Connect with Us

Foto-Makinat ‘bëhen copë’/ Humbin jetën katër persona, një tjetër në gjendje të rëndë

Kosova & Rajoni

Foto-Makinat ‘bëhen copë’/ Humbin jetën katër persona, një tjetër në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Foto-Makinat ‘bëhen copë’/ Katër të plagosur, një grua në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Ferizaj-Shtime.

Si pasojë katër persona kanë humbur jetën. Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka treguar se përveç katër viktimave, një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për QKUK.

“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri, shkruajnë mediat e Kosovës.

Ndërkaq, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37, konkretisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku janë të përfshira dy automjete.

LEXO EDHE:  Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë/ “Zhduket” shoferi

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shoferi tha se e zuri gjumi/ Detaje të reja për aksidentin tragjik në Kroaci

Publikuar

-

Nga

10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në mesin e viktimave është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke drejtuar mjetin.

Mediat raportojnë se shoferi i cili ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit e ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi. I njëjti është arrestuar menjëherë pas aksidentit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiç.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tani, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues i Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale.

LEXO EDHE:  “Pokemon Go” shënon edhe viktimën e parë…

LEXO EDHE:  Makina përplas për vdekje të riun në Elbasan

Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiç, raporton Dnevnik.hr.

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Publikuar

-

Nga

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur.

15 persona janë lënduar rëndë. Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë”, theksoi ministri kroat.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi tronditës për Berishën/ Leh dhe pak se je drejt burgut

LEXO EDHE:  Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

Ai tha se në terren janë përfshirë gjashtë ekipe të ndihmës së shpejtë.

Ndërsa kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiç tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë./CNA.al

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Lajm tragjik dhe i rëndë për vendin tonë”/ Vjosa Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë pranë familjarëve

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci.

Ajo bën me dije se ka marrë infomacion nga autoritetet kroate se nga aksidneti ka patur 10 viktima dhe shum ëtë tjerë të lënduar.

Osmani thekson se shteti i Kosovës do t’iu gjendet pranë të gjithë familjarëve.

Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë.

Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar.

Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, shkruan Osmani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE