LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakistan: Të paktën 36 persona vdesin nga përplasja e dy trenave

7 Qershor 2021, 11:25, Kosova & Bota CNA
Pakistan: Të paktën 36 persona vdesin nga përplasja e dy trenave

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në zonën jugore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Gul Hassan, zyrtar për hekurudha në qytetin e Karaçit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se hetimet kanë nisur për të kuptuar se si ka ndodhur ky rast.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe dhjetëra prej tyre besohet se janë në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për pajisje speciale për të arritur te personat që kanë mbetur nën trena.

?Zona është larg dhe për ketë arsye jemi duke u përballur me vështirësi në procesin e shpëtimit?, ka thënë një zyrtar për hekurudha, duke thënë se të paktën gjashtë vagonë janë shkatërruar.

Kryeministri Imran Khan ka thënë se është i ?shokuar? nga aksidenti, dhe ka premtuar hetim të plotë.

Pakistani është përballur me një numër aksidentesh të tilla në vitet e fundit.

Qytetarët e këtij vendi udhëtojnë shumë shpesh me trena. REL

Lajmet e fundit nga