Connect with Us

Turqia zotohet të pastrojë mukozën e Detit Marmara

Bota

Turqia zotohet të pastrojë mukozën e Detit Marmara

Publikuar

-

Turqia zotohet të pastrojë mukozën e Detit Marmara

Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukozën detare” që po kërcënon Detin Marmara. Ai foli për një plan për menaxhimin e emergjencës që do të garantojë të ardhmen.

Një shtresë e trashë materieje organike, e njohur si mukoza detare, është përhapur në ujërat në jug të Stambollit, duke kërcënuar jetën nënujore dhe industrinë e peshkimit.

Gjire, brigje dhe masa të tëra ujore më në thellësi janë mbuluar nga shtresa në ngjyrë gri, një pjesë e së cilës zhytet nën ujë nga dallgët, duke shkatërruar gjallesat në tabanin e detit.

“Shpresojmë që së bashku të mbrojmë Detin Marmara përmes kornizës së planit për emergjenca,” tha ministri Murat Kurum, në komentet që bëri nga një anije kërkimore që mblidhte kampionë nga substanca.

LEXO EDHE:  Sa larg mund të shkojë Turqia në përplasjen e saj me Perëndimin?

“Do të marrim masa dhe brenda tre vjetësh do të realizojmë projekte që do të shpëtojnë jo thjesht të tashmen, por edhe të ardhmen,” tha ai.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike dhe ndotja kanë kontribuuar në shtimin e mikroorganizmave që pëlqejnë mjedisin e ndotur nga ujërat e zeza që derdhen në det.

Presidenti Taip Erdogan fajësoi për përhapjen e masës ujërat e papërpunuara që derdhen nga qytetet kryesore, përfshirë Stambollin, ku jetojnë 16 milionë vetë. Ai u zotua të “pastojmë detet nga kjo mortajë mukoze”./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  “O Shqipe që fluturon lart me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin për çështjen e detit

LEXO EDHE:  Nderimi i lojtarëve turq/ Një shans për Shqipërinë në Europian

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gati të nisë festa/ Social-Demokratët në epërsi të ngushtë zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Social-Demokratët e qendrës së majtë janë përpara bllokut konservator CDU / CSU me rreth 1%, sipas rezultateve fillestare të projektuara. Në një garë kaq të ngushtë, mundësitë për një koalicion janë ende të paqarta.

Rezultatet e para të parashikuara janë për zgjedhjet federale të Gjermanisë në vitin 2021, me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) me 25.7%, pak përpara Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe partisë së tyre simotër bavareze (CDU / CSU) me 24.5%.

Blloku konservator dhe SPD kanë thënë se duan të udhëheqin qeverinë e ardhshme.

Të Gjelbrit ambientalistë janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke arritur rreth 14% të votave. Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit  11.5%, ndërsa Alternativa e së djathtës ekstreme për Gjermaninë (AfD) 10.5%. Partia Socialiste e Majtë po lëvizte rreth 5%.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Turqia, Erdogani dhe Evropa

LEXO EDHE:  Nderimi i lojtarëve turq/ Një shans për Shqipërinë në Europian



Parashikimet sugjerojnë se partitë e qendrës së majtë janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Si SPD ashtu edhe të Gjelbrit janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 5% në krahasim me rezultatin e tyre në zgjedhjet e fundit federale në 2017.

Blloku konservator pësoi humbje të mëdha ndërsa epoka e Angela Merkel po përfundon. Ata ranë me mbi 8% në zgjedhjet e mëparshme dhe po shkojnë drejt rezultatit të tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e detit me Greqinë/ Ngjela zbulon planin e Ramës, pyetjet që kërkojnë përgjigje dhe një mesazh për Ruçin

LEXO EDHE:  “O Shqipe që fluturon lart me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin për çështjen e detit



Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim” mbyllet njoftimi i qeverisë së Kosovë.

LEXO TE PLOTE