Connect with Us

Aksident në Tiranë/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, dy të plagosur

Kronika

Aksident në Tiranë/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, dy të plagosur

Publikuar

-

“Kjo është vrasje me dashje”/ “Shpërthen” gazetari: E provofshi tek familjet tuaja

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Drejtuesi i identifikuar me inicialet A. H., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Humb jetën 10-vjeçari

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Humb jetën 10-vjeçari

LEXO EDHE:  “Jemi vonë sepse jemi marrë me burokracira”/ Dashamir Shehi tregon zonën ku do të kandidojë

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Zjarr në qendër të Tiranës (video)

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Foto/Kush është nëna e dy fëmijëve që humbi tragjikisht jetën në Tiranë

 

LEXO TE PLOTE