Connect with Us

Prek fëmijët që kanë kaluar Covid-19/ Sëmundja e re shqetëson mjeket

Shëndeti

Prek fëmijët që kanë kaluar Covid-19/ Sëmundja e re shqetëson mjeket

Publikuar

-

Ndërkohë që bota nuk ka shpëtuar ende nga koronavirusi, një sëmundje tjetër që lidhet direkt më të është shfaqur në mjaft vende të botës. Bëhet fjalë për MIS-C (Multisystem Inflammatory Syndrome). Ajo shfaqet kryesisht tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19 dhe mund të sjellë pasoja fatale nëse nuk trajtohet.

Por çfarë është MIS-C?

Sindroma Inflamatore Multisystem  duket se lidhet me koronavirusin. Shumica e fëmijëve që janë infektuar me COVID-19 zhvillojnë simptoma të lehta, por fatkeqësisht MIS-C prek disa organe dhe inde – të tilla si zemra, mushkëritë, enët e gjakut, veshkat, sistemi i tretjes, truri, lëkura ose sytë.

MIS-C është një  sindromë – një grup i shenjave dhe simptomave, jo një sëmundje  sepse nuk kemi shumë informacione në lidhje me këtë sindromë, duke përfshirë shkakun dhe faktorët e rrezikut, raporton abcnews.al

Identifikimi dhe studimi i fëmijëve që kanë MIS-C mund të ndihmojë në gjetjen e shkakut. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit po punojnë me mjekë dhe studiues në të gjithë vendin për të mësuar më shumë rreth  rrezikut për shkak të  MIS-C , duke shkëmbyer në këtë mënyrë të dhënat e domosdoshme për të gjetur një trajtim më efektiv për trajtimin e MIS-C .

Në disa raste të rralla, të rriturit zhvillojnë shenja dhe simptoma të ngjashme me MIS-C . Kjo sindromë e re dhe serioze, e quajtur Sindroma Inflamatore Multysistem (MIS-A), ndodh tek të rriturit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe shumica prej tyre as nuk ishin as në dijeni.

MIS-A ndodh disa javë pas infektimit me COVID-19. Nëse keni dyshime se kemi MIS-A , një test anti- COVID  mund në diagnostikojë nëse keni  MIS-A . MIS-C është e rrallë, dhe shumica e fëmijëve kurohen nëse marrin mjekimin e duhur. Por disa fëmijë  mund të kenë simptoma edhe më të rënda deri në atë pikë sa të rrezikohet jeta e tyre.

Por sigurisht që nevojiten më shumë studime rreth kësaj sindrome inflamatore, raporton abcnews.al

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e Sindromës Inflamatore Multisystem tek fëmijët ( MIS-C ) janë:

-Ethe që zgjasin 24 orë ose më gjatë

-Të vjella

-Diarre

-Dhimbje në stomak

-Skuqje e lëkurës

-Lodhje

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Frymëmarrje e shpejtë

-Sy të skuqur

-Skuqje ose ënjtje e buzëve dhe gjuhës

-Skuqje ose ënjtje të duarve ose këmbëve

-Dhimbje koke ose marrje mendsh

– Fryrje limfatike të zgjeruara

Shenjat paralajmëruese të MIS-C

-Dhimbje të forta në stomak

-Vështirësi në frymëmarrje

-Lëkura, buzët ose thonjtë kanë ngjyrë të zbehtë, gri ose blu – varet nga pigmenti i lëkurës

-Ndihesh i pafuqishëm

Kur duhet ti drejtoheni mjekut

Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga shenjat e renditura më sipër dhe është i sëmurë atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek dhe shkoni në spital. Nëse fëmija juaj nuk është i sëmure, por ka shenja ose simptoma të tjera të MIS-C , kontaktoni menjëherë mjekun e fëmijës tuaj për këshilla. Mjekët mund të kërkojnë të bëni  teste – të tilla si teste gjaku, ose grafi të mushkërive ose eko të barkut – për të kontrolluar zonat e inflamacionit dhe shenjat e tjera të MIS-C .

LEXO EDHE:  Dy punonjëse me Covid-19/ Mbyllet pediatria

Shkaqet

Shkaku i MIS-C nuk dihet ende, por mendohet se është reagimi i tepërt imunitar lidhur me COVID-19 . Shumë fëmijë me MIS-C kanë nivele të larta të antitrupave. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të infektuar me COVID-19 .

Faktorët e rrezikut

Në SHBA , fëmijët më ngjyrë dhe latinë janë më shumë të prekur  me MIS-C krahasuar me fëmijët e racave të tjera dhe grupeve etnike.Sigurisht janë të nevojshme studime të mëtejshme për të përcaktuar pse MIS-C prek më shumë këta  fëmijë sesa të tjerët.

Disa nga faktorët mund të jenë, për shembull,  mungesa e informacionit dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe rreziqet që lidhen me gjenetikën. Shumica e fëmijëve me MIS-C  janë nga mosha 3 dhe 12 vjeç, me një moshë mesatare 8 vjeç.Por janë konstatuar  disa raste edhe te fëmijët më të mëdhenj dhe tek foshnjat, raporton abcnews.al

Komplikimet

Shumë specialistë e konsiderojnë MIS-C si një ndërlikim të COVID-19 . Pa një diagnozë të hershme dhe trajtim të duhur, MIS-C mund të shkaktojë probleme të rënda në organet vitale, të tilla si zemra, mushkëritë ose veshkat. Në raste të rralla, MIS-C mund  të shkaktojë edhe vdekjen.

Parandalimi

Në SHBA, fëmijët e moshës mbi 12 vjeç do të vaksinohen me Pfizer-BioNTech.  Vaksina mund të parandalojë që ju ose fëmija juaj të infektoheni me  COVID-19 . Gjithashtu, nëse ju dhe fëmija juaj jeni vaksinuar plotësisht, atëherë mund ti riktheheni  aktiviteteve normale – përfshirë mos mbajtjen e maskës ose distancës shoqërore.

Nëse ju ose fëmija juaj nuk jeni të vaksinuar, mund të ndërmerrni shumë hapa të tjerë për të parandaluar infektimin me COVID-19 dhe përhapjen e tij tek të tjerët, raporton abcnews.al

Disa nga masat:

– Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Në pamundësi të një sapuni atëherë përdorni  dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool.

-Mos takoni njerëzit që janë të sëmurë, sidomos personat që kolliten, teshtijnë ose kanë shenja të tjera që tregojnë se mund të jenë të sëmurë.

-Ruani distancën. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë.

-Mbani maska ​​pëlhure në mjediset publike. Kur jeni në vende të mbyllura  ose jashtë, ku ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të COVID-19 , të tilla si në një ngjarje e mbushur me njerëz ose në një tubim të madh,  është e nevojshme mbajtja e maskave.

-Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës.

-Mbuloni gojën me bërryl kur teshtini ose kolliteni. Pasi në këtë mënyrë shmangim përhapjen e mikrobeve.

-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që prekni çdo ditë. Kjo përfshin; dorezën e derës, çelësat ,telekomandën, tavolinën, karriget, tastierën, rubinetin dhe tualetin. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Jemi larg imunitetit të tufës”/ Brataj: Nuk kemi bërë një studim të mirëfilltë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar të dhënat e publikuara nga akademia e shkencave në lidhje me imunitetin e tufës prej 73%.

I ftuar në emisionin “Log”, Brataj, tha se kjo shifër nuk duhet të merret shumë për bazë pasi studimi është bërë vetëm me një grup qytetarësh në zona urbane dhe persona nën 20 vjeç nuk janë bërë pjesë.

Si çdo fillim pandemie, sëmundje, tërmeti në hapat e parë njerëzit e kanë besimin tek institucionet, por me lodhjen dhe zgjatjen një gjë e tillë fillon të bijë dhe nga informacioni masiv i pavërtetë. Unë do të ndalohem tek studimi pasi ne në studim nuk kemi përfshirë moshën nën 20 vjeç, nuk kemi bërë një studim të mirëfilltë pasi kemi vetëm zona urbane, dhe besoj se shifra është më e lartë dhe nuk mund të themi se Shqipëria ka një shifër 73 % më të vogël”, ka thënë Brataj.

LEXO EDHE:  “Teston pak, e gënjen shumë”/ Erion Dasho leksion qeverisë për situatën e Covid-19: Ja çfarë bëjnë perëndimorët

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Bien në pus dy fëmijë, njëri nxirret i vdekur



Brataj thekson se studimi më shumë është i bazuar në të dhëna nga mjekët e familjes dhe jo rastësia. Sipas tij numri i pacientëve të shtruar duhet të jetë më i lartë se ai që është realisht.

Nuk kam bindjen dhe intuitën, jeni marrë me mjekun e familjes, grupmoshat janë të ndara dhe vitin e kaluar u nisa nga numrat dhe nuk ishte i saktë. Unë flas në rang kombëtar. Nëse unë sot kam 224 të shtruar në spital ne mund të nxjerrim dhe numrin e të infektuarve, unë duhet që të kemi 638 pacientë por pacientët mund të jenë në banesë, në privat mund të kenë dalë, unë bëj 110-120 vizita çdo ditë”, ka thënë mjeku./ CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë doza vaksine Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur 31,590 doza vaksine Pfizer.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë” shkruan ministrja.

LEXO EDHE:  Rriten shifrat në shtetin fqinj/ Konfirmohen 62 raste të reja

LEXO EDHE:  Dy punonjëse me Covid-19/ Mbyllet pediatria



Në Shqipëri po injektohen dozat nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavax./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Rritet numri i viktimave, ja sa raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki:

227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Prindërit nuk duan që fëmijët e tyre të përdoren politikisht

LEXO EDHE:  "Codid-19 prezent që në dhjetor 2019"/ Mjeku Osmenaj: Nuk le dëmtime

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        451

Të shëruar në 24 orë      533

Të shtruar në spitale       242

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4081

 

Testime totale              1,155,721

Raste pozitive               163,404

Raste të shëruara           148,117



Raste Aktive                   12,700

Humbje jete                     2,587

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5410

Shkodër          1351

Fier                  1197

Durrës             1185

Vlorë               742

Lezhë              599

Elbasan           627

Berat               500

Kukës              307

Korçë              306

Gjirokastër      259

Dibër                217../ CNA.al

LEXO TE PLOTE