LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtime pa leje te Kepi i Rodonit/ Në pranga punëtorët dhe administratori

5 Qershor 2021, 08:10, Aktualitet CNA
Ndërtime pa leje te Kepi i Rodonit/ Në pranga punëtorët dhe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona të cilët janë kapur në flagrancë duke ndërtuar pa leje në hapësirat publike në plazh tek Kepi i Rodonit.

Njoftimi i Policisë

‘Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme. Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në  Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në ?Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale ?Dhënie ndihmë për  ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’/ CNA.al

Lajmet e fundit nga