LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ U rrëzua në tokë pas përplasjes me Manajn, media prestigjioze shpërndan incidentin e Rejës

5 Qershor 2021, 18:44, Sport CNA
VIDEO/ U rrëzua në tokë pas përplasjes me Manajn, media

Shqipëria barazoi pa gola sot përballë Uellsit në miqësore e zhvilluar në stadiumin e Kardifi. Përtej rezultatit fragmenti që ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja ka qenë incidenti i shkaktuar nga lojtari i uellsjan ndaj teknikut italian Edi Reja, në minutën e 58-të.

Mesfushori Norington-Dejvis shtyu Manajn jashtë fushës, sulmuesi shqiptar u përplas me trajnerin duke rrëzuar në tokë italianin i cili ishte aty pranë.

Pas rrëzimit pati një reagim edhe të 75-vjeçar i cili u shfaq i revoltuar për gjestin e lojtarit të Uellsit. Mesfushori Norrington-Davies mori karton të verdhë për ndryje e gabuar ndaj Manajt, njëkohësisht duke shkaktuar incident edhe ndaj teknikut italian. Ky incident është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të ?Sky Sports Football? në ?Twitter?.

 

 

Lajmet e fundit nga