LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas kthimit të Ramës/ Zaev takon Erdogan në Turqi

5 Qershor 2021, 20:32, Kosova & Bota CNA
Pas kthimit të Ramës/ Zaev takon Erdogan në Turqi

Pas kthimit të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, në Turqi ka shkuaer për një viztë dy ditore kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri maqedonas ka zhvilluar një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Ka qenë vetë Zaev ai i cili ka publikuar një foto me Erdogan dhe ka treguar detaje nga takimi zyrtar, ku është rënë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy shteteve.

?Ne vendosëm së bashku përpjekjet për një bashkëpunim më intensiv midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë për të hapur më shumë dyer për investitorët turq dhe lidhje më të forta tregtare.

Së bashku me Ministrin Filipce si pjesë e vizitës një-ditore në Turqi, kemi pasur një drekë pune me Presidentin e vendit Rexhep Tayip Erdogan.

Ne ramë dakord që Maqedonia Veriore dhe Turqia, si aleatë të NATO-s, janë të lidhura me të njëjtat vlera për sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në luftën kundër terrorizmit në përputhje me të drejtat e brendshme të të dy vendeve, si dhe me të drejtën ndërkombëtare?, shkruan Zaev në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga