Connect with Us

PD, padi boshe në KAS/ Bie masakra zgjedhore, selia blu del blof

Politikë

PD, padi boshe në KAS/ Bie masakra zgjedhore, selia blu del blof

Publikuar

-

Zgjedhjet në PD/ Ja rezultati për Vaun e Dejës

PD i mbështeti pretendimet e veta në  kallëzime penale (në numër shumë të lartë), të paraqitura si “prova” në mbështetje të kërkesave ankimore shumë pak denoncime administrative, që kryesisht konsistonin në foto dhe referenca nga burime mediatike, referenca apo ekstrakte nga burime shtetërore ose publike, dhe në akte nënligjore të Këshillit të Ministrave, Ministrit të Shëndetësisë dhe KQZ-së.

PD i shoqëroi kërkesat ankimore me kërkesat për marrjen e informacioneve apo të dhënave statistikore nga institucione të ndryshme. Informacionet nuk ishin kërkuar më parë nga ankuesi në kuadër të së drejtës së tij për informim, apo të së drejtës për të kërkuar dhe marrë provat drejtpërdrejt.

Paditë boshe të PD dhe arsyetimi i KAS

Në rrethin e provave të pranuara për shqyrtim në KAS, ishin grup dokumentash fotokopje, përfshirë fotot bashkëllidhur me një pjese të kallëzimeve penale. KAS-i i pranoi këto prova për shqyrtim për shkak se ato ose ishin marrë nga burime publike, ose për shkak se nuk u kontestuan nga asnjera nga palët e përfshira në proces.

Subjekti ankues depozitoi si prova në mbështetje të pretendimeve lista me kallëzime penale, drejtuar Prokurorisë SPAK dhe Prokurorive pranë Gjykatave së Shkallës së Parë.

 Kallëzimet penale të depozituara si prova nuk provojnë në asnjë rast ekzistencën apo vërtetësinë e fakteve apo ngjarjeve të përshkruara në to.

 Ato provojnë vetëm faktin se PD për zonën zgjedhore përkatëse ka depozituar së paku kallëzimet penale të depozituara si “prova”.

Nga ana tjetër edhe numri i lartë i kallëzime nuk ka asnjë domethënie për KAS-in, sepse KAS-i nuk mund të dalë, në bazë të tij, as në konkluzionin se këto kallëzime janë shumë, as në konkluzionin se ato janë pak.

Në materialet kallëzuese të kallëzimeve penale që kanë për objekt kryerjen e punëve publike, theksohet se punimet kryhen kundrejt “premtimit për të votuar në grup Partinë Socialiste”, por nuk tregohen prova që të mbështesin këtë pretendim.

Një numër i lartë kallëzimesh penale, kanë për objekt blerjen e votës, dhënien e ndihmave, dhënien ose premtimin për dhënien e përfitime nga skemat shtetërore, presionin ose kanosjen.

 Në asnjërin prej këtyre kallëzimeve penale nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin përkatës, por i kërkohet organeve të prokurorisë që të hetojnë dhe të gjejnë provat.

Mungesa e provave e bën të pamundur për KAS-in thellimin në analizën e ngjarjeve të referuara. Nga totali i ngjarjeve të referuara në këto kallëzime, KAS-i mund të verifikohet me mjetet e veta vetëm prova kallëzime të cilat administroheshin nga KQZ.

Lista e kallëzimeve penale përbëhej edhe nga ato që kishin për objekt ndërtime pa leje. Në asnjërin prej këtyre kallëzimeve penale nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin se veprimtaria e kundërligjshme ka lidhje me zgjedhjet.

Dosjet përmbanin kallëzime penale me objekt dhënien e lejeve të legalizimit dhe të dëshmive për drejtimin e automjeteve. Në kallëzime pretendohet se dokumentat zyrtare janë dhënë kundrejt premtimit për të votuar Partinë Socialiste, por nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin.

Lëshimi i lejeve të legalizimit apo dëshmive të aftësimit për automjet nuk është veprimtari e ndaluar në periudhë fushatash

 Dosjet përmbanin gjithashtu kallëzime penale me objekt punësimin e kundraligjshëm në fushatë. Në kallëzime pretendohet se punësimet janë kryer kundrejt premtimit për të votuar Partinë Socialiste, por nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin.

Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura (pika 3 e nenit 91 të KZ).

LEXO EDHE:  “Nuk dua të shaj, por...”/ Korab Lita godet Bashën

PD përdor rrjetet sociale si prova

Subjekti ankues në disa qarqe kishte përfshirë në listën e provave edhe foto nga llogaria në Facebook e kandidatëve të PS.

 Dhënia e të mirave materiale për zgjedhësit me qëllimin për të votuar në një mënyrë të caktuar përbën korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënohet sipas nenit 328 të Kodit Penal, ndërkohë që dhënia e të mirave materiale nga deputeti në ushtrim të mandatit të tij jashtë periudhës së fushatës nuk ka asnjë domethënie as për zgjedhjet, as për organet e ndjekjes penale. Subjekti ankues nuk kish bërë kallëzim penal për këto raste.

Subjekti ankues ngriti pretendime kundrejt urdhërit nr.219, datë 19.04.2021 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si një “vendim që pengoi efektivisht 500 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi për të ushtruar të drejtën e votës”.

Vetë-izolimi i personave që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë është një masë që është marrë në mënyrë të përsëritur që nga koha e nisjes së pandemisë dhe ka qenë e lidhur me statistikat e sëmundshmërisë dhe pritshmëritë nga ngjarje të caktuara.

 Urdhëri nr.219, datë 19.04.2021 është kontestuar pa sukses në rrugë ligjore në gjykatën administrative të shkallës së parë Tianë dhe në gjykatën administrative të Apelit nga një subjekt tjetër zgjedhor. Subjekti ankues nuk ka shfrytëzuar mjetet ligjore për kontestimin e tij. Për këtë arsye, ligjëshmëria e urdhërit nuk mund të vihet në diskutim. Efektet e një urdhëri të ligjshëm nuk mund të formojnë shkelje. Pa shkelje nuk ka pavlefshmëri.

Një pretendim i veçantë ka lidhje me numrin anomalisht të lartë të votave të pavlefshme.

Ky numër nuk mund të konsiderohet anomalisht i lartë, sepse mungon baza krahasuese.

Subjekti ankues nuk paraqiti asnjë fakt që të provonte lidhjen shkakësore midis vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përmbajtjen e fletës së votimit dhe numrit të lartë të fletëve të pavlefshme. Deklarata e Komsionerit nuk e nxjerr këtë lidhje.

Subjekti ankues ka përfshirë në ankime një numër provash që bëjnë fjalë për individë të aluduar me rekorde të tmerrshme kriminale, të cilët janë të lidhur me interesa biznesi me shumicën qeverisëse dhe që janë përfshirë “si eksponentë që kontribuonin në këtë fushatë edhe për shkak të përfitimeve që kanë marrë nga PS”.

Faktet e referuara në provat e depozituara dhe në shtjellimin e kërkesës ankimore nuk krijojnë lidhje faktike dhe llogjike me shkelje të Kodit Zgjedhor dhe nuk provojnë kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Subjekti ankues pretendoi se materiali shpjegues me statistikat e kontrollit të kryqëzuar të të dhënave PEI dhe dëshmia e Nënkomisioneres Shtetërore të Zgjedhjeve provojnë se ka pasur parregullsi në administrimin e pajisjeve, të cilat kanë lidhje me regjistrimin  e një gjurme daktiloskopike për më shumë se një identitet zgjedhësi.

Mbi bazën e informacionit të përftuar nga materiali i servirur mund të ngrihen vetëm hipoteza për sjelljen e zgjedhësve të evidentuar por nuk mund të krijohet bindja për shkelje të provuara, aq më tepër për votim të dyfishtë.

Nga palët në proces u argumentua se materiali i servirur provon se administrimi i procesit nga operatorët ka qenë i parregullt. KAS-i çmon se ky pretendim nuk ka lidhje me pretendimin për votim të shumëfishtë për të cilin ishte kërkuar marrja e provës. Ky material dhe stadi aktual i hetimit administrativ të KQZ-së nuk e provon pretendimin për votim të shumëfishtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  “Babalja e denoncoi Agron Xhafën, por nuk u prit në Policinë e Vlorës”

LEXO EDHE:  “KAS kontrollohet nga PS”/ Bylykbashi: Masakra e 25 prillit e ngjashme me zgjedhjet e 2001

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Pse deputetët e PD nuk duhet të jenë të pranishëm në Kuvend, në seancën e betimit të Metës

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  “Papërgjegjshmëri!”/ Topalli thumbon partitë: Edhe sikur të mos marr asnjë votë, nuk mbledh njerëz

LEXO TE PLOTE