LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koha do të jetë gjykatësi më i drejtë”/ Çfarë paralajmëron Tritan Kalo

7 Qershor 2021, 16:01, Lifestyle CNA
“Koha do të jetë gjykatësi më i drejtë”/

Mjeku Tritan Kalo ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se politizimi i pandemisë nuk ndihmoi në luftën ndaj COVID-19.

Ai thotë se politizimi shërbeu si një stërkëmbësh pengues përgjatë përpjekjeve titanike e të rrezikshme nga stafi mjekësor.

Për Kalon, koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e përpjekjeve të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.

?Kohë kovidiane?. 7.06.2021?.Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër?.Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t?u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i  Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të ?flamës mbarëbotërore?, Pandemisë së Covid-19?.

Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë ?armik të padukshëm?, por përkundrazi ato ishin ?një stërkëmbësh? pengues  përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor?.

KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona?.Together forever!!!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga