Connect with Us

Në Burkina Faso vriten afër 100 civilë

Bota

Në Burkina Faso vriten afër 100 civilë

Publikuar

-

Në Burkina Faso vriten afër 100 civilë

Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qytet në veri të Burkina Faso. Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik rreth pesë vjet më parë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 4 qershorit dhe mëngjesit të 5 qershorit në qytetin Solhan, që gjendet në afërsi të kufirit me Nigerin.

Militantët po ashtu kanë djegur shtëpi, tha qeveria përmes një njoftimi për media.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore e quajti sulmin si akt “barbar”.

LEXO EDHE:  Panik në Maqedoni/ Merr flakë automjeti i ushtrisë

Zyrtarët lokalë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona dhe rreth 3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve – Burkina Faso, Çadi, Mali Mauritania dhe Nigeri – po përpiqen që të largojnë nga zona xhihadistë. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shefi i Pentagonit paralajmëron për rrezikun e Al-Kaidës dhe ISIS-it  

Publikuar

-

Nga

Zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes po japin një paralajmërim shqetësues në lidhje me rrezikun që grupet kryesore terroriste në Afganistan do të paraqesin për Amerikën sapo trupat e fundit amerikane dhe të koalicionit të largohen nga vendi në muajt e ardhshëm.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha ligjvënësve të enjten se grupeve si al-Kaida apo Shtetit Islamik do t’u duhen “ndoshta rreth dy vjet” për të rigjeneruar aftësitë e tyre për të planifikuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë.

Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali i Ushtrisë Mark Milley, paralajmëroi më tej se ky afat kohor mund të ngushtohet në varësi të fatit të qeverisë aktuale afgane.

“Nëse do të kishte një kolaps të qeverisë ose një shpërbërje të forcave afgane të sigurisë, ky rrezik padyshim që do të rritej,” tha gjenerali Milley.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në prill vendimin për të tërhequr të gjitha trupat e mbetura amerikane nga Afganistani, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë arritur qëllimin e tyre fillestar – për të mbajtur përgjegjës al-Kaidën dhe udhëheqësin e saj Osama bin Laden për sulmet terroriste të 11 shtatorin 2001, në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju York dhe Pentagon.

“Ne i dhamë bin Ladenit atë që i takonte,” tha presidenti Biden në një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit. “Ne zvogëluam kërcënimin e terrorit të al-Kaidës në Afganistan.… pas 20 vjetësh trimërie dhe sakrificash të guximshme, është koha t’i sjellim trupat tona në atdhe”, tha presidenti.

Por shqetësimet për potencialin që al-Kaida dhe Shteti Islamik në Afganistan, të rikthehen në mungesë të trupave amerikane në terren, kanë vazhduar.

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të inteligjencës kanë paralajmëruar vazhdimisht për një efekt të mundshëm domino që mund të destabilizojë jo vetëm Afganistanin, por edhe fqinjët e tij, duke u dhënë grupeve terroriste mundësinë e shumëpritur për të forcuar dhe zgjeruar operacionet e tyre.

LEXO EDHE:  Mediat: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

LEXO EDHE:  Rritja e tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian / Qindra ushtarë amerikanë drejt Lindjes së Mesme

“Kudo që shohim një prani të konsiderueshme terrori, ekziston rreziku që ajo të bëhet një lloj platforme për të kërcënuar vendin tonë,” u tha ligjvënësve javën e kaluar Christine Abizaid, e emëruar për të udhëhequr Qendrën Kombëtare Amerikane Kundër Terrorizmit, duke vënë në dukje nevojën për të bërë “presion të pamëshirshëm” ndaj grupeve si al-Kaida dhe IS-i për të minimizuar rrezikun.

Një vlerësim i fundit nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara ka ngritur gjithashtu shqetësimin, duke paralajmëruar se kryengritësit talibanë në Afganistan duket se janë të gatshëm të rrëzojnë qeverinë aktuale afgane me forcë nëse negociatat nuk japin rezultate të favorshme.

Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon kanë kërkuar të sigurojnë publikun se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të luftojnë një rishfaqje të mundshme të al-Kaidës dhe IS-it, përmes sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi, qoftë nga bazat amerikane apo nga transportuesit e avionëve në Lindjen e Mesme.

“Ne do të kemi ende aftësinë ajrore për të shkuar pas al-Kaidës dhe ISIS-it në qoftë se këto objektiva shfaqen dhe duhet t’i eliminojmë”, i tha Zërit të Amerikës këtë javë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore Amerikane.

Megjithatë, McKenzie paralajmëroi se “presioni i vazhdueshëm kundër terrorizmit, presioni i drejtpërdrejtë”, ka qënë ai që ka penguar që grupi “të kthehej dhe të zgjerojë numrin e luftëtarëve”.

Edhe pse tërheqja e trupave amerikane është realizuar tashmë më shumë se 50%, planet për atë se si do të duket aftësia për sulmet ajrore “mbi-horizont” nuk është shumë e qartë.

Koha po afron, me trupat amerikane dhe ato të koalicionit që ka të ngjarë të jenë jashtë Afganistanit shumë përpara afatit të shtatorit të vendosur nga presidenti Biden./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë

Publikuar

-

Nga

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit midis Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Samiti mblodhi në Vjenë udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovws, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Shqipëria pwrfaqwsohet nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Kosova nga kryeministri Albin Kurti, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

LEXO EDHE:  Rritja e tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian / Qindra ushtarë amerikanë drejt Lindjes së Mesme

LEXO EDHE:  Vjedhja e armëve në Pashaliman/ "Priten" 15 koka ushtarësh

Në samit po merr pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, raporton REL.

Kurz paralajmëroi se në samit do të theksohet se Ballkani Perëndimor mund të llogarisë në mbështetjen e plotë për reformat në rrugën drejt BE-së dhe për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Do të flitet edhe për luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, shkroi Kurz në Twitter./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën

Publikuar

-

Nga

Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit.

Incidentet kërcënojnë një armëpushim të brishtë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që kanë zgjatur 11 ditë.

Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit.

LEXO EDHE:  Vjedhja e armëve në Pashaliman/ "Priten" 15 koka ushtarësh
LEXO EDHE:  Mediat: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

Balonat shkaktojnë zjarre në tokat bujqësore të Izraelit.

Nga Gaza nuk ka raporte për viktima.

Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza edhe më 16 qershor – njësoj në përgjigje të balonave me zjarr.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve./REL

LEXO TE PLOTE