokrite, sidomos e Francës, njërës prej fuqive më të shquara të inteligjencës në botë dhe me një histori të gjatë të spiunimit të miqve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse samiti Bajden-Putin nuk ishte një humbje kohe

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel DePetris “The Spectator”

Takimi midis presidentit të SHBA-së Xho Bajden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës filloi me tone shumë të përzemërta. Një shtrëngim duarsh i shpejtë, buzëqeshje para kamerave, dhe disa shprehje diplomatike standarde.

“Unë do të doja të të falënderoja për iniciativën që morët për t’u takuar sot”- i tha Putini  Bajden që ishte i vëmendshëm.“Marrëdhëniet SHBA-Rusi, kanë grumbulluar shumë çështje që kërkojnë një takim në nivelin më të lartë dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv”- shtoi presidenti rus.

Fjalët e Putinit ishin jo pak të rëndësishme. Raportet SHBA-Rusi, janë ndoshta sot në pikën e tyre më të ulët që nga fillimi i viteve 1980, kur Uashingtoni dhe Moska po e shndërronin Evropën në një parking për raketat e tyre bërthamore me rreze të mesme.

Ndërsa asnjë temë nuk ishte në takimin e së mërkurës jashtë axhendës, 99 për qind e çështjeve dhe ankesave që shtruan Bajden dhe Putin në tryezë (sulmet kibernetike, sanksionet e perëndimit ndaj Kremlinit, mobilizimi i trupave pranë kufirit të Ukrainës, shtypja e disidencës anti-Kremlin në tokën ruse) mbetën të pazgjidhura.

Por kjo ishte gjithçka përveçse befasuese. Duke parë sfondin e takimit, zyrtarët amerikanë dhe rusë ishin të bindur në mënyrë të barabartë mbi atë që mund të arrihej në Gjenevë. Në fakt, e vetmja pikë mbi të cilën binin dakord delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë, ishte që trajektorja e përgjithshme e marrëdhënies dypalëshe, ishte e keqe dhe mund të përkeqësohej më tej.

 

Kjo është arsyeja pse u takuan Bajden dhe Putin,dy politikanë karriere, siç i pëlqen të shprehet Putinit. Synimi i diskutimit të djeshëm gjatë 4-5 orëve nuk ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Përkundrazi, ishte sigurimi që ankesat ndaj palës tjetër të transmetoheshin qartë, dhe të garantohej një zbutje minimale e tensioneve, për të parandaluar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve.

Për disa ligjvënës në Uashington, këto synime vështirë se ia vlenin një takim të nivelit të tillë. E pse t’i japim Putinit një vlerësim të tillë, të cilin ai e dëshiron me kaq shumë ngulm, pyetën ata? Natyrisht, përgjigja është se diplomacia nuk është një koncesion; por një pjesë jetike e punës së përditshme.

Ne nuk duhet të kemi kemi asnjë iluzion se marrëdhëniet SHBA-Rusi, apo marrëdhëniet Perëndim-Rusi më gjerësisht, do të ndryshojnë katërcipërisht tani që u takuan personalisht Bajden dhe Putin. Ka shumë pozicione të kundërt për shumë çështje, dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të lëkundet nga pozicioni i saj.

Sado e tmerrshme që mund të jetë sjellja e Putinit (dhe s’ka dyshim që sjellja e tij ka qenë vërtet e tmerrshme, siç e dëshmon rasti i Aleksei Navalnit, që është mbyllur në burg, pasi i mbijetoi një helmimi të urdhëruar nga Kremlini), nuk është se SHBA dhe aleatët e saj në Evropë kanë luksin që ta injorojnë atë.

LEXO EDHE:  Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

LEXO EDHE:  Azilantët shqiptarë nuk e ndalin ritmin/ Rriten 14% vetëm në shtator, kryesojnë Franca dhe Anglia

Perëndimi nuk ka asnjë shkop magjik që të mund ta tundë mbi Putinin, që ai të bëhet papritmas i aftë ta riorientojë politikën e jashtme ruse në një drejtim më konstruktiv. Ashtu siç zyrtarët amerikanë do të insistojnë që të flasin mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, edhe zyrtarët rusë do të këmbëngulin se kjo nuk është çështje e Amerikës.

Bajden nuk mund ta ushtrojë presion mbi Putinin për të ndryshuar botëkuptimin e tij,po aq sa Putin mund të flasë me ëmbël me Bajden për të ndryshuar të tijin. E megjithatë takimi i të mërkurës në Gjenevë, ishte ende i vlefshëm pasi u ofroi një shans të dy udhëheqësve të sqarojnë mosmarrëveshjet dhe të eksplorojnë fushat ku mund të bashkëpunojnë të dyja fuqitë.

Pa dyshim, këto fusha janë të pakta; dhe sigurisht që nuk do të përfshijnë axhendën e promovimit të demokracisë, të cilën Bajden dhe këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, e kanë vendosur në qendër të axhendës së tyre ndërkombëtare.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike normale dhe funksionale, është një nga këto fusha ku është rënë dakord,siç u shpreh edhe vete Putin përgjatë konferencës për shtyp ku njoftoi rikthimin e ambasadorëve të SHBA-së dhe Rusisë në postet e tyre në një të ardhme jo shumë të largët.

Por kjo është një arritje shumë e vogël, kur merren parasysh çështjet më të gjera në rrezik. Modernizimi i arsenalit bërthamor të SHBA-së dhe Rusisë në vitet e fundit, dhe fakti që kaq shumë marrëveshje të tjera në fushën e stabilitetit strategjik janë shkelur gjatë 2 viteve të fundit, po krijon një situatë shqetësuese që mund të përkeqësohet lehtësisht me shumë shpejtësi.

Për dy vende që zotërojnë gati 90 për qind  të inventarit të armëve bërthamore në botë, kjo situatë thjesht nuk është e qëndrueshme. Duke iu drejtuar mediave pas takimit, Putini tha se nuk kishte “asnjë armiqësi” midis tij dhe Bajden.

“Në të kundërt takimi ynë u zhvillua në një frymë konstruktive… Të dyja palët shprehën qëllimin e tyre për të kuptuar njëri-tjetrin, dhe për të kërkuar gjuhën e përbashkët”-tha ai. “Bisedimet ishin shumë konstruktive”- theksoi Putin. Fjalë rozë? Ndoshta. Por të paktën është një fillim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Takimi Bajden-Putin nuk do t’i zbusë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Jennifer Mathers “The Conversation”

Askush nuk pret ndonjë përparim të madh nga takimi i parë i presidentit amerikan Xho Bajden që nga marrja e detyrës me presidentin rus Vladimir Putin. Zyrtarët e lartë të të dyja palëve, kanë qenë të kujdesshëm për t’i mbajtur të ulëta pritshmërinë nga samiti i Gjenevës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata Bajden synon që ta përdorë samitin për të përcaktuar synimet dhe aftësitë e saj të politikës së jashtme, me synimin specifik përmirësimin e stabilitetit strategjik dhe forcimin e kontrollit të armëve bërthamore.

Edhe rusët kanë vendosur stabilitetin strategjik në axhendën e tyre, së bashku me pandeminë e Covid-19 dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Kjo sjellje e kujdesshme nga Uashingtoni dhe Moska, nuk përbën habi. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë qenë shumë të tendosura që nga viti 2014, kur SHBA-ja udhëhoqi një fushatë ndërkombëtare për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimenë nga Moska, dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

Moska e kundërshton vendosjen e sanksioneve, dhe është shumë dyshuese për mbështetjen që i jep Perëndimi figurave opozitare si Aleksei Navalni, që aktualisht po vuan një dënim me burg në Rusi. Deklarata e fundit i Bajden se Rusia po e trajton Navalnin “në mënyrë të padrejtë”, do të konsiderohet nga Putini si një provë e mëtejshme se Amerika po përpiqet të diktojë se si Rusia t’i trajtojë problemet e sajtë brendshme.

Uashingtoni e konsideron Rusinë si një ngatërrestare, që refuzon të veprojë sipas rregullave të diplomacisë, dhe që i përdor shërbimet e saj sekrete për të sabotuar SHBA-në dhe aleatët e saj, duke ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ose duke helmuar ish-agjentët rusë që sot jetojnë në Perëndim.

Por nëse nuk ka gjasa të ketë rezultate të dukshme, atëherë pse takohen dy liderët? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në domethënien simbolike të samitit për të dy palët. Për Bajden, takimi është një mundësi për të dërguar njëkohësisht sinjale tek disa audienca. Takimi me Putinin vjen pas pjesëmarrjes së tij në takime të nivelit të lartë përgjatë samitit të G7-ës (që e dëboi Rusinë pas aneksimit që ajo i bëri Krimesë) dhe të NATO-s,që riafirmojnë angazhimin e Amerikës ndaj multilateralizmit dhe aleatëve të saj transatlantikë.

Kjo është shumë e ndryshme nga qasja “Amerika e Para” dhe politika e jashtme kaotike e  administratës Trump. Bërja e një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë është e rëndësishme për administratën Bajden, por jo aq e rëndësishme sa të bërit biznes me partnerët e Amerikës.

Mbajtja e një samiti me Putinin kaq herët në fillim të presidencën e tij, nxit bërjen e krahasimeve midis qasjes së Bajden ndaj Rusisë dhe asaj të paraardhësit të tij. Donald Trump preferoi të takohej privatisht me Putinin, pa gazetarët amerikanë që mund të mbanin ndonjë shënim mbi diskutimet, dhe që për këtë arsye gjeneruan shumë spekulime rreth asaj mbi të cilën mund të kishte rënë dakord me kreun e Kremlinit.

LEXO EDHE:  EMRI/ Ekstradohet nga Franca vrasësi i dy personave
LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë si vija horizonti/ Altin Goxhaj: “Lëpihemi për një copë pesë”

Në dallim nga Barak Obama, Trump shfaqi ndërkohë një qëndrim gati lavdërues ndaj Putinit. Edhe pse Bajden është një president i ri, karriera e tij e gjatë në Senatin Amerikan, dhe 8 vitet e tij si zëvendëspresidenti Obamës, nënkuptojnë se ai është veteran i shumë takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Ai nuk ka gjasa që të thyejë protokollin apo të largohet nga skenari. Bajden do të ofrojë një rivendosje të re të raporteve me Rusinë, por në fund do të dështojë. As Putini nuk do të presë apo ofrojë ndonjë ndryshim dramatik në marrëdhëniet SHBA-Rusi.Gjithsesi edhe për të ky samit është i vlefshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, samiti është dëshmi e qartë se Rusia vazhdon të jetë e rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Putini i kushton një vlerë të madhe gjesteve të respektit ndaj Rusisë nga ana e udhëheqësve të vendeve të tjera, dhe sidomos nga SHBA-ja.

Një nga arsyet kryesore të popullaritetit të vazhdueshëm të Putinit midis shumë rusëve, është perceptimi se ai është autori i ringjalljes së prestigjit të Rusisë në arenën ndërkombëtare pas humbjes poshtëruese të pushtetit dhe statusit të Moskës gjatë viteve 1990.

Një takim kokë më kokë me presidentin amerikan, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës nga ky i fundit, është një miratim i nënkuptuar i qasjes së Putinit, se problemet vërtetë të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, nuk mund të zgjidhen nëse në tryezë mungon Rusia.

Kur të dy udhëheqësit biseduan në telefon menjëherë pas inaugurimit të Bajden në detyrë, Putini vuri në dukje se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global. Dhe kontrolli i armëve bërthamore, është çështje e mirë për t’ia filluar.

Të dy udhëheqësit mund të bazohen tek marrëveshja e tyre e arritur në janar për të zgjatur traktatin New Start, që e kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që mund të vendosë në gjendje lufte secili vend. Lufta kundër Covid-19 është një fushë tjetër e mundshme për bashkëpunim.

Edhe pse si SHBA-ja ashtu edhe Rusia e kanë pasur shumë të vështira ta kontrollojnë pandeminë, padurimi i Rusisë për të eksportuar vaksinën e saj Sputnik, mund të përputhet me qasjen e administratës Bajden mbi rëndësinë e pasjes së një qasje globale për të luftuar virusin.

Duke marrë parasysh listën e gjatë të çështjeve për të cilat nuk bien dakord Bajden dhe Putin, është ndoshta një qasje e mençur që të mbajmë pritshmëri të ulëta për samitin. Gjithsesi, ka zona ku të dy udhëheqësit kanë shumë të përbashkëta për të justifikuar një optimizëm shumë të kujdesshëm në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon Haga në Ballkan, dhe pse pati sukses Nurembergu me Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”

Më 8 qershor, një muaj përpara datës së përvjetorit të saj në korrik, Masakra e Srebrenicës është rikthyer në qendër të vëmendjes. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, ndërkohë që ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç,mori dënimin e shkallës së dytë me burgim të përjetshëm,i akuzuar si autor i asaj që ishte faqja më e errët dhe më tragjike në historinë evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte kjo që e tronditi thellë botën në atëkohë, dhe e bindi SHBA-në e administratës së Bill Klinton të ndërhynte drejtpërdrejt për t’i dhënë fund konfliktit në Bosnje Hercegovinë. Për ata që i kanë provuar ato ngjarje si dëshmitarë okularë, rezultati i procesit gjyqësor ishte i dukshëm,e megjithatë ai pritej me padurim me shpresën se do të shkëpuste marrëdhëniet me një të kaluar tragjike, tek e cila asnjë njeri normal nuk do të donte të rikthehej qoftë edhe pjesërisht.

Por ai vendim jo vetëm që nuk e ka mbyllur kapitullin e përgjegjësisë individuale për atë që ka ndodhur në luftë, por madje duket se i ka përkeqësuar ndarjet etniko-politike në zonë. Mjafton të kujtojmë udhëheqësin serb të Bosnjes, njëherazi anëtar të presidencës kolegjiale në Sarajevë, Milorad Dodik (që në kohën e ngjarjeve në Srebrenicë ishte kundërshtar politik i Radovan Karaxhiç), i cili deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, si dhe një dënimin kolektiv dhe paragjykues kundër popullit serb.

Në raste të tjera, deklarata të tilla do të kishin sjellë protesta të mëdha në sheshet e qyteteve. Por ato janë thjeshtë një tregues i trishtë i një vendi që është i bllokuar prej dekadash në paqartësinë e pasluftës. Një ndër arsyet e këtij operacioni gjyqësor jo të plotë (ta quash njëështim do të ishte e padrejtë duke qenë se disa rezultate janë parë) është roli i Gjykatës Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, struktura e diskutueshme dhe organizimi kontradiktor i punës që ka ndodhur në këto vjet

Ajo ka arritur shumë pak nga objektivat që bashkësia ndërkombëtare i vuri vetes. E themeluar në vitin 1993, në mesin e konfliktit boshnjak, kjo gjykatë supozohej të vepronte në radhë të parë si një parandaluese e përsëritjes së krimeve të luftës që kishin ndodhur tashmë në Bijelina, Brcko, Zvornik, Doboj etj.

Ndërkohë, Masakra e Srebrenicës ndodhi dy vjet më vonë, në vitin 1995, madje e shpallur

në mënyrë provokative dhe në dritën e diellit, ashtu si episodet e tjera që do të pasonin në fillim në Bosnjë dhe më pas në Kosovë, duke qenë akte kriminale kundër civilëve të paarmatosur, të kryera shpesh nga grupimet paraushtarake.

Sapo përfunduan konfliktet ballkanike, periudha e pasluftës përfaqësoi fiziologjikisht një kontekst që e shtoi volumin e punës së kësaj gjykate, teksa nënvizoi në të njëjtën kohë edhe dobësitë e saj kryesore. Që të gjitha këto të fundit kishin të bënin me aspektet gjyqësore, politike dhe institucionale, shpesh të lidhura bashkë në një formë osmotike.

LEXO EDHE:  Vala e dytë e pandemisë/ Si po përshtatet fasoni
LEXO EDHE:  Franca i mbyll derën negociatave me Shqipërinë

Kjo është më e dukshme kur krahasohet me Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, precedenti historik dhe referencë për të gjitha procedurat penale kundër krimeve të luftës.

Krahasuar me Nurembergun, që u ngrit pas disfatës së qartë të nazizmit, sfida kryesore e Hagës, është të veprojë në një kontekst boshnjak, ku fundi i armiqësive i shënuar nga Marrëveshjet e paqes së Dejtonit (nënshkruar vetëm 5 muaj pas Srebrenicës),nuk arritën të përcaktojë qartë një kornizë politiko-institucionale se kush ishin fituesit dhe kush humbësit.

Jo aq në nivelin ushtarak se sa në vlerat kushtetuese të shtetit të ri, që në fakt sanksionoi ndarjen mbi një bazë etniko-fetare, i përndjekur nga të njëjtat nacionalizma që kishin shkaktuar konfliktin.

Por delegimi i përcaktimit të një të vërtete historike të pasluftës, e ndarë jo në një nivel politik-institucional (një hap brutal, por i domosdoshëm në çdo periudhë të pasluftës) por në një rrugë gjyqësore ndërkombëtare, e cila gjykon më shumë sesa aktet kriminale idetë që i frymëzuan, ka çuar në politizimin e drejtësisë.

Për më tepër, leximi politik i ngjarjeve gjyqësore dhe efektet e tyre negative, janë edhe më shkatërruese nëse drejtësia shprehet me vite vonesë. Ndërsa Nurembergu pati sukses edhe sepse mbaroi punë brenda 1 viti, dënimi i Mlladiç vjen 26 vjet pas Masakrës së Srebrenicës.

Pra ai ka humbur shumë nga kuptimi i tij origjinal, duke krijuar boshllëqe të interpretueshme, të cilat mund të plotësohen nga aktorët politikë të momentit. Dhe kjo gjë çon në një vlerësim përfundimtar të një natyre institucionale. Nuk është rastësi që Haga dhe Nurembergu shoqërohen zakonisht në formë gjinore me dy emra të ndryshëm:i pari te “Gjykata”, i dyti “Gjyqi”.

Gjykata e Hagës është institucionalizuar në dekadat e fundit si një Organizatë Ndërkombëtare e pavarur, si për kostot e konsiderueshme të menaxhimit të saj, ashtu edhe për personelin e përhershëm administrativ që punon atje.

Ky proces i burokratizimit ka sjellë me vete dukurinë klasike të transpozimit të qëllimeve, me organizatën që është e interesuar të ndjekë, përveç objektivave për të cilat është themeluar, edhe masat për mirëqenien e saj.

Nga ky këndvështrim, gjyqet e Gjykatës së Hagës u krijuan dhe u menaxhuan si projekte reale të asistencës teknike, të cilat e justifikuan mbijetesën e tyre dhe zhvillimin organizativ. Me dëmin anësor që në këtë mënyrë kontribuon në ngarkimin e tepruar të procedurës gjyqësore, duke shumëzuar hapat e ndërmjetëm të nevojshëm për të arritur një dënim përfundimtar në procedurat e ndryshme.

Nga ana tjetër,Gjyqi i Nurembergut nuk shkoi përtej gjykimit të hierarkëve nazistë (dhe nuk u kthye në një gjykatë të përhershme). Ndoshta pikërisht këtu qëndron suksesi në rilindjen e shoqërisë gjermane të pasluftës./CNA.al

LEXO TE PLOTE