“Rënia e infektimeve”/ Alimehmeti optimist: S’kemi transmetim komunitar, vjeshta pritet e qetë

6 Qershor 2021, 14:21, Lifestyle CNA
“Rënia e infektimeve”/ Alimehmeti optimist: S’kemi

Mjeku Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në Reoport tv, ku ka folur për situatën e pandemisë në vend e cila është përmirësuar ndjeshëm.

Ai tha se falë numrit të të vaksinuarve dhe të atyre që tashmë e kanë kaluar COVID, kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të një viti më parë.

“Situata paraqitet mjaft e qetë. Po të shohim incidencën 2 javore për 100 mijë banorë, tani që flasim është 6.9, që është mjaft e ulët.

Situata është krejtësisht nën kontroll, pritej për shkak të numrit të lartë të atyre që e kaluan dhe të të vaksinuarve. Grumbullimi duhet evituar teorikisht, por ne patëm në Shqipëri edhe një proces zgjedhor që solli shumë grumbullime, më pas patëm festë ne Bajramit, këto nuk u shoqëruan me rritje të rasteve, ky është një eksperiment natyrorë të themi që tregon se Shqipëria nuk ka nevojë për vitin të grumbullimeve të këtij tipi.

Risku i infektimit është shumë i ulët, transmetimi nuk është komunitar. Sa i përket vaksinimeve ne kemi rreth 9.5% të popullatës të vaksinuar me dy doza, nuk është shifra aty ku duhet për imunizimin e 75% të popullatës. Përqindja e personave që e kanë kaluar COVID është më e lartë se ai i të vaksinuarve.

Vjeshta do të jetë prova e zjarrit, ku do të na ketë çuar imunizimi natyror dhe ai artificial, do të na e tregojë vjeshta dhe dimri që vjen.

Por duke marrë parasysh që numri i personave që e kanë kaluar është shumë i lartë, nëse nuk do ketë variante të reja që do kapërcejnë imunizimin, besoj se do të vijë një vjeshtë e qetë, jo e krahasueshme me atë të vitit të kaluar, por do të jetë një valë shumë më qetë. Sensi i vaksinimit është ai i kthimit në jetën normale, kjo është arsyeja pse e bëjmë. Në situatën ku ne jemi, situata është shumë e qetë, transmetimi nuk është komunitar”, tha mjeku./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga