LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Nano: Rama dhe Kurti nuk kanë pushtet

7 Qershor 2021, 18:48, Politikë CNA
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Nano: Rama dhe Kurti nuk

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke marrë shkas nga thirrja e kryetarit të Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, për të pasur një raport më të fortë.

Nano tha se marrëdhëniet mes vendeve ndikohen nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët duken jo shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ai deklaroi në MCN Tv se Rama dhe Kurti janë njerëz me ndikim dhe jo pushtet, ndërsa paralajmëroi se marrëdhënia do të vijë duke u përmirësuar.

?Besoj se ndikon shumë antagonizmi i dy kryeministrave në marrëdhënien e dy vendeve , pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi ne i japim shumë ndikim kryeministrit. Për këta përveç fuqisë kanë një rol karizme të dy, si Rama ashtu edhe Kurti, dhe janë njerëz me ndikim, jo me pushtet. Besoj se marrëdhënia e tyre do vijë duke u përmirësuar, që të dy janë të kujdesshëm dhe të dy janë duke projektuar një marrëdhënie të mirë mes të dyve.

Ndërsa lidhur me përmbylljen e vizitës dy ditore të Ramës në Ankara i cili nuk bëri një rezyme të asaj çfarë u firmos apo u ra dakord, Nano e komentoi duke thënë se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës.

Unë kam folur për këtë gjë më shumë se një herë, kam një lloj shqetësim timin, unë bëj pjesë tek ata persona që mendoj se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës. Por kjo marrëdhënie më shqetëson pak. Kjo ka qenë një nga marrëzitë e medaljes me dy anë. Marrëdhënia me Turqinë na duhet, por duhet mbajtur në kontroll?, theksoi analisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga