LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harxhi mesazh demokratëve/ “Ta kthejmë PD-në në shinat ideologjike të djathta”

6 Qershor 2021, 18:17, Politikë CNA
Harxhi mesazh demokratëve/ “Ta kthejmë PD-në në shinat

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi ka dhënë një mesazh të qartë për demokratët, teksa zgjedhjet janë vetëm një javë larg.

Harxhi tha se gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka kërkuar nga demokratët që të ringrejnë, të riformatojnë Partinë Demokratike mbi idealet e ?90-ës dhe të kthejnë partinë në shinat ideologjike të djathta.

?Unë kam hyrë në këtë garë me një vizion të ri, me një projekt të ri, për të ringritur PD-në. Dhe mesazhi im gjatë githë kësaj periudhe ka qenë të ringrejmë, të riformatojmë Partinë Demokratike mbi idealet e ?90-ës. Që do të thotë, se vizioni im parashikon fundin e tranzicionit në Shqipëri dhe fundin e tranzicionit dhe në Partinë Demokratike. Pra një projekt që fillon për herë të parë në këto 30 vite, që synon kthimin e Partisë në shinat ideologjike të djathta, një ristrukturim të thellë të PD-së, statutor, politik, me teza politike të forta, për të bërë të mundur rrëzimin e Qeverisë në një kohë sa më të shpejtë.

Kuptohet që shqiptarët sot po jetojnë kohë të vështra. Kemi të bëjmë me një Qeveri që në të gjitha raportet ndërkombëtare ka patur vetëm nota negative. Kështu që për këtë arsye mendoj se shqiptarët meritojnë një qeverisje shumë më të mirë. Dhe jam e sigurt se këtë e ofrojnë vetëm demokratët dhe e djathta shqiptare, por një e djathtë e reformuar?, u shpreh ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Harxhi është pyetur mbi akuzat se kushtet e kandidatëve në këto zgjedhje janë të pabarabarta dhe demokratja ka dhënë argumentat e saj për këtë çështje.

?Kjo është një garë e pabarabartë. Ka filluar si e tillë. Vendimi për të afruar datën e zgjedhjeve më 13 Qershor nga 22 Korriku që ishte parashikuar, ishte një vendim arbitrar, antistatutor të them të drejtën, sepse ne sapo dolëm nga një palë zgjedhjesh, nga të cilat dolën shumë të dëshpëruar, dhe do të duhej që anëtarësia e PD-së të kishte mundësi të rekuuperonte, të bënte një analizë të thellë. Kjo nuk u bë sepse zoti Basha kërkoi të rikonfimohej në detyrë siç duket dhe këtë radhë dëshiroi të hynte në garë pa u larguar nga pozicioni I kryetarit. Kjo natyrisht e bën të pabarabartë, sepse unë garoj në këtë rast me kryetarin aktual të PD, kur ai përdor të gjithë burimet administrative, njerëzore e financiare të Partisë dhe kandidatët e tjerë në garë, unë dhe dy kolegët e tjerë nuk përfitojnë nga këto burime financiare, administratve dhe njerëzore.

Ndërkohë situata është e tillë që ne ende sot e kësaj dite nuk kemi listat. Besoj se shqiptaro-amerikanët e kuptojnë fare mirë se çdo të thotë të mos kesh listat në dorë. Listat e anëtarëve të një partie demokratike nuk janë të hapura, janë lista të mbyllura fatkeqësisht dhe ne synojmë për hapje dhe bashkim të anëtarësisë. E dyta është mospasja e një përfaqësuesi në komisionet zgjedhore. Ndryshe thotë zoti Basha dhe ndryshe vepron në terren. Sepse nëse këto do të ndodhnin para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, jam e sigurt se PD-ja do të rikonsideronte pjesmarrjen në zgjedhje përballë Partisë socialiste në këtë rast. Por gara është e pabarabartë. Megjithatë unë e kam thënë përpara që për mua politika është moral?, nënvizoi kandidatja për kryetare të PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga