Connect with Us

Evis Kushi tregon objektivin/ “Po synojmë hapjen e universiteteve”

Aktualitet

Evis Kushi tregon objektivin/ “Po synojmë hapjen e universiteteve”

Publikuar

-

Dalin notat e testit të matematikës/ Kushi: Ulëm kufirin minimal të kalueshmërisë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka treguar detaje mbi takimet e zhvilluara sot në Hungari, të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Kushi bën të ditur se takimet kanë si objektiv hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze europiane, me programe e projekte të përbashkëta që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane edhe në Shqipëri.

Një nga objektivat më madhorë për mandatin e ri qeverisës, ashtu sikurse në strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026, është rritja e cilësisë së arsimit dhe hapja e dyerve të universiteteve tona për auniversitetet prestigjoze europiane, në mënyrë që studentët tanë të kenë dimploma që njihen edhe në vendet europiane. Ne jemi duke zhvilluar takime dhe vizita në vende të ndryshme të Europës, për ta objektivizuar sa më shpejt këtë objektiv tonin”, u shpreh ajo gjatë një videoje live në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosje me thikë dhe kultivim kanabisi/ Arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, në Malësi të Madhe.

Mësohet se është arrestuar një 57-vjeçar me iniciale P.M., pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç.

Malësi e Madhe, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Voltana Ademi takime me të moshuarit dhe artizanët në Shkodër

LEXO EDHE:  Kryetari i LDE Arian Galdini takohet ne Prishtine me Ramush Haradinaj.

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Situata në Partinë Demokratike nuk duket të jetë e qetë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në PD e Durrësit vazhdon hemorragjia e largimit të antarëve brenda saj që nga dita kur u shpallën antarët e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që një pjesë e tyre janë larguar në heshtje nuk kanë munguar ata që kanë reaguar duke akuzuar hapur Fred Xhaferrajn si zbatuesin e urdhrave të Bashës.

Po gjërat në PD e Durrësit po rrëshkasin keq saqë me ikjen e Bashës për pushime Xhaferraj nuk ka mundësi udhëzimi.

LEXO EDHE:  Harxhi zbulon bisedën/ Çfarë i thanë socialistët para zgjedhjeve, debati me Bashën

LEXO EDHE:  Deromemaj: Do të ketë garanci për të gjitha fshatrat pas 21 qershorit

Një nga kryetarët e larguar është shprehur se Xhaferraj për të zbatuar urdhërin e Bashës ka gjetur një mënyrë interesante. Ai ka marrë urdhër të largoj nga ëhatsappi  të gjithë ata që reagojnë,  po Fredi këtë nuk e bën vetë po mercenar.

Në PD gjithsesi ka plasur gallata me pyetjen epike: Të ka heq Fredi nga ëhatsappi apo nuk e ke sharë Bashën? Tani po nuk qe në whatsappin e Fredit je i përjashtuar nga PD!/bulevardi.com

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Lejoni gjykimin e Mediut”/ Kërkesa e SPAK për “Gërdecin”, çfarë pritet të ndodhë nesër?

Publikuar

-

Nga

“Lejoni gjykimin e Mediut”/ Kërkesa e SPAK për “Gërdecin”, çfarë pritet të ndodhë nesër?

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008 i kanë kërkuar gjykatës pranimin e kësaj kërkese.

Në muajin Shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dhënë dritën jeshile.

Gjykimi do të bëhet nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Por, prindërit e të miturit Erison Durdaj, nuk kanë qëndruar pasive. Ata kanë parashtruar një memo para gjykatës duke i kujtuar asaj që:

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Nano: Rama dhe Kurti nuk kanë pushtet

– ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

LEXO EDHE:  Harxhi zbulon bisedën/ Çfarë i thanë socialistët para zgjedhjeve, debati me Bashën

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese./respublica

LEXO TE PLOTE