LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Murrizi/ “Pas 13 qershorit do ketë zhvillime, prisni gallata”

7 Qershor 2021, 19:38, Politikë CNA
Paralajmëron Murrizi/ “Pas 13 qershorit do ketë zhvillime,

Deputeti Myslim Murrizi është pyetur mbrëmjen e sotme nëse kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet akoma nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Murrizi tha se Basha nuk e ka vrarë ende politikisht ?babain?, ndërsa paralajmëroi në emisionin  “5 pyetje nga Babaramo” se pas zgjedhjeve të 13 qershorit në PD, do të ketë zhvillime.

?Unë nuk e shoh që e ka vrarë politikisht ?babain?, por do të ketë zhvillime, deri në datë 13 nuk? I shikon kandidatët? Janë katër, pesë të tjerë nuk i la. Mendojnë se po bëhen zgjedhje për kryetar grup-seksioni dhe të gjithë po mundohen të hyjnë në prehër të Berishës, kush e kush është fëmija që ka më qef Berisha. Pas 13-ës do të shohësh gallatë, pasi të mbyllet rezultati i kësaj gare sepse janë me këmbë në ujë.

Kanë nxjerrë dhe një teori tani, një teori staliniste, kush nuk është me Bashën është me Ramën. Po pse? Unë them kush është me Bashën është me Ramën, se më rehat se me Bashën nuk rri Rama në pushtet. Do të shohësh pas datës 13 se do ketë zhvillime dhe do të shikojmë sa do ta ruajnë??, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga