Connect with Us

Shqipëria “mposht” Covid-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Sociale

Shqipëria “mposht” Covid-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Në Shqipëri duket se situata nga Covid-19, ka një përmirësim të ndjeshëm, ndërsa rastet e reja të prekur nga virusi vijojnë të ulen.

Ndërkohë ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 24 oret e fundit ka pasur vetëm dy raste të reja të prekur nga koronavirusi.

#Covid19, vetëm 2 raste të reja sot”-shkruan Manastirliu.

Ditën e djeshme Shqipëria shënoi 12 raste të reja, ndërkohë edhe sot nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.
29 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 kurse tek spitali Infektiv vijojnë trajtimin 28 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët teksa me fillimin e verës edhe numrat po bien afër 0.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3593 testime, 29 të shëruar, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

LEXO EDHE:  Firmoset marrëveshja/ 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,593

Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3 /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Publikuar

-

Nga

Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Për ditën e nersërme moti do të nisë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e gradualisht në mesditë vranësira në zhvillim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra kryesisht përgjatë zonave malore dhe kodrinore të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

LEXO EDHE:  Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë
LEXO EDHE:  “S’lëviz nga mami im po s’më bëri…”/ Dojna tregon “kushtin” që i ka vënë partnerit për tu martuar

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 27°C

zonat e ulëta 17°C deri në 32°C

zonat bregdetare 15°C deri në 31°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot motit/ Njihuni me parashikimin e sinoptikanëve

Publikuar

-

Nga

Rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në pjesën Veriore dhe qendrore lokalisht reshjet marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike në orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Jugperëndim 1-12m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton abonentët se në ditët në vijim 16, 17 dhe 18 qershor do të ketë ndërje në disa qytete të vendit.

Ndërpreje do të ketë në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Pogradec Berat e Tropojë.

Në Tiranë do të ketë stakim në datën 17 qershor për shkak ttë investimit që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave.

Kështu në datën 17 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha e “Ali Demit”,Rruga “Taulantja”, rruga “Kolë Popa”

Në Tropojë e Shkodër, do të ketë stakim në datë 16 qershor në NST Gropaj, gjatë intervalit kohor 09:30-16:30 do të stakohet energjia në këto zona:

Ferzë, Gjonaj, Lekurtaj, Shullan, Velishtë, Breg geg-hysen, Betoshë, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Tetaj, Fusha e Mullinjve, Markaj, Gjon Pepaj, Peraj, Kapit, Vran, Meserr, Ndergjugje, Varg, Palc, Salc, Brise, Velishte, Amc, Zona B1, B2,

Macaj, Rrodhe, Kodra e Dëllinjës, Rai 1, Knudi Rai, Dushaj, Arveje, Flutur, Tpla, Ndocaj, Kryekand, Miniera, Manaj, Çukë, Vakaj, Zhark, Deg-qendër, Ponar, hasanaj, Mushak, Katanaj.

LEXO EDHE:  Trajtimi i të infektuarve me plazmë/ Rakacolli thirrje personave që kanë mposhtur Covidin

LEXO EDHE:  Trajtimi i të infektuarve me plazmë/ Rakacolli thirrje personave që kanë mposhtur Covidin

Shkodër / Blerim, Dardhë, Mezi, Miliska, Bugjon, Fierzë, Iballë, Mërtur.

Në Elbasan stakim do të ketë në datat 16 dhe 18 qershor për shkak të remontit të NST Radio dhe NST Cërrik në datën 16 dhe 18 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-14:00 në këto zona në Elbasan:

16 qershor/Banjë e re, Trunc, Lumas, Selvias, Qafë, Qyrkan, Klos, Mollas, Dasar, Mollas, Linas, Kamunah, Selit, Shkëmb, Topojan

18 qershor/Shalës, Xibrakë, Licaj, Zherijë, Allajbeg, Bladë, Gjyrale

Një Pogradec, stakim do të ketë më 16-17 qershor, për shkak të remontit të planifikuar në NST Përrenjas, në datat 16-17 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Pogradec:

Fshati Lin17 qershor/09:00-12:00

Gafërr, Fushë Bushe, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Damjan, Qendër, Rrumbullak, Sheshe, Skodë, Vale

Në Berat , stakim, 17-18 qershor, për shkak të remontit të planifikuar në NST Uznovë, në datat 17-18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona:17 qershor/Velabisht, Rroshnik, Bregas, Duhanas, Kostren. 18 qershor/Velabisht, Vodicë, Lagjia “Kushtrim”./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE