Connect with Us

Mali i Zi hap kufijtë/ Qytetarët shqiptarë mund të kalojnë pa covid test

Aktualitet

Mali i Zi hap kufijtë/ Qytetarët shqiptarë mund të kalojnë pa covid test

Publikuar

-

Mal i Zi hap kufijtë/ Qytetarët shqiptarë mund të kalojnë pa covid test

Mali i Zi ka hapur kufinjtë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendeve izraelite.

Megjithëse situata është drejt normalizimit dhe rastet e infektimeve kanë rënë, faqja në internet e Ministrisë së Punëve të Jashtme rumune ka njoftuar se vetëm një katergori personash mund të kalojnë pa u kushtëzuar nga Covid-19.

Në mënyrë të veçantë, shtetasit malazezë dhe të huaj që vijnë nga Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kroacia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia mund të hyjnë në Malin e Zi pa paraqitur test PCR për Covid-19 apo dëshmi se ata janë vaksinuar kundër koronavirusit, nëse vërtetojnë se kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, apo nëse kanë qëndruar në ato shtete përkatëse për të paktën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi.

LEXO EDHE:  Kufijtë e Kosovës/ Zbulohen prapaskenat e ndërkombëtarëve

Shtetas të tjerë malazezë dhe të huaj që dëshirojnë të hyjnë në Malin e Zi përmes të gjitha pikave të tranzitit të kufirit, duhet të plotësojë disa kushte./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Debati për kufijtë/ Reagon Mogherini

LEXO EDHE:  “E ftojmë të gjithë rajonin për të mirën e tij”/ Gjukanoviç: Mini-shengeni, progres drejt BE

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kërcënoi me mesazhe gjyqtaren/ Gjykata e Tiranës lë në burg 39-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi me mesazhe gjyqtaren/ Gjykata e Tiranës lë në burg 39-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Andri Leka, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe dhe letra gjyqtaren Anila Karanxha.

Mësohet gjithashtu se gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje pas ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije, se prej muajsh gjyqtarja kërcënohej me letra, por edhe me anë të telefonit nga 39-vjeçari, ndërsa dyshohet se pas tij ka edhe persona të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar duke e shantazhuar gjyqtaren për shkak të detyrës.

LEXO EDHE:  “E ftojmë të gjithë rajonin për të mirën e tij”/ Gjukanoviç: Mini-shengeni, progres drejt BE

Policia arrestoi 39-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve të Kosovës/ Habit Rama

Mësohet se 39-vjeçari rezulton i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë ndërsa tij rëndon akuza e “Kanosje e gjyqtarit”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm, në të cilin humbën jetën 10 persona.

Berosh tregoi se në mesin e personave që po udhëtonin me autobusin që u aksidentuar ishin të pranishëm edhe 15 të mitur, prej të cilëve 1 vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. 

Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb. Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. 

Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi ishin edhe15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE