Connect with Us

E bujshme/ Milot Rashica drejt transferimit te Bayerni i Mynihut

BundesLiga

E bujshme/ Milot Rashica drejt transferimit te Bayerni i Mynihut

Publikuar

-

Milot Rashica i Verder Bremenit thuhet se është një kandidat për t’iu bashkuar Bajernit të Mynihut. “Sport 1” në Gjermani shkruan se 24-vjeçari mund të vijë në Mynih si një zëvendësues i Daglas Kostas.

Rashica mund të largohet nga Verder pas rënies falë një klauzole daljeje për rreth 15 milionë euro dhe për këtë arsye do të ishte zgjidhja shumë më e lirë krahasuar me kandidatin e preferuar Hudson-Odoi.

Në çdo rast, fakti që trajneri i ri i bavarezëve, Julian Nagelsman, dëshironte ta kishte lojtarin sulmues që kur ishte te Lajpcig në të kaluarën flet në favor të marrëveshjes.

Në ditët e ardhshme Hasan Salihamixhiç pritet të takohet me lojtarin dhe shumë shpejtë për të diskutuar mbi kushtet e kontratës. Së shpejti mund të kemi një transferim historik për kosovarin, i cili mund të bëhet pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Klaus Gjasula gjen ekip të ri në Gjermani, ja ku është transferuar shqiptari

Publikuar

-

Nga

Klaus Gjasula nuk ka bindur në radhët e Hamburgut. Mesfushori shqiptar u transferua verën e shkuar në klubin e njohur gjerman, ku synonte të kthehej në lider të skuadrës dhe të siguronte një biletë për në Bundesliga.

Por asnjë prej planeve të tij nuk u realizua, teksa Hamburgu vijon të luajë në Bundesliga 2, ndërsa Gjasula e sheh veten jashtë planeve të trajnerit. Futbollisti i Kombëtares kuqezi numëron shumë pak paraqitje me klubin gjerman dhe duket se në këtë merkato do të mbyllë përpara kohe kontratën e tij me Hamburgun.

Marrëveshja mes palëve është firmosur deri në verën e vitit 2022, por “gladiatori“ shqiptar dëshiron më tepër minuta në këmbë. Gjasula ka gjetur edhe klubin e tij të ri. Mediat gjermane raportojnë se mesfushori është vetëm një hap larg Darmstadt.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ibrahimovici shqiptar rinovon me Bayernin

Publikuar

-

Nga

Arijon Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2024. Ai është njëri nga talentët premtues në akademinë e Bayern Munchen. 15 vjeçari ka shënuar 20 gola dhe 17 asistime në 13 ndeshje me “Bavarezët”.

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Bayernin e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2024. Ai luan pozitën e mesfushorit qendror, por mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit ofensiv.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E bujshme, tifozët e Bayern Munich kërkojnë largimin e Nagelsmann!

Publikuar

-

Nga

Nëse moti i bukur dallohet që në mëngjes, atëherë sezoni i Bayern Munich, i pari me Julian Nagelsmann në stol  rrezikon të jetë një dështim epokal. Fati i  trajnerit gjerman është se thënia e famshme nuk është një verdikt. Humbja e pësuar me Napolin me shifrat 0-3 ka acaruar tifozët e kampionëve të Gjermanisë. Pa rezultate dhe me një konsideratë  jo të mirë nga tifozët për shkak të së shkuarës së tij tek  Munich 1860, tekniku 34-vjeçar po merr që tani mbi vete në rrjetet sociale hashtagun  #NagelsmannOut.

Më shumë se dy gola të pësuar mesatarisht në katër ndeshjet  përgatitore deri më tani , tre humbje dhe një barazim edhe pse pa vlerë pikësh janë rezultatet qe kanë vendosur në vështirësi trajneri e ri të “die rotten”. Pas disfatës 2-3 kundër Këlnit dhe barazimit  2-2 ndaj Ajaksit, në harkun kohor të tre ditëve ekipi i  Nagelsmannit u mposht  fillimisht 0-2 nga Moenchengladbach dhe më pas 0-3 nga Napoli i Spallettit.

Eshtë e çuditshme të shohësh një luftanije si ajo bavareze të marrë ujë kaq lehtë, aq më tepër duke pasur parasysh se tashmë ka në stol një nga trajnerët më premtues në skenën evropiane , me ish teknikun e Leipzig  që pasoi Hansi Flickun. Patjeter duhet kohë  edhe për Bayern që të përshtatet me idetë Nagelsmann, por opinioni negativ i tifozëve mund të bëhet gjithashtu një faktor problematik gjatë sezonit.

Sipas gjykimit të tifozëve bavarezë dy mëkate të mëdha janë mbi kokën e Nagelsmann, që për hir të së vërtetës nuk shquhet për simpatinë e tij, mëkatet janë: mungesa e trofeve dhe mbi të gjitha e kaluara tek  Munich 1860. Në ndeshjen ndaj Ajaksit u shfaq edhe një flamur kundër trajnerit për këtë arsye, duke e etiketuar si derr. Pas nokautit kundër Napolit furia e tifozëve është shfaqur menjëherë në rrjetet sociale dhe hashtagu  #NagelsmannOut  po kthehet në trend në Gjermani.

LEXO TE PLOTE