Connect with Us

Kadilli thumbon Bashën/ “Ne do i japim vlerë votës, njerzit nuk duhet ta shesin”

Politikë

Kadilli thumbon Bashën/ “Ne do i japim vlerë votës, njerzit nuk duhet ta shesin”

Publikuar

-

“Na firoi 30% e anëtarësisë”/ Kadilli i shqetësuar për tkurrjen e PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një intervistë të dhënë sot për VOA, foli ndër të tjera edhe për kundërshtarin e tij në garën e 13 qershorit, kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I pyetur se çfarë mendon për atë se çfarë Basha ka thënë  lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku përveçse i konsideroi masakër, lideri opozitar e ka konsideruar pranimin e kësaj qasjeje si një vijë ndarëse edhe mes demokratëve, Kadilli u shpreh se kundërshtari i tij ka që nga viti 2015 që përsërit të njëjtat gjëra.

“Zoti Basha ripërtyp të njejtin fjalim që nga viti 2015, kur për herë të parë PD nën drejtimin e tij pësoi humbje në zgjedhjet lokale. Zoti Basha nuk doli më dot nga kompleksi i humbësit, e vetëm sa ndërron epitetin apo cilësimin për zgjedhjet e radhës. Masakër?

Po mund ta quajmë dhe genocide, holokaust.. çfarëdo termi emocional mua nuk më ndryshon në atë që është problematika e zgjedhjeve, e cila është e njohur dhe e përsëritur dhe e tillë do të jetë.

Do vijnë duke u zvogëluar apo zmadhuar problematikat, kjo është çështje tjetër. E rëndësishme është të ndajmë përgjegjësitë tona si humbës, me përgjegjesitë e kundërshtarit si tjetërsues i vullneteve. Nëse ne kuptojmë që është tjetërsuar vullneti, duhet të jemi të qartë në një gjë, edhe për atë kemi përgjegjësi ne, edhe pse shqiptari ka shitur votën. Nuk bëhet fjalë për vjedhje në tavolinë, për vjedhje në komisione. Nuk do t’i fyeja kurrë demokratët komisionerë, numëruesë, vëzhguesë, me një akuzë të tillë.

Blerja e votës, që është problem më i madh, është një akt i paligjshëm, i pamoralshëm, por është i vullnetshëm. Nëse dikush e shiti shpresën e Lulzim Bashës me një thes me miell, apo me një shportë me ushqime, apo dhe me shumë euro, do të thotë që nuk ka shpresë te vota. Ne duhet t’i japim vlerë votës që njerëzit të mos e shesin votën.”, tha Kadilli. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Gazetari fshikullon Bashistë e “gjoja Berishistë”/ "Fajin" e ka Gaz Bardhi

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Gazetari fshikullon Bashistë e “gjoja Berishistë”/ “Fajin” e ka Gaz Bardhi

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një pallat-një votë”/ Arben Malaj tregon për çfarë do ta pyesë SPAK, Petro Koçin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në SPAK, pas disa qëndrimeve të tij publike, ku tha se krimi po merr tendera.

Nsë një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan “SPAK pritet ta pyesë Petron edhe për akuzen publike “Nje pallat – Nje votë.”

Më tej, Malaj risjell në vëmendje disa nga akzuat publike, që Petro Koçi kur ishte kryetar I PSV 91, I drejtonte Ramës.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rames si :

“Nje pallat – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te vertetojë se Petro nuk po i sherben askujt, por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”-shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i PS publikon historinë e trishtë të 10-vjeçares që shet misra/ Mesazhi për politikanët “pantallona-grisur”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj ka publikuar së fundi një histori të trishtë, për një 10-vjeçare, të cilën e ka takuar rastësisht në rrugë, duke shitur misra.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj, ndërsa “fshikullon” kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, të cilët sipas tij përdorën këngëtaren Dua Lipa, “te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur”, duhet të kujtohen për Saren 10 vjecare qe shet misra në ane të rrugës deri në 10 të natës.

Une e dua Dua Lipen, por me shume dua Saren qe shet misra ne ane te rruges. Ky postim eshte nje apel publik per Saren 10 vjecare qe shet misra ne ane te rruges deri ne 10 te nates dhe per Dua Lipen me te cilen qeveritaret lodhen te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur.”-shkruan Malaj.

Më tej, ai tregon edhe historinë e trishtë të 10-vjeçares, e cila duhet të punojë për të nxjerrë bukën e gojës, jo vetëm për vete, por edhe për prindërit dhe dy motrat më të vogla.

Malaj tregon se babai i Sarës është i sëmurë, dhe Sara e vogël punën duke shitur misra deri në 10 të natës.

Gjyshja e saj me sqaroj se Sara 10 vjece e kishte te jatin te semure dhe duhet ta nxirrte vete Buken e Gojes – bile jo vetem per vete por edhe per prinderit e saj dhe dy motrat me te vogla.

U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues i politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.”-shkruan ish-ministri.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për ata politikanë, që sipas tij dikur ishin me pantallona apo me fustanë të grisur, ndërsa shkruan se “Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek- prodhuese.

E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.

Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht shume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.”

Postimi i plotë i Malajt:

Une e dua Dua Lipen, por me shume dua Saren qe shet misra ne ane te rruges. Ky postim eshte nje apel publik per Saren 10 vjecare qe shet misra ne ane te rruges deri ne 10 te nates dhe per Dua Lipen me te cilen qeveritaret lodhen te shesin shkelqim vrastare te keq qeverise se tyre te babezitur.

Mbreme vone duke udhetuar per ne Vlore, pak metra larg rreth rrutullimit te Rrogozhines nje vajze e vogel si engjell, bashke me motrat 6 dhe 8 vjece luteshin te shisnin misra te pjekur.

Kurre nuk kam pare deri sot sy me te gezueshem se syte e Sares kur i premtova se do ti dhuroja disa libra.

Nuk u gezua kur i premtova rroba, kur i premtova se do ta ndihmoja perhere, syte dhe fytyra e Sares ndryshuan 100% vetem kur degjoi fjalen libra.

Gjyshja e saj me sqaroj se Sara 10 vjece e kishte te jatin te semure dhe duhet ta nxirrte vete Buken e Gojes – bile jo vetem per vete por edhe per prinderit e saj dhe dy motrat me te vogla.

LEXO EDHE:  ’25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë’/ Zbardhet takimi i Bashës me ambasadorët e BE

LEXO EDHE:  Skandali në listën e Bashës me kandidatët për Këshillin Kombëtar/ Zëdhënësja e Berishës braktis garën

U perballa jo per here te pare me kete realitet te mjerueshem migjenian, me varferine e Sares pikerisht kur isha “lodhur’ gjate gjithe rruges nga marketingu varferues i politikaneve tane per Dua Lipen, te cilen edhe une e vleresoj dhe respektoj.

Saren e vogel e kane pare ne ane te rruges shume politikane, e kane trembur shume eskorta fodullek- prodhuese.

E kane braktisur shume deputete fodull dhe te pa shpirt qe edhe pse mund ta kene nisur karrieren duke shitur misra, rrush apo dardha, edhe pse e kane nisur karrieren e tyre me pantallona apo fustane te grisura.

Pangopja me pushtet abuziv ka varferuar shpirterisht shume prej tyre dhe jo pak i ka kriminalizuar.

Para Sares me shpejtesi marramandese kalojne per dite disa qindra biznesmenë dhe femijet e tyre, makina super luksoze qe as syte nuk iu hedhin te varferve anes rrugeve qe shesin per mbijetese.

Te shpesojme qe qeveritaret tane te mos perdorin eskortat shoqeruese per Dua Lipen per te perzene e terrorizuar, per te hequr zvarre kedo qe shet per buken e gojes, per mire,-arsimimin e mbesave dhe nipeve dhe per ilacet e mbijeteses te tye vetem sepse ata jane realiteti I hidhur/pasqyra ku shikohet paster keq qevevisja.

Perpara Sares kalojne perdite biznesnan lokal e kombetare ppp dhe tenderafitues qe majmin te korruptuarit me parate qe varferojne me shume te varferit, jo vetem financiarisht

Dua Lipa mund te bej dy gjera fisnike 1. Te degjoj dhe respektoj perdite keshillen inspiruese te Nene Terezes, te modelit te saj qe inspiron dhe sot miliarda te varfer, pak artiste dhe shume pak politikane – kur keshillon se gjithe secili prej nesh nuk duhet te bej gjera te medha/mediatikisht vezullese dhe te zhurshme – por gjera te vogla me zemer te madhe

Nga marketingu vezullues fitojne vetem politikanet e deshtuar dhe te pa shpirtë.

Ndersa nga kohezioni dhe solidaritetit me te varferit shumefishohet sinergji pozitive qe nje popull te bej cdo dite gjera te vogla por me zemer te madhe.

Nga kjo energji dhe sinergji pozitive fiton Sara, fitojne “nenat dhe gjyshet” edhe te Dua Lipes qe keq trajtohen edhe barberisht nga keta politikane kur shesin per mbijetese.

Dua Lipa mund te pasurohet me mire shpirtetishr nqs I pershkon 400 km midis dy pikave ne veriore dhe jugore te Shqiperie modestisht, duke ndaluar edhe perara Sares/Sarave, duke ju dhuruar dashuri te sinqerte duke ju dhuruar libra, pse jo edhe nje fotografi.

Une e dua Dua Lipen dhe i jam mirenjohese per arritjet dhe per famen e saj.

Por une me shume dua Saren, motrat dhe gjyshen e saj qe sfidojne varferine e tyre dhe qe ndihmojne te zbulohet si drita e diellit pashpirtesine e atyre qe mbi lodhen, qe keq perdorin milionat e taksapaguesve te varfer shqiptare qe ta fshehin pashpirtesine dhe babezine e tyre edhe nepermjet keq perdorimit mediatik te fisnikerise se artisteve dhe sportisteve te talentuar shqiptare kudo ne bote.

Sic ndodh historikisht me lideret autotariane deri diktatorial ata I duan artistet e medhenj vetem sepse ju duhen.

Ju duhen per te fshehur pa shpirtesine e tyre varferuese edhe te mijra shqiptareve qe e kane braktisur Shqiperine dhe Kosoven, por qe sakrifikojne te vijne per te pare nje koncert baremiresie te Duas dhe cdo artisti tjeter shqiptare – per Sarat e Shqiperise dhe Kosoves.

Fund jave te mbare!!

Arbeni/CNA.al

LEXO TE PLOTE