Connect with Us

REPORTAZH- Muzeu Kombëtar i Arsimit, guida e turistëve në Korçë/ Për herë të parë eskpozohen dokumente perandorake

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- Muzeu Kombëtar i Arsimit, guida e turistëve në Korçë/ Për herë të parë eskpozohen dokumente perandorake

Publikuar

-

E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkolla e parë shqipe, e njohur si “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”. Sot Muzeu Kombëtar i Arsimit.

Kjo godinë, që tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve që shëtisin në Zonën Këmbësore, është shndërruar në një symbol të qytetit të Korçës. E gjen në shumë foto, kartolina, apo çdo souvenir kushtuar qytetit juglindor.

Sapo hyn në oborrin e saj ndeshesh me shkronjat ABC që duket sikur flasin për përpjekjet e atyre që luftuan për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Ndërtesa karakteristike korçare, ishte pronë e familjes Tërpo, të cilët emigruan në Rumani, ku zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar. Kur diskutohej hapja e shkollës shqipe, Diamand Tërpo, djali i familjes, dërgoi një telegram nga Bukureshti, në adresë të Komitetit të Fshehtë Kombëtar që vepronte në Korçë. Aty shkruhej: “Të zbrazet shpejt shtëpia ime, e të përdoret për shkollë shqipe.”

Kështu në 7 mars të vitit 1887, pas shumë përpjekjeve, nisi funksionimin “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, shkolla e parë kombëtare e laike, që u pajis me tekstet e lëndëve të ndryshme mësimore në gjuhën shqipe, e ku dhanë mësim metodistë të shquar të arsimit kombëtar shqiptar, personalitete të rëndësishme të jetës politike, shoqërore e arsimore e ku u formuan shumë personalitete e figura kombëtare.

Prej vitit 1967 godina u përshtat si një ambient muzeal, e si i tillë vazhdon të funksionojë edhe sot. Vetëm para pak kohësh, ndërtesa iu nënshtrua një rikontruksioni total, e një rikonceptimi të ekspozimit të të gjitha objekteve dhe dokumentave që ka në fondin e vet.

Në katin e parë të godinës ndodhet “Dhoma e zezë”, një prej ambienteve që tërheq më tepër vëmendjen e vizitorëve. Shirli Treska, guidë e Muzeut Kombëtar të Arsimit, na tregon se ky ambient i konceptuar nga arkitekti si “Black Box”, u bën shumë përshtypje të gjithë atyre që hyjnë në muze, kjo për faktin e atmosferës së errët, për shkak se muret janë në ngjyrë të zezë dhe mungon ndriçimi natyral.

Por edhe ndriçimi i drejtuar vetëm tek objektet që janë aty të ekspozuara, ka lënë mbresa tek vizitorët. Një tjetër arsye sipas Treskës, pse kjo dhomë pëlqehet shumë, janë edhe objektet e vendosura, të cilat prezantohen për herë të parë për publikun.

Në dhomën e errët, në njërën anë ndodhet një pikturë me portretin e Anastas Avramidh Lakçe, i cili ishte një bamirës korçar, i cili ishte një ndër shqiptarët e Rumanisë që dha kontributin e tij financiar për hapjen e shkollës së parë shqipe. Piktura me portretin e tij është vepër e piktorit të famshëm shqiptar me origjinë nga Korça Vangjush Mio.

Për herë të parë, sipas Treskës, janë ekspozuar edhe disa dokumenta siç është leja perandorake që u sigurua nga Naim Frashëri në emër të Pandeli Sotirit, për hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe. Është gjithashtu një deftesë dhe një diplomë e cila merreshe në fundin e vitit shkollor në vitet e para kur ushtronte aktivitetin kjo shkollë.

Në një tjetër faqe muri të kësaj dhome, ndodhen dy fotografi të nxënëseve të Mësonjëtores së Vashave, të bëra në bibliotekën e kësaj shkolle, e cila nuk ishte vetëm e para në Shqipëri, por kolegji i parë për vajza në Ballkan.

Një tjetër objekt i veçantë i ekspozuar në këtë dhomë është edhe bastuni i përdorur nga Jovan Cico Kosturi, një nga themeluesit e Mësonjëtores së Parë Shqipe.

Në dhomën e errët, ndodhet dhe një fjalor enciklopedik 100 vjeçar i gjuhës angleze, i cili i është dhuruar shkollës së vashave nga çifti Phineas dhe Violet Bond Kennedy, dy misionarë protestantë që mbërritën në Korçë në fillim të vitit 1908. Ata morrën në dorëzim drejtimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe të Vashave, duke u bërë pengesë serioze e mbylljes së kësaj vatre të gjuhës shqipe dhe emancipimit të femrës shqiptare.

Në katin e parë të ndërtesës ndodhet edhe biblioteka e muzeut, e cila ka në fondin e saj rreth 1500 botime, mes të cilave libra të Muzeut të Arsimit që kanë qënë më parë, rreth 700 botime të dhuruara nga Akademia e Shkencave me rastin e inaugurimit pas rikonstruksionit dhe rreth 250 të tjera të dhuruara nga Ministria e Kulturës. Kryesisht librat janë botime historike, studime albanologjike, akademike si dhe tekste shkollore të cilat mund të përdoren nga nxënës e studentë për kërkimet e tyre shkencore.

LEXO EDHE:  Rritet përleshja PS-LSI/ Rama hakmerret rëndë në juglindje

Kati i dytë i muzeut përbëhet nga katër dhoma të ndara sipas tematikave të ndryshme: “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, “Nxënësit e Mësonjëtores”, “Mësonjëtorja e Vashave” dhe “Historiku i Godinës”.

Shirli Treska, guidë e muzeut, thotë se dhoma “Mësonjëtorja e Vashave” është një tjetër ambient që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në këtë dhomë përmes një video projektori shfaqet një fjalim i Parashqevi Qiriazit, një prej mësueseve të kësaj shkolle. Një material filmik ky i rallë dhe i pashfaqur më parë, i cili është marrë nga Arkivi Shtetëror i Filmit.

Në këtë dhomë janë të prezantuara edhe disa objekte të përdorura nga Sevasti Qiriazi, Persefoni Treni, Lluka Tira, etj, që ishin disa prej mësuesve të parë të shkollës së vashave.

Një model i bangave që janë përdorur në shkolat e para shqipe, është i vendosur në mesin e dhomës tjetër, që ka në brendësi të saj objekte të përdorura nga nxënësit e këtyre vatrave të gjuhës shqipe. Në stendat ekspozuese gjen edhe pllaka grafiti me laps shkrimi, që përdoreshin për shënime nga nxënësit.

Në ballkonin e katit të dytë është shkruar një shënim i Nuçi Naçit, një prej drejtorëve të shkollës, për zyrën e drejtorisë së Mësonjëtores, në të cilin shkruhet: “Në shkollë dyshemenë e direksisë e kisha bërë gjithë me vidha edhe ndënë dhogat e dyshemesë ishte një depo e madhe prej vivllash, që nuku mundej të shikonin dritën e djellit, pa rezik. E keqja të mson mjeshtërirra.”

Bustet e tre prej drejtuesve të Mësonjëtores, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi dhe Nuçi Naçi, janë të ekspozuar në dhomën tjetër të katit të dytë. Në të gjenden edhe objekte të përdorura prej tyre ose prej mësuesve të parë si dhe botime të vjetra të asaj kohe.

Në mesin e dhomës qëndrojnë të ekspozuara edhe disa abetare dhe alfabete të Shqipes, të përdorur në mësonjëtoret e para, të gjitha të printuara në një sipërfaqe të madhe xhami, që tërheq vëmendjen e të gjithëve atyre që vizitojnë muzeun.

Tek “Historiku i godinës” janë të ekspozuara fotot e të gjithë atdhetarëve që dhanë kontributin e tyre e bënë të mundur themelimin e kësaj shkolle. Gjithashtu gjëjmë në këtë ambient të treguar përmes fotove dhe përshkrimeve gjithë rrugëtimin e shkollës së parë shqipe, të gjitha ngjarjet historike që e kanë shoqëruar ndër vite.

Në këtë dhomë gjendet edhe kutia e saksit, një prej veglave muzikore të përdorura nga Banda e Lirisë, themeluar në 1 tetor të vitit 1908, një formacion muzikor e patriotik, i përbërë kryesisht nga nxënës të shkollës shqipe, i cili ka zhvilluar aktivitetin e tij në këtë godinë. Ky objekt i ekspozuar në muze, është i vetmi i mbërritur në ditët tona nga ky formacion muzikor, i ruajtur nga Nikolla Peleshi, ish-pjesëtar i Bandës.

Muzeu Kombëtar i Arsimit, mbetet një nga muzetë më të vizituar në qytetin e Korçës. Pavarësisht kushteve të krijuara nga pandemia e Covid-19 dhe rënies së fluksit të turistëve në qytetin juglindor, pas rikonstruksionit të tij, ai ka tërhequr më tepër vëmendjen e vizitorëve. Shirli Treska na tregon se prej inaugurimit e deri në fund të muajit maj, kanë qënë rreth 1500 persona që e kanë vizituar muzeun, kryesisht turistë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, etj. Por edhe pse të paktë në numër, sipas Treskës nuk kanë munguar edhe turistët e huaj, të cilët kanë qënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Gjermania, Bullgaria, madje edhe nga Meksika.

Një risi e këtij viti sipas Treskës, është dëshira e madhe e vogëlushëve për të festuar Festën e Abetares në ambientet e muzeut. Gjithashtu sipas saj, nuk kanë munguar gjatë kësaj periudhe edhe grupe të organizuara nxënësish të shkollave të ndryshme të vendit, si dhe studentë të cilët gjatë ekspeditave të tyre mësimore, ndalen edhe tek Muzeu i Arsimit.

Nuk ndodh në fakt, që të kalosh para muzeut e të mos shohësh njerëz në oborrin e kësaj godine, që bëjnë foto krah shkronjave të alfabetit shqip, si për tju treguar të gjithëve se e kanë vizituar qytetin e Korçës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Zija Karini, artizani i palodhur, Shkodran/ Jeta e mjeshtrit të përpunimit të drurit

Publikuar

-

Nga

Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 vjeç por ai sfidon moshën dhe gjithçka tjetër. 80 vjeçari e nisi artizanatin në Shkodër, që kur ishte 14 vjeç për të mos u ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme, ndërsa tashmë është më i vjetri që merret me artizanatin.

Energjik, plot pasion dhe një mjeshtër i vërtetë i drurit, Zija Karini edhe pse 80 vjeç vijon që të prodhojë punime plot vlera artistike, kulturore e historike për Shkodrën por edhe më gjërë.

Ky artizan 80 vjeçar por edhe punimet e tij të kuruara me shumë kujdes janë kthyer ndër më të preferuarat për shkodranët, emigrantët por edhe turistët e huaj.

Zija Karini edhe pse ka punishten e tij nuk përton që të marrë pjesë në panairet që po zhvillohen në Shkodër në pedonalen “Kolë Idromeno” nga shoqata e artizanëve shkodran.

80 vjeçari duarartë tregon se si e nisi karrierën e tij që në moshë të vogël në punishten e xhaxhait.

Unë merrem që në vitin 1954 me artizanatin qysh se isha 14 vjeç, e fillova tek punishtja e xhaxhait tim sepse e kemi trashëgim familjar artizanatin.

Në vitin 1958 më pas artizanati në atë kohë u shtetëzua dhe kalova në ndërmarrjen metalike të asaj kohe.

Në vitin 1965 na shkëputi shteti sërish për të ndërtuar ndërmarrjen artistike në Shkodër dhe sëbashku me Kolec Stanin, Ser Dulin dhe Brahim Tufikun. në 1970 ndërmarrja artisike në Shkodër kishte 69 vetë.

Më pas tek ndërmarrja që sot quhet ish artistike dhe ndodhet e shkatërruar u bëmë 2200 vetë dhe ishin 36 profesione duke nisur nga ari, argjend, bronzi e deri tek punimi i drurit që kishte 900 aplikime të ndryshme si reparte.

Në 1990 si gjithçka tjetër ajo ndërmarrje u mbyll dhe unë u shkëputa por menjëherë e vijova këtë profesion dhe ndërtova ndërmarrjen time dhe ndër vite më pas kam avancuar shumë në fushën e artizanatit”, shprehet artizani më i vjetër i qytetit”.

Punimet me të cilat Karini merret janë të shumta por të gjitha vijnë si frymëzim nga Shkodra, qyteti i dashur i tij dhe bazohen në vlera kombëtare. Artizani 80 vjeçar tregon disa prej punimeve që ka për zemër.

Unë merrem me remeso të cilin e bëj tani portret gjë e cila nuk është bërë kurrë. Është materiali që dikur bëheshin mobiljet në Shqipëri dhe në rininë time kam mësuar shumë që të bëj autoportrete.

Një nga punimet më të veçanta që kam është Zadrimorja e cila është e kërkuar. Kostumi i Zadrimës është ndër më të bukurit në Shqipëri, flas për kostumet e grave dhe dua të them se është një punë shumë e vështirë për t’u realizuar por falë pasionit që kam ia kam dalë.

Kuadri i këtij punimi është shumë i vështirë sepse unë nuk kam makineri moderne siç bëhen në shtete të tjera të botës dhe unë e kam bërë me dorë dhe me punimin e Zadrimores kam patur shumë sukses.

Është e veçantë sepse të bësh portret është ndër punët më të vështira. Dikur nuk është bërë portret grafika dhe është quajtur vetëm aplikim dhe unë i kam futur dhe përveç tyre bëj edhe një ndërtesë, një lagje apo të ngjashme me biografi.

Dikur në Shkodër nuk është punuar grafika siç e bëj unë sot dhe tani kemi avancuar shumë. Unë e kam edhe me ngjyra portretin e Zadrimores që në fakt e ka bërë Rrik Ndoja dhe më pas unë e kam bërë në dru. Kostumi i Zadrimores është ndër më të rëndësishmit në Shqipëri. Unë bëj 13 lloje teknikash në dru ndaj edhe klientët mbesin të kënaqur“, shprehet Karini.

Piktura e emigrantëve e piktorit me famë ndërkombëtare Smajl Lulani të cilin Zija Karini e kishte një mik të mirë e madje edhe bashkëpunonte deri kur ishte gjallë, e ka frymëzuar 80 vjeçarin për ta sjellë atë pikturë të punuar në dru me mjeshtrinë e tij si dhe duke ia shtuar vlerat asaj piktura që në thelb ka plagën e madhe të emigracionit shqiptar.

Kur ishte koha e emigrantëve dhe ky është një punim që e kanë porositur është piktura e të madhit Smajl Lulani, një piktor shkodran me famë ndërkombëtare.

Pikturën e tij unë e kam hedhur në dru. Në pikturë janë tre persona, babai, nëna dhe një djalë i vogël që marrin rrugën e emigrimit.

Djali i vogël që është me kokën mbrapa sheh dhe nënkupton se ku po e lëmë Shqipërinë ndërsa babai i tij shfaqet duke ecur me hapin e shpejtë çka tregon se kërkon të largohet sa më shpejt ndërsa gruaja, nëna e djalit nuk mund të shikojë dhe tregon plagën e thellë të emigrimit që vijon edhe në ditët e sotme dhe jo vetëm në ato vite kur Lulani bëri këtë pikturë.

Është një ikje qorrazi nga Shqipëria dhe personazhi kryesor është djali me kokën mbrapa që shfaqet i dëshpëruar duke lënë vendin e tij në atë moshë kur ende nuk kupton shumë dhe përcjellë një mesazh të fortë sepse Shkodra është një qytet që nuk e ka patur emigrimin por për shkak të vështirësive edhe shkodranët morën rrugët si gjithë të tjerët“, tregon 80 vjeçari.

Zija Karini nuk mbetet vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por shpesh herë merr edhe nga shqiptarët e Kosovës duke e patur një tjetër frymëzim.

Një grua me kostumin kombëtar të Kosovës është bërë ndër punimet më të kërkuara që bën mjeshtri shkodran i përpunimit të drurit.

Një tjetër punim që dua ta veçoj është një grua e veshur me një kostum të Kosovës, pra një shqiptare tradicionale e Kosovës. Është një punim që e kam realizuar kohët e fundit sepse nuk e kam patur dhe menjëherë e kanë porositur. këtë punim e bën të veçantë kostumi që këtu në Shqipëri nuk e kemi këtë lloj dhe është e zonës së Medvegjës“, thotë Karini.

Në punimet e tij artizani më i vjetër i Shkodrës ka veçuar edhe pikturën e Edëard Lear në vitin e largët 1848 ku duket ura e Bahçallekut, lumi Drin dhe në sfond kalaja Rozafa. Edhe ky punim është ndër më të pëlqyerit nga klientët.”Një tjetër punim i veçantë është ura e Bahçallekut dhe kalaja “Rozafa” në sfond, një pikturë e vitit të largët 1848 nga piktori i famshëm anglez Edward Lear i cili vizitoi në atë kohë edhe qytetin e Shkodrës përveç disa qyteteve të tjera dhe u mahnit nga hyrja e qytetit të Shkodrës duke i kushtuar edhe pikturën e tij të famshme.

 Në atë kohë lumi Drin ishte i lundrueshëm dhe piktorët sotëm shkojnë dhe studiojnë në të njëjtin vend për të gjetur pozicionin në të cilin ka qëndruar piktori anglez kur e ka realizuar sepse është shumë e bukur dhe e veçantë“, rrëfen 80 vjeçari.

Viti i pandemisë i dëmtoi shumë artizanët të cilët nuk morën asnjë mbështetje nga shteti e ndër to edhe 80 vjeçarin Zija Karini, i cili thotë se shitjet gjatë pandemisë kanë rënë thuajse plotësisht duke i dëmtuar ekonomikisht.

Unë dal këtu megjithë këto punime që kam dhe të them të drejtën shitjet kanë rënë me afro 90%.

Pandemia ka qenë një vit i vështirë dhe nuk është punuar, na ka dëmuar shumë. Ka ndikuar shumë dhe madje kur vijnë për të blerë tashmë njerëzit kanë një mendim tjetër dhe dua gjithnjë që t’ia ul çmimin.

Unë kam punimin e Padër Pio që në fakt kushton baraz me 15 kafe. Megjithatë ne i kemi ulur çmimet sepse jemi të detyruar.

Përshembull punimi me pikturën e piktorit anglez Lear dikur shitej 50 mijë lekë të vjetër ndërsa tani as 30 mijë lekë të vjetër nuk bëhet fjalë, ka rënë shumë ekonomia. Sikur shteti të na kishte mbështetur edhe ne artizanëve do kishte bërë gjënë më të mirë. Unë jam 80 vjeç“, shprehet më tej ai.

LEXO EDHE:  Shkon në pesë numri i të shëruarve në Korçë/ 77-vjeçari lë spitalin

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Nis çmontimi i helikopterit të rrëzuar në Korçë

 

Ata që blejnë më shumë natyrshëm që janë emigrantët shqiptar por edhe turistët e huaj dhe më të pëlqyerat janë ato punime që kanë simbolet e vendit tonë dhe që përcjellin një mesazh artistik e kulturor.

Ne presim vetëm emigrantët, pra shqiptarët që jetojnë në shtete të tjera dhe padyshim edhe turistët e huaj.

Emigrantët blejnë pak më shumë sepse i bëjnë dhurata më pas në shtetet ku shkojnë ose i mbajnë në banesat e tyre dhe e kanë për krenari sepse çojnë atje diçka nga Shqipëria, pra simbolet e vendit të tyre që kanë një vlerë, histori, traditë dhe mbartin kulturën e shekujve, është identiteti ynë kombëtar.

Ai që e njeh artin thotë, këto 2-3 punime i dua dhe mi bëj gati dhe nuk pyet fare për çmimin ndërsa ai që nuk e njeh artin i duket shtrenjtë gjithçka. Arti në ditët e sotme ka kaluar në celular, kafe, duhan, ndonjë gotë raki edhe tifoz sporti“, shprehet Karini.

Zija Karini nuk ndjehet aspak mire. kur sheh se mjeshtrat e artizanatit në vitet në të cilat po jetojmë tashmë mungojnë. Të vjetrit po largohen në botën tjetër ndërsa të rinjtë e sotëm nuk shfaqin ndonjë dëshirë për t’u marrë me artizanatin gjë e cila mjeshtrin duarartë nuk e ngroh aspak.

Artizanati më vjen keq se ka nisur që të bie shumë. Në fillim të demokracisë ishin të gjithë mjeshtra dhe shkonim tek piramida në Tiranë nga e gjithë Shqipëria por tani ka mbaruar çdo gjë dhe janë pakësuar shumë.

 Puna e dorës ka patur një trashëgim të madh në Shkodër dhe mjafton të kujtojmë dyqanet e Pazarit të Vjetër që janë me famë botërore. para 15-20 viteve u mblidhshim gjithë artizanët në Gjirokastër ose në Tiranë dhe vinim në qytetet toname duart bosh sepse shiteshin të gjitha punimet ndërsa sot është ndryshe.

 Sot nëse qëndron këtu me mua të rinjtë as nuk e sjellin kokën për të parë dhe kjo është për të ardhur keq në fakt. Dikur ne nganim vrap bashkë me shokët dhe shoqet për të shkuar në Galerinë e Arteve dhe kemi qenë më të dhënë për artin ndërsa sot nuk është më kështu“, thotë Karini.

 

Zija Karini lindi në Shkodër më 30 nëntor 1941 në familjen Karini, një familje atdhetare shkodrane, e njohur për traditën tashma një shekullore të përpunimit të drurit.

Familja, qysh në vitet 1920, zotëronte një ndërmarrje me aktivitet zdrukthtari, me 40 punëtorë në mes të cilëve edhe 4 mjeshtër italianë, që ishte krijuar nga Xhemal Karini.

Në Shkodër, ndërmarrja ishte shumë e njohur për ndërtimin e mobiljeve shtëpiake, por edhe objekteve të tjera në dru.

Mjeshtria e punimit të drurit e dinastisë së Karinëve, në përbërje të cilës ishin 9 marangozë të famshëm, u trashëgua dy breza, deri te Zija-ja, i cili në vitin 1954 filloj të mësoj zanatin në punishten e xhaxhait të tij, mjeshtrit Ahmet Karini.

Me ardhjen e regjimit komunist, punishta e tyre “ ZDRUKTHATARI”, e ndërpreu aktivitetin e saj, pasi u shtetëzua për t’u kthyer në magazine mallrash shtetërorë.

Sapo hapet ndërmarrja artistike në Shkodër në vitin 1965, Zijaja fillon punën si modelist, ku në sajë të talentit e novatorizmit të tij në punë, ai merr titullin Mjeshtër në punimet e drurit.

Së bashku me kolegët e tij, mjeshtrat Kolec Thani e Ndoc Tusha, krijojnë qindra modele artikujsh artistikë që, për nga bukuria dhe cilësia, dallonin në shkallë kombëtare por edhe ndërkombëtare, duke i sjellë ndërmarjes me 2000 punëtorë të ardhura të mëdha. Zija-ja punon aty deri në vitin 1994 kur ndërmarrja u mbyll. Pas 40 vjet përvoje pune, për të mbijetuar, ai vendosë të vazhdojë traditën e familjes duke krijuar një linje private të punimeve të drurit, ku me një përkushtim të madh punon dhe sot.

Aktualisht, mjeshtri Zija Karini, ky burrë vital e plot humor, është i njohur në punimin e 13 teknikave në dru, që përbëjnë një masë të gjerë produktesh e modelesh.

Ai është mjeshtër në aplikacion me metal, në teknikën e rimesimit, teknikën e djegjes, punimet në kashtë, inkasim në dru, në gdhendje e ngjyrim druri dhe në punime të drurit në torno.

Së bashku me artistë të tjerë, që punojnë në ndërmarrjen e tij, ai krijon dhe tregton suvenire, piktura në dru, piktura në pirografi, korniza të ndryshme, aplikacione në rimeso, kutiza stolish, objekte me aplikacion metali etj.

Me modelet që janë tërësisht krijimet e tij origjinale, ai merr pjesë në panaire brenda e jashtë vendit ku vazhdimisht ka marrë vlerësime të larta.

Punimet e tij janë eksportuar në Itali, Greqi, Austri e vendet fqinjë.

Sot, artizani Zija Karini, i cili është i fundit i dinastisë, ka arritur përsosmëri në punimin e drurit. Punimet e tija të spikatura dëshmojnë për shijen artistike, kreativitetin dhe talentin e mjeshtrit popullor, i cili është i veçantë nëkrijimin e figurave ornamentale dhe modeleve, që i përgjigjen plotësisht kërkesës së tregut dhe kohës.

Si rezultat i aktivitetit të tij të gjerë dhe karrierës së tij si artist e mjeshtër në këtë fushë ai është nderuar nga Bashkia e qytetit të Shkodres me titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin: “Për kontributin shumë të vyer në zhvillimin e artizanatit shkodran.

Me shijen e tij të hollë dhe duart e arta vazhdon që prej 5 dekadash të prodhojë me ndjeshmëri dhe nivel të lartë artistik, punime me larmi formash, idesh dhe kulturash, dëshmi autentike që shprehin me modesti jetën e bukur të këtij vendi”.

Sot, Zijai, edhe pse në moshë pensionisti, plot 80 vjeç vazhdon të jetë shumë aktiv.

Ai përveçse drejton linjën e prodhimit e biznesin e tij, për të ndihmuar brezat e rinj dhe shtresat në nevojë, ka hapur kurse për mësimin e artit të pirografisë apo të aplikimit të teknikave të tjera, duke paisur me dituri e dokumente mjeshtrie pjesëmarrësit, të cilët në shumë raste, kanë hapur linjat e veta të artizanatit, duke u bërë pjesë e tregut shqiptar por edhe të huaj. Për turistët që vizitojnë Shkodren, Reparti – Studio i mjeshtrit Karini tek ish-Artistikja, është një pikë atraktive që ja vlen për t’u vizituar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- Muzeu i Diktaturës në Shkodër/ Një dëshmi për viktimat e komunizmit

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH- Muzeu i Diktaturës në Shkodër/ Një dëshmi për viktimat e komunizmit

Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ta përsërisin atë”.

Në një ndërtesë të zakonshme në qendër të Shkodrës, në një muze të vogël janë kujtimet e viktimave të një prej regjimeve më brutale të Europës Lindore të cilat vijnë të gjalla. Që nga viti 2013 këto kujtime janë të stamposura në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Në afërsi te ish degës, aty ku kujtesa e së shkuarës nuk mund të harrohet.

Muzeu u ndërtua mbi gërmadhat e objektit ku në vitin 1945 u ngrit një nga burgjet më të egra të regjimit komunist, ish dega e Punëve të Brendshme. Arkitektët dhe kuratorët kanë studiuar edhe muze të ngjashëm të ndërtuar kryesisht në vendet e Europës Lindore. Sipas bashkëkohësve, është ruajtur me përpikmëri e gjithë struktura e mëparshme.

Komunistët në një kohë drejtonin jo më pak se 23 burgje në Shkodër, ku komunistët u përpoqën shumë për të marrë kontrollin e tij gjatë dhe pas viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra shqiptarë u dërguan në kampe pune për arsye politike nën regjimin komunist dhe të paktën 6,000 njerëz u ekzekutuan, besojnë shumica e ekspertëve.

Përgjegjësi i muzeut të diktaturës në Shkodër Pjerin Mirdita na njeh më shumë me atë çfarë ofron ky muze i dëshmisë dhe kujtesës.

Gjatë këtyre viteve, kundërshtimi ndaj komunistëve ishte ende i lartë në Shkodër, mbase jo direkt kundër shtetit, por ai mbeti gjallë brenda zemrave dhe mendjeve të njerëzve. Ish-shkolla katolike funksiononte si një qendër torturimi dhe marrje në pyetje. Fillimisht, të burgosurit qëndronin këtu për periudhën e marrjes në pyetje, periudhë gjatë së cilës i nënshtroheshin torturës fizike dhe psikologjike. Pasi dënoheshin, ata dërgoheshin në burgje të tjera në të gjithë vendin”.

Në muze gjetëm edhe një grup të ardhur nga Gjermania. Kanë dëgjuar shumë për vendin tonë dhe tortuart çnjerëzore të kryera ne përiudhën e komunizmit.

“Kanë kaluar dekada, por teksa dëgjoj Pjerinin që na tregon për vuajtjet dhe historitë e trishta, nuk mund të mos ndjej dhimbje shpirtërore. Në fakt tani që po flas me ju më duket sikur kam edhe dhimbje fizike”, thotë  Lucas Schëarz nga Gjermania

Pjesa e brendshme e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës është e ndarë në dy pjesë, të ndara nga një korridor i lyer me të kuqe, i cili simbolizon vuajtjet shpesh të përgjakshme të atyre që dërgoheshin në dhomën e marrjes në pyetje, dhoma më e errët e ndërtesës.

Megjithatë ajo e cila rrënqeth mbeten dhomat e qelisë. Një hije trishtimi nis që në koridoret e tyre të errëta. Në të dy anët e koridorit, përballë njëra-tjetrës ndodhen 23 qeli. Në këto qeli të vogla, secila më pak se katër metra katrorë dhe që në atë kohë quheshin biruca, të burgosurit mbaheshin para dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina “fluturon” nga ura

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës: ILD liston shkeljet e gjyqtarit të Korçës, që liroi të burgosurin e përjetshëm

Në qelinë nr 3 vuajti dënimin At Zef Pllumbi. Ishte 22 vjeç kur me 14 dhjetor të vitit 1946 arrestohet dhe dënohët me tri vite burgim. Pas vuajtjes së denimit ai u rikthye sërish në kuvendin Françeskan ku shërbeu për 12 vite si meshtar. Në vitin 1967 arrestohet dhe dënohet me 23 vite burg. Dënimin e vuajti ne burgje dhe kampe të ndryshme nga Spaçi deri në Tiranë. Pasi doli nga burgu në fillim të viteve ‘90, at Zef Pllumbi ishte dëshmitari i gjallë i vuajtjeve dhe torturave ku solli edhe botimin “Rrno për me tregue”.

Në qelinë numër 13, ishte Marie Tuci. Maria ishte një vajze e re nga Mirdita, e cila sfidoi xhelatët e periudhës komuniste, në emer të Zotit për të mbrojtur besimin katolik. Shefi i sigurimit të asaj kohe, Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçares mendoi se mund të abuzonte me të sipas dëshirës, por kur hasi në rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte në mënyrën më çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën Marien me mjete të forta. Kur e nxorën nga thesi, Maria ishte transformuar sa nuk njihej.

U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Maria Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës, më 20 shtator të vitit 1950, në moshën 22 vjeçare, dhe ishte e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare të shpallur nga Vatikani.

Në fund të hapësirës së qelive ndodhet edhe dhoma e torturave ku shpesh të burgosurit ishin të detyruar të asistonin në tortura fizike e morale që ushtroheshin mbi njërin prej tyre. “Fillimisht, të burgosurit qëndronin këtu për periudhën e marrjes në pyetje, periudhë gjatë së cilës i nënshtroheshin torturës fizike dhe psikologjike. Pasi dënoheshin, ata dërgoheshin në burgje të tjera në të gjithë vendin,” shpjegon drejtori i këtij muzeu. Disa prej paisjeve që përdoreshin në dhomën e torturës janë ende të vendosura aty ndërsa për brezat e sotëm kur njihen me këtë histori duket gati e pabesueshme.

Këto janë vetëm përshkrime, por për t’u njohur nga afër me emocionet, drithërimat dhe për t’u njohur me historinë e tyre, muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, i ndodhur në qendër te qytetit të Shkodrës ka hapur dyert e tij, me shpresën se do të jetë një sezon ndryshe nga ai që lamë pas për shkak të pandemisë COVID-19.

Mbi të gjitha, për të kujtuar, e për të njohur atë të vërtetë të dhimbshme e cila ende ruhet e gjallë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Bujtina Muriqi në Shkodër/ Oazi i qetësisë, bukurisë dhe argëtimit me kuaj

Publikuar

-

Nga

E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në Shkodër, me një pamje të mrekullueshme të pyjeve të asaj zone por edhe një pjesë të qytetit të Shkodrës, bujtina “Muriqi” ka hapur dyert rishtasi duke pritur të gjithë miqtë që kërkojnë një fundjavë të qetë apo një ditë ndryshe.

Është një ivestim që ka nisur dy vitet e fundit për ta përfunduar tashmë plotësisht këtë bujtinë në që ndodhet në kufirin ndarës të Zuesit me fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër.

Sapo kalon urën e re të Bunës, në aksin që të çon drejt pikës kufitare të Muriqanit, vetëm pas afro 2 kilometrash në një rrugë malore në të djathtë ndodhet bujtina Muriqi e cila është një vlerë që i shtohet asaj zone.

Që në momentin e parë sytë qetësohen në pamjen mahnitëse që ofrohet nga kjo bujtinë.

Rreth e qark bujtinës mund të soditësh malin e Taraboshit që ndodhet përballë, një pjesë të qytetit të Shkodrës por edhe një pjesë të Anës së Malit, një trekëndësh në të cilin gjen një qetësi shpirtërore.

Bujtina Muriqi përveç ushqimeve të zakonshme që mund të kërkojnë vizitorët vendas apo turistët e huaj ka zgjedhur që në menunë e saj të ketë edhe gatimet e shijshme të asaj zone në Anën e Malit si dhe prodhimet bio që ofrojnë fermerët atje.

Kuzhina në këtë bujtinë është e ndërthurur mes modernes dhe tradicionales duke qëndruar më shumë tek kjo e fundit dhe kryesisht gatimet dhe prodhimet bio të cilat janë më të kërkuarat edhe në këto ditë të para nga ata që vizitojnë bujtinën e bukur në majë të kodrës.

Edhe pse ende në ditët e para vizitorët që zgjedhin për të kaluar drekën apo darkën në bujtinën “Muriqi” janë të shumtë. Shumë shpejt shkodranët por edhe nga shumë qytete të tjera kanë ‘vrapuar’ për të shijuar pamjen e bukur por edhe gatimet e bujtinës më të re në Shkodër.

Në këtë mënyrë për stafin ka qenë disi edhe papritur ky fluks i madh duke i detyruar ata që të punojnë për shumë orë si shkak i kërkesave, aq më tepër gjatë fundjavave ku gjithsecili duhet të rezervojë sepse në të kundërt rrezikon që ta gjejë plot bujtinën.

Bujtina “Muriqi” është pak më e veçantë se nga sa jemi mësuar të shohim deri tani në Shkodër. Në gjysëm të kodrës aty ndodhet një fermë me disa kuaj të racave të ndryshme të cilët presin miqtë që vijnë aty jo vetëm për t’i parë nga afër por edhe për të kalëruar. Një pjesë e stafit të bujtinës janë kalërues prej vitesh të cilët kanë marrë pjesë edhe në gara kombëtare apo ndërkombëtare me kuaj.

LEXO EDHE:  E qëlloi 8 herë me thikë/ Zbardhen provat që mund ta “fundosin” 18-vjeçarin
LEXO EDHE:  Shkon në pesë numri i të shëruarve në Korçë/ 77-vjeçari lë spitalin

Kuajt janë të zbutur maksimalisht dhe qoftë fëmijët e vegjël por edhe të rriturit mund të bëjnë gjiro në pistën e posaçme e mundësuar nga bujtina.

Çmimet për xhirot me kalë janë modeste ndërsa pë rata që konsumojnë drekën aty shpesh herë ka një tolerim duke bërë gjiro falas.

Në këtë mënyrë më shumë se kushdo janë fëmijët ata të cilët preferojnë të hipin në kuajt që ka bujtina “Muriqi” duke bërë gjiro në pistë apo edhe nga ajo fermë e vogël deri tek bujtina.

Kuajt janë të racave të ndryshme si lapican, kuaj vendit, kuaj të racës angleze dhe deri tek ata më të famshmit, kuajt arab.

Prania e kësaj ferme me kuaj ka tërhequr edhe më shumë vizitorët apo turistët të cilët kanë një arsye më shumë për t’u argëtuar ata vetë ose fëmijët e tyre.

Është ende herët por në një të ardhme jo shumë të largët me shumë mundësi bujtina “Muriqi” do të ketë edhe një akademi për hipizmin për të mësuar fëmijët që në moshë të vogël që të kalërojnë, një sport ndryshe por edhe një argëtim që mungon në qytetin e Shkodrës.

Vetëm pak metra larg bujtinës ndodhen edhe disa shtëpiza të vogla prej druri të cilat tashmë janë gati për të pritur ata të cilët kanë dëshirë që të kalojnë natën në atë mjedis fantastik.

Dita në bujtinë ka bukurinë e saj por jo më pak e mahnitshme janë edhe orët e pasdites, darkës apo mbrëmjes vonë.

Në një oaz të plotë qetësie, të shkëputur nga zhurma e mërzitshme e qyteteve, mes një vendi të gjelbëruar dhe një ajri të pastër, shtëpizat janë një tjetër vlerë e shtuar e kësaj bujtine.

Me një çmim të përballueshëm nga të gjitha shtresat, këto shtëpiza prej druri të vendosura edhe estetikisht bukur tashmë janë tejet të frekuentuara edhe pse bujtina “Muriqi” ka vetëm pak ditë që është hapur.

Për një drekë ndryshe dhe disa orë larg gumëzhitjes së përditshme, në një vend ku shërbimi dhe ushqimi janë në nivelin e duhur, argëtimi me kuaj, pamje mahnitëse dhe ajri i pastër, bujtina “Muriqi” është zgjedhja e duhur për çdo familje shqiptare./CNA.al 

LEXO TE PLOTE