Connect with Us

Sulmet ruse me mikrovalë? Historia e zyrtarëve amerikanë të prekur nga“Sindroma e Havanës”

Blog

Sulmet ruse me mikrovalë? Historia e zyrtarëve amerikanë të prekur nga“Sindroma e Havanës”

Publikuar

-

Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fundit nga sëmundje të papritura dhe misterioze. CIA, Departamenti i Shtetit, Pentagoni, dhe të gjitha agjencitë kryesore qeveritare ndihen të rrezikuara. Sipas tyre bëhet fjalë për një dukuri që nuk duhet nënvlerësuar nga administrata Bajden.

Në vitin 2016, një zyrtar i lartë i ambasadës amerikane në Kubë,u ankua për simptomat e para të asaj që më vonë do të merrte emrin “Sindroma e Havanës”. Pas tij, e njëjta sindromë do të prekte njerëz të tjerë, sërish zyrtarë amerikanë në zona të tjera të botës.

Jo të gjithë reagojnë në të njëjtën mënyrë. Simptomat janë shumë të ndryshme nga njëri rast tek tjetri:ato variojnë nga migrena shumë e rëndë, deri në lodhje të madhe fizike, humbje e ekuilibrit dhe marramendje apo zhurmë në vesh.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të prekurve nga kjo sindromë ka arritur në 130 persona. Por shkaqet e “Sindromës së Havanës” nuk dihen ende me siguri. Dhjetorin e vitit të shkuar një dokument i qeverisë amerikane,tha se shkaku më i besueshëm ishte ekspozimi direkt dhe i vazhdueshëm ndaj valëve elektromagnetike me frekuencë të lartë.

“Që nga dhjetori i vitit 2016, disa zyrtarë kanë dëshmuar se ndiheshin si të bombarduar nga një presion i veçantë në kokën e tyre. Të tjerë thanë se kishin dëgjuar tinguj të ngjashëm me një tufë të madhe zogjsh që i ndiqnin nga dhoma në dhomë. Por kur hapnin një derë të jashtme tingujt ndërpriteshin papritur.

Disa të tjerë kanë raportuar se ndihen sikur janë të goditur me një rreze të padukshme energjie. Përvojat janë kaq shumë të ndryshme saqë mjekët e kanë pasur të vështirë të vendosnin një diagnozë të qëndrueshme, shkroi Adam Entus në një shkrim të gjatë për “The New Yorker”.

Një nga rastet e përmendura ka të bëjë me një zyrtarët e lartë të CIA-s, që kreu një udhëtim të fshehtë në Kubë në verën e vitit 2017. Ajo ishte duke fjetur në dhomën e saj në “Hotel Nacional” kur u zgjua duke ndjerë një gumëzhitje të çuditshme dhe një ndjenjë presioni të fortë në kokën e saj.

Disa ditë më vonë, kur u kthye në selinë e CIA-s, ajo filloi të kishte probleme me shikimin dhe ekuilibrin, duke ia bërë të pamundur leximin apo ngarjen e makinës. Në atë kohë, ajo ishte anëtarja e rangut më të lartë në CIA që u prek nga kjo sindromë.

Ai incident e bindi Majk Pompeo, kreun e atëhershëm të CIA-s, që të mbyllte stacionin e agjencisë në Havanë. Ndërkohë Sekretari i Shtetit,Reks Tilerson, i tërhoqi diplomatët amerikanë nga vendi komunist.

“Pas ngjarjeve në Kubë, pati disa incidente të tjera potencialisht të lidhura me të parën, të cilat CIA u përpoq që t’i hetonte. Një nga këto përfshiu një oficer të shërbimit sekret që në fundin e vitit 2017, u zgjua në një dhomë hoteli në Moskë, duke pasur marramendje të forta. Vetëm në verën e vitit 2020, kur 2 anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë raportuan episode të ngjashme me “Sindromën e Havanës”, eprorët e tyre vendosën të ndërmerrnin një analizë të nivelit qeveritar, duke e rihapur dosjen” theksohet në artikullin e “The New Yorker”.

130 rastet me këtë sindromë, nuk kanë të bëjnë vetëm me agjentë dhe diplomatë që punojnë në Kubë, por me zyrtarë të të gjitha llojeve dhe në çdo pjesë të botës, nga Kolumbia në Kirgistan, nga Uzbekistani në Austri.

Këto përveç rasteve të konstatuara brenda Shteteve të Bashkuara:të paktën 4 ishin zyrtarë të administratës Trump në Shtëpisë së Bardhë. Për shembull, një rasti i ngjashëm i kishte ndodhur një zyrtari të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëntorin e vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim pune jashtë vendit,dhe sapo ishte ulur në tryezën e tij në Zyrën Ekzekutive Ajzenhauer, përballë West Wing, në ambientet e Shtëpisë së Bardhë kur nisi të kishte shqetësime.

Në fund të ditës pasi kishte dalë nga puna dhe po i drejtohej makinës së tij të parkuar disa qindra metra më tej midis Shtëpisë së Bardhë dhe Monumentit të Uashingtonit, befas nisitë dëgjonte një zhurmë në veshët e tij. Pak çaste më vonë filloi të kishte vështirësi në kontrollimin e lëvizjeve të këmbëve dhe gishtërinjve.

Nuk arrinte as të fliste. Para se të mbërrinte tek makina u rrëzua përtokë dhe e kuptoi se nuk ishte në gjendje të ngiste makinën. Me shumë vështirësi kishte arritur të hapte aplikacionin ‘Lyft’ në telefonin e tij dhe kishte kërkuar që të dërgohej në spital. Kur mbërriti urgjenca kishte menduar:“Unë ndoshta nuk do të dal gjallë nga kjo situatë!”.

Në fillim mjekët menduan se mund të kishte pësuar një goditje në tru, një hipotezë që u hodh poshtë pas një skaneri MRI. Edhe testet e gjakut nuk zbuluan asgjë të pazakontë. Mjekët e hutuar dyshuan se ai mund të kishte përjetuar një formë të çuditshme e migrenës.

U deshën rreth dy orë para se ai të ishte në gjendje të fliste sërish. Kur doli nga spitali të nesërmen, ai kishte sërish dhimbje të forta koke. Thelbi i kësaj historie është se në nivelin shkencor, mjekët nuk e kanë sqaruar ende plotësisht se çfarë kishte ndodhur.

Gjithsesi, të gjitha këto raste duket se kanë një lidhje me Rusinë. Disa raste të “Sindromës së Havanës” përfshinë oficerë të lartë të stacionuar në vendet me një prani të fortë të ushtrisë ose shërbimit sekret rus. Në fakt sipas të dhënave të vendndodhjes, më shumë se sa një person i prekur nga sindroma ishte në afërsi të automjeteve të GRU – shërbimi sekret i ushtrisë ruse – kur filloi që të shfaqte simptoma.

Disa krerë të agjencive amerikane janë të bindur për këtë. Por nga CIA dhe Departamenti i Shtetit ka pasur një hezitim për të akuzuar publikisht rusët. Vetë administrata Trump nuk deshi të drejtonte gishtin nga Vladimir Putinit dhe njerëzit e tij, pa pasur siguri totale për këtë çështje.

“Zyrtarët e lartë të administratave Trump dhe Bajden, privatisht dyshojnë se përgjegjëse për “Sindromën e Havanës” është Rusia. Hipoteza e tyre është se agjentët e GRU-së kanë përdorur pajisje me valë elektromagnetike kundër zyrtarëve amerikanë për të mbledhur informacione nga kompjuterat dhe telefonat e tyre.

Këto pajisje mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në shëndetin e njerëzve nëse drejtohen direkt ndaj tyre. Gjithsesi, gjatë 4 viteve të fundit, agjencitë amerikane të inteligjencës amerikane nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë ndonjë provë për të mbështetur këtë teori, dhe lëre më pastaj prova të mjaftueshme për të fajësuar publikisht Rusinë.

Administrata Bajden duket se është më e prirur se ajo e mëparshmja të marrë parasysh hipotezën e një sulmit rus. Drejtori aktual i CIA-s, Uilliam Bërns, në detyrë që nga data 19 mars, u ka thënë privatisht kolegëve të tij në administratë dhe anëtarëve të Kongresit se ai beson se këto janë sulme të qëllimshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

59 laboratorë në botë merren me patogjenët më vdekjeprurës/ Vetëm çereku i tyre ka masa të larta sigurie

Publikuar

-

Nga

Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”

A doli gabimisht koronavirusi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor? Pavarësisht nga përgjigja, rreziku i pandemive të ardhshme që vijnë nga kërkimet me patogjenë të rrezikshëm është shumë real. Pika kryesore e debati mbi rrjedhjet laboratorike është Instituti i Virologjisë në Vuhan të Kinës.

Ai është vetëm një nga 59 laboratorët e sigurisë maksimale që janë në ndërtim e sipër ose të planifikuar të ndërtohen në të gjithë botën. Të njohur ndryshe si laboratorë të nivelit të biosigurisë 4 (BSL4), ata janë projektuar dhe ndërtuar në një mënyrë të tillë që studiuesit të punojnë në mënyrë të sigurt me patogjenët më të rrezikshëm në planet, pra ato që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, dhe për të cilët nuk ekziston asnjë trajtim apo vaksinë. Studiuesve u kërkohet që të veshin kostume hermetike, të cilat janë të pajisura me bombola oksigjeni. Të shpërndara në 23 vende të botës, përqendrimi më i madh i laboratorëve BSL4 është në Evropë, me 25 laboratorë të tillë. Amerika e Veriut dhe Azia kanë një numër afërsisht të barabartë, përkatësisht 14 dhe 13.

Australia ka 4 dhe Afrika 3 laboratorë të tillë. Ashtu si Instituti i Virologjisë në Vuhan, treçereku i laboratorëve BSL4 në botë ndodhen në qendrat urbane. Me një sipërfaqe 3.000 m2, Instituti i Virologjisë në Vuhan është laboratori më i madh BSL4 në botë, edhe pse së shpejti do të kalohet nga Laboratori Biologjik dhe Agro-Mbrojtjes Kombëtare në Universitetin Shtetëror të Kansasit në SHBA.

Kur të jetë i plotë, ai do të ketë 4.000 m2 hapësirë. Shumica e laboratorëve janë dukshëm më të vegjël, me gjysmën e 44 laboratorëve që kanë një sipërfaqe më pak se 200 m2, pra më pak se gjysma e madhësisë së një fushe basketbolli ose treçereku i një fushe tenisi.

Rreth 60 për qind e laboratorëve BSL4, janë institucione të shëndetit publik të drejtuara nga qeveria. Ndërkohë 20 për qind drejtohen nga universitetet, dhe 20 për qind nga agjencitë e bio-mbrojtjes. Këto laboratorë përdoren ose për të diagnostikuar infeksione me patogjenë shumë vdekjeprurës dhe të transmetueshëm, ose për të hulumtuar këta patogjenë, me synim përmirësimin e kuptimit tonë shkencor se si funksionojnë ata, për të zhvilluar ilaçe të reja, vaksina dhe teste diagnostikuese.

Por jo të gjithë këta laboratorë do të kenë parametrat më të lartë të sigurisë. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, që monitoron nëse vendet kanë ligje, rregullore, agjenci mbikëqyrëse, politika dhe trajnime mbi biosigurinë, është shumë shqetësues.

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Ai tregon se vetëm rreth një e katërta e vendeve me laboratorë BSL4,patën rezultate të

larta për nivelin e biosigurisë. Kjo gjë sugjeron se ka ende shumë hapësirë që vendet të zhvillojnë sisteme sigurie gjithëpërfshirëse të menaxhimit të bio-rrezikut.

Anëtarësimi në Grupin Ndërkombëtar të Ekspertëve të Rregullatorëve të Biosigurisë, ku autoritetet kombëtare rregullatore ndajnë praktikat më të mira në këtë fushë, është një tregues tjetër i praktikave kombëtare në këtë fushë. Vetëm 40 për qind e vendeve me laboratorë BSL4 janë anëtarë të këtij forumi:Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Singapori, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Dhe asnjë laborator nuk është regjistruar ende në sistemin vullnetar të menaxhimit të biorrezikut (ISO 35001), i prezantuar në vitin 2019 për të vendosur proceset e menaxhimit dhe për të zvogëluar rreziqet e biosigurisë. 3 nga 23 vendet me laboratorë BSL4 (Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja) kanë politika kombëtare për mbikëqyrjen e kërkimit me përdorim të dyfishtë.

Të paktën tre vende të tjera (Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe) kanë një formë të mbikëqyrjes me përdorim të dyfishtë, ku për shembull, organet e financimit u kërkojnë përfituesve të granteve të tyre të rishikojnë kërkimet e tyre që kanë implikime me përdorim të dyfishtë.

Kërkesë në rritje për laboratorët BSL4

Kjo situatë lë pa mbikëqyrjen e duhur një pjesë të madhe të kërkimit shkencor mbi koronavirusët. Dhe kjo është shumë shqetësuese në kushtet kur studimi mbi “fitimin e funksionit” tek koronavirusët, ka të ngjarë që të shtohet ndërsa shkencëtarët kërkojnë

të kuptojnë më mirë këto viruse dhe të identifikojnë se cilat viruse paraqesin një rrezik më të lartë të kërcimit nga kafshët tek njerëzit ose të bëhen të transmetueshme midis njerëzve.

Më shumë vende pritet të kërkojnë ndërtimin e laboratorëve, si pjesë e një theksi të ri që do të vihet mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive në të ardhmen.

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka shërbyer si një kujtesë e zymtë e rreziqeve të paraqitura nga sëmundjet infektive, dhe mbi rëndësinë e një ndërmarrje të fuqishme kërkimore bio-mjekësore për shpëtimin e jetës, ne duhet të kemi parasysh se një hulumtim i tillë mund të bartë me vete jo pak rreziqe. Megjithatë shkenca e mirë dhe politika e zgjuar, mund t’i mbajnë nën kontroll këto rreziqe dhe t’i lejojë njerëzimit të korrë përfitimet e këtij studimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia: A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencorenga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia/ A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Nga miti tek historia:A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencore nga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

LEXO EDHE:  A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë, dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE