Connect with Us

Sulmi ajror turk vret tre persona në një kamp refugjatësh në Irak

Bota

Sulmi ajror turk vret tre persona në një kamp refugjatësh në Irak

Publikuar

-

Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit. Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë. Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje. Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian. Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim. Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK. PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt.

Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë.

Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje.

Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.

LEXO EDHE:  OKB/Shteti Islamik, genocid ndaj minoritetit Yazidi

Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim.

Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK.

PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Publikuar

-

Nga

Qindra palestinezë në rrezik dëbimi nga banesat në Jeruzalem

Dy lagje palestineze në Jeruzalemin Lindor kanë qenë pika tensioni të nxitura nga planet për të dëbuar qindra palestinezë nga shtëpitë ku ata kanë jetuar prej dekadash. Këto plane renditen ndër arsyet e luftimeve të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas në Gazë që la qindra të vdekur. Qeveria izraelite e konsideron atë thjesht një mosmarrëveshje pronësie, ndërsa palestinezët thonë se kjo është një përpjekje për t’i detyruar ata si popull të largohen nga Jeruzalemi Lindor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi:

Palestinezi Saleh Diab, banor i Jeruzalemit, shikon shtëpinë që ndodhet përballë banesës së tij në lagjen Sheik Xharrah, ku më shumë se dhjetë vjet më parë u futën shtatë familje hebraike izraelite. Zoti Diab shqetësohet se edhe ai vetë bashkë me fëmijët do të duhet të largohen nga shtëpia që iu dha familjes së tij nga Jordania në 1948. Përplasjet mes banorëve palestinezë dhe kolonëve hebrenj presin prej vitesh një zgjidhje përfundimtare nga gjykatat.

Kolonët hebrenj thonë se këto shtëpi u përkasin atyre, por gënjejnë. Nëse mund të paraqesin qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se është me të vërtetë pronë e tyre, që nesër do të largohem nga shtëpia. Por nuk kanë asnjë dokument,” thotë zoti Diab.

Në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit, familjet palestineze nga një lagje tjetër e Jeruzalemit Lindor, Silvan, kanë paraqitur ankesën e tyre ndaj planeve për t’i dëbuar nga shtëpitë në favor të familjeve hebraike. Ata kanë mbështetjen e grupeve të të drejtave të njeriut dhe ligjvënësve arabë në parlamentin izraelit, Kneset.

LEXO EDHE:  Sulm me armë në Teksas/ Plagosen 13 persona

LEXO EDHE:  Përmbytjet/ Turqia do të japë 100 mijë dollarë

“A ka gjë më të natyrshme se të mbrosh shtëpinë tënde? Po vihen në zbatim plane për të dëbuar palestinezët që të vendosen në këto banesa kolonë hebrenj,” thotë Ahmed Tibi, ligjvënës arab në parlamentin izraelit.

Anëtari i ekstremit të djathtë në parlament, Itamar Ben Gvir ngriti një zyrë provizore në Sheik Xharrah për të treguar solidaritet me familjet hebraike. Ai thotë se gjykata izraelite ka vendosur kundër palestinezëve, pasi hebrenjtë zotëronin prona në këto lagje para se të krijohej shteti i Izraelit në 1948.

“Gjykata e ka dhënë vendimin, por për fat të keq qeveria e Izraelit nuk po e zbaton sepse ka frikë nga trazirat,” thotë zoti Ben Gvir.

Por grupe izraelite për të drejtat e njeriut thonë se situata nuk ka të bëjë thjesht me mosmarrëveshje pronësie, duke e paraqitur problemin si një ligj që diskriminon palestinezët.

Nuk është aspak çështje ligjore. Ky është një akt me synime politike nga një grup kolonësh me bindje ideologjike, të cilët mbështeten nga qeveria. E gjithë kjo bazohet tek ligje diskriminuese në ekzistencë, të cilat thonë se hebrenjtë mund të rimarrin pronat që i humbën në 1948, por palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë,” thotë aktivistja Hagit Ofran.

Gjykata e Lartë e Izraelit pritet të marrë brenda pak javësh një vendim përfundimtar për dëbimet nga Jeruzalemi Lindor.

Shumë shqetësohen se vendimi mund të pasohet me trazira të reja nga palestinezët dhe përkrahësit e tyre, siç ndodhi një muaj më parë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Biden deklaron se do të bashkëpunojë me Rusinë për të vendosur stabilitet strategjik

Publikuar

-

Nga

Presidenti Biden deklaron se do të bashkëpunojë me Rusinë për të vendosur stabilitet strategjik

Sot ishte takimi i fundit i samitit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Joe Biden. Pas takimit, Biden dha një konferencë për shtyp ku ndau me publikun këndvështrimin e tij rreth dialogut me presidentin Rus si dhe pikat më të rëndësishme të bisedës së tyre dhe të ardhmes së marrëdhënieve midis dy superfuqive.

Fillimisht, Biden theksoi se të dyja këto vende “ndanin një përgjegjësi unike për të menaxhuar marrëdhëniet mes tyre në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe të punohet për interesat e përbashkët”.

Agjenda ime, tha Biden, nuk është kundër Rusisë apo kujtdo shteti, ajo është vetëm për popullin Amerikan, duke shtuar se agjenda e tij është e fokusuar parimisht në luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbrojtjes së qytetarëve amerikan.

Presidenti Biden tha se një nga pikat që u fol në takimin me Putin ishin të drejtat universale të njeriut duke theksuar se SHBA është themeluar mbi këto të drejta dhe do të flasë gjithnjë kundër shkeljeve të tyre, duke përmendur edhe rastin e burgosjes së kritikut të Kremlin, Alexei Navalny.

“Si mund të më quanin presidentin e SHBA, nëse nuk do të flisja kundër shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut. Ndaj një nga pikat për të cilat folëm ishte liria e shtypit dhe liria e fjalës. Të drejtat e njeriut do të jenë gjithnjë pjesë e tavolinës së diskutimit, është pjesë e ADN-së sonë,” tha Biden.

LEXO EDHE:  Arrestohen agresorët e çiftit/ Zbardhet arsyeja e sulmit

LEXO EDHE:  OKB/Shteti Islamik, genocid ndaj minoritetit Yazidi

Një tjetër pikë e rëndësishme gjatë fjalimit të tij ishte se mes Rusisë dhe SHBA-së duhet të vendosen disa “rregulla loje” të cilat duhet të ndiqen nga të dyja shtetet në mënyrë që të arrihet stabiliteti.

“Na duhen disa rregulla bazë të cilave duhet t’i bindemi. Gjenden fusha ku ndajmë interes të përbashkët dhe një nga këto është stabiliteti strategjik. Ne ramë dakort të ngremë mekanizmat e duhur për të vendosur disa masa për kontrollin e armëve, për të ulur rrezikun e konfliktit të paqëllimshëm, të punojmë për një mekanizëm që na lejon të mbajmë nën kontroll disa armë të reja të rrezikshme e të sofistikuara që kanë dalë në skenë kohët e fundit,” tha Biden.

Së fundmi, Biden shtoi se disa pika të tjera ku SHBA dhe Rusia kanë vendosur të bashkëpunojnë janë siguria ndaj sulmeve kibernetike, misionet humanitare në Siri, zgjidhja e konfliktit rajonal për Ukrainën dhe Bjellorusinë, si dhe vendosmëria për të mos lejuar Iranin të avancojë në prodhimin e armëve bërthamore./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Reporterët pa Kufij/ Rusia po i vret mediat e pavarura

Publikuar

-

Nga

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin Ligj për agjentët e huaj.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, vëzhguesi i mediave me seli në Paris tha se “vetëm një pjesë e mediave të pavarura po arrijnë t’i mbijetojnë presionit në rritje nga autoritetet”.

Ai përmendi mbylljen e portalit të lajmeve VTimes dhe rrezikun për mediat e tjera, të tilla si Meduza.

“Zhdukja graduale e mediave të pavarura nga peisazhi mediatik rus dhe përshpejtimi i këtij procesi kohëve të fundit janë gjëra shumë shqetësuese”, tha Jeanne Cavelier, shefe për Evropën lindore dhe Azinë qendrore te Reporterët pa Kufij.

“I bëjmë thirrje Vladimir Putinit dhe Ministrisë ruse të Drejtësisë që menjëherë të shfuqizojnë Ligjin e agjentëve të huaj, i cili po e minon pluralizmin e mediave, duke i shtypur mediat e pavarura dhe duke i vrarë ngadalë ato”, tha Cavelier.

Ligji i agjentëve të huaj në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar në mënyrë të përsëritur.

LEXO EDHE:  OKB/Shteti Islamik, genocid ndaj minoritetit Yazidi

LEXO EDHE:  Sulm me armë në Teksas/ Plagosen 13 persona

Ai kërkon që OJQ-të që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të përfshira në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t’u nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet e fundit prekin edhe mediat e financuara nga jashtë, përfshirë shërbime të shumta të Radios Evropa e Lirë dhe gazetarë individualë.

Rregullatori rus planifikon më shumë padi kundër REL-it

Reporterët pa Kufij përmendën rastin e gazetarëve të shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, Lyudmila Savitskaya dhe Sergei Markelov, të cilët kanë qenë në mesin e të parëve që u është kërkuar të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Organizata përmendi edhe ngrirjen e llogarive të Radios Evropa e Lirë në Rusi, për shkak të refuzimit për të respektuar ligjin.

REL i ka cilësuar gjobat si “fushatë të kërcënimeve dhe frikësimeve – e sponsorizuar nga shteti”.

Etiketimi si “agjentë të huaj” është interpretuar nga shumë aktivistë të shoqërisë civile si mjet i Kremlinit për të frikësuar opozitën politike të Rusisë./rel

LEXO TE PLOTE