LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje mes banorëve dhe policisë/ Degjeneron në dhunë protesta për burimin e Sinecit

7 Qershor 2021, 09:13, Aktualitet CNA
Përleshje mes banorëve dhe policisë/ Degjeneron në

Protesta e banorëve në fshatin Lumas të Kuçovës, ka degjeneruar në dhunë, ditën e sotme.

Banorët janë hedhur në protestë për të kundërshtuar marrjen e ujit nga burimi i Sinecit.

Sipas BW, policia është përleshur me banorët, ndërkohë që disa prej këtyre të fundit janë lënduar.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, duke u kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar

Kur kanë hasur në kundërshtimin e banorëvae, policia ka reaguar me shoqërimin e tyre forcërisht në Komisariatin e Policisë.

Por, nga Policia ende nuk ka asgjë zyrtare.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit./CNA.al

Lajmet e fundit nga