LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ Reagimi i heshtur i ambasadores Yuri Kim

7 Qershor 2021, 10:26, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ Reagimi i heshtur i ambasadores Yuri Kim

Komisioni hetimor ka mbyllur dosjen hetimore për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga presidenti Ilir Meta që do i dërgohet Kuvendit.

Raporti i është dërguar Kuvendit dhe me 9 Qershor, pritet ose jo miratimi nga deputetët.

Pas kësaj, çështja do t?i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse Presidenti do të shkarkohet nga detyra apo jo.

E pyetur rreth kësaj çështje, ambasadorja Yuri Kim është distancuar duke mos dashur të japë asnjë deklaratë.

?Sot dua të fokusohem tek drejtësia dhe koordinatorët e viktimave?, u shpreh ajo për gazetarët gjatë një takimi për drejtësinë në Pogradec.

Kujtojmë se më herët, presidenti Meta ka lëshuar deklarata kërcënuese ndaj ambasadores , ku deklaronte se Kim po përfshihej në punët e brendshme të vendit dhe sipas tij po mbështeste kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga