Connect with Us

NASA i merr seriozisht UFO-t, fillon hetimi

Bota

NASA i merr seriozisht UFO-t, fillon hetimi

Publikuar

-

Detyra gjatë muajit të parë të shefit të ri të NASA-s në New York duket se do të jetë studimi i mëtejshëm i objekteve të paidentifikuara fluturuese. Bill Nelson, ish senatori i Florida-s dhe veteran i fluturimeve hapësinore, tha për CNN Business gjatë një interviste të  enjten se nuk është e qartë për askënd – madje as për agjencitë hapësinore të SHBA-së – se çfarë janë ato objekte fluturuese.

Nelson shtoi se ai nuk beson se UFO-të janë një dëshmi që ekzistojnë jashtëtokësorë që vizitojnë Tokën. “Mendoj se do ta dija, po të ishte kështu. Por, ai gjithashtu tha se diçka e tillë nuk mund të përjashtohet si mundësi.

Komentet e Nelson vijnë menjëherë pas raportit që do t’i dorëzohet kongresit amerikan në 15 qershor, në të cilin thuhet se nuk ka prova objektet fluturuese janë alienë por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia të jenë të tillë, raporton abcnews.al

Gjithashtu theksohet se nuk bëhet fjalë për teknologji amerikane. Një element i rëndësishëm sepse sipas dëshmive të personelit ushtarak, këto objekte fluturuese shfaqin lëvizje që nuk kryhen nga mjete fluturuese ushtarake apo civile që njihen.

“Ne nuk e dimë nëse është diçka jashtëtokësore. Ne nuk e dimë nëse është një armik. Ne nuk e dimë nëse është një fenomen optik,” tha Nelson .

“Ne nuk mendojmë se është një fenomen optik për shkak të karakteristikave që përshkruan pilotët  e marinës …por ne sigurisht që duam ta dimë se çfarë janë.”

Sekretari i shtypit i NASA-s Jackie McGuinness tha se Nelson nuk krijoi një task forcë zyrtare për të filluar hetimin rreth UFO-ve. Sidoqoftë, ai u tha  studiuesve që të vazhdonin hulumtimet rreth UFO-ve.

UFO-të kanë qenë prej kohësh një objekt magjepsjeje për Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, dhe se fiksimi u shtua edhe më shumë në vitin 2017 pas një raporti të New York Times në lidhje me incidente të shumta në të cilat pilotët ushtarakë amerikanë kanë vëzhguar objekte misterioze, që lëviznin me shpejtësi të madhe.

LEXO EDHE:  Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Një nga pamjet më të diskutuara, në një video të vitit 2004 me nofkën ” Tic Tac ” për shkak të ngjashmërisë së ngushtë të UFO-ve, tregon një objekt të vogël, fantazmë që del nga korniza, dhe duket se sfidon “ligjet normale të fizikës, “tha piloti i cili kapi pamjet për New York Magazine në 2019.

Një tjetër pamje, në 2015 e kapur  nga një avion luftarak Super Hornet i Marinës Amerikane dhe botuar nga Times në 2019, tregon një objekt të çuditshëm që fluturon me një shpejtësi 120 mph. Pilotët mund të dëgjohen duke bërtitur ndërsa ata pyesin me zë të lartë nëse po shikojnë një dron.

Nelson tha se NASA nuk po punon  me Pentagonin për këtë  raport, por ai tha se nëse shkencëtarët e NASA do të arrijnë të zbulojnë diçka, Pentagoni  do të jetë në dijeni. Gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën, Thomas Zurbuchen, një astrofizikan dhe administrator i asociuar i NASA-s për shkencën, tha se ai nuk beson se UFO-t janë prova e një civilizimi të përparuar nga ana teknologjike, raporton abcnews.al

“Njerëzit kanë tendencë të nënvlerësojnë natyrën. Natyra është një vend i mahnitshëm ku ndodhin shumë mrekulli, tha ai.

“Në fushën e shkencës kemi të bëjmë me çështje dhe objekte të paidentifikuara … Pra, duke përdorur mjetet e shkencës, ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për  të zbuluar domethënien e çdo objekti. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Video-Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Publikuar

-

Nga

Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian të Sardenjas

Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë evakuar dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët ndërsa vazhdon të rrezikojë shtëpitë dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Inspektori i Drejtësisë e ndëshkoi/ Zbardhen lëvizjet financiare të prokurores së Tiranës

LEXO EDHE:  “Të hetohen peshqit e mëdhenj”/ Hysi: SPAK nuk ka nevojë për ndryshim, por për zbatim

Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë.

Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.

Qyteti i vogël u rrethua nga flakët natën e kaluar dhe rreth 200 njerëz u zhvendosën.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  Mbyllen hetimet për Saimir Tahirin/ Dosja drejt gjykatës

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  NASA paralajmëron: Nesër vjen asteroidi

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia tregon forcën e marinës ruse/ Putin: Zbulojmë çdo armik

Publikuar

-

Nga

Rusia tregon forcën e marinës ruse, Putin: Zbulojmë çdo armik

Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevojshme është gati të nisë një “sulm të paparashikueshëm” është ky paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë pasi një anije luftarake e Mbretërisë e Bashkuar zemëroi Moskën duke kaluar gadishullin e Krimesë.

“Sot, marina ruse ka gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur atdheun, interesat tona kombëtare. Ne jemi të aftë të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo edhe në ajër dhe nëse kërkohet, ne mund të të kryejmë një sulm të paparashikueshëm kundër tij”, u shpreh Putin.

Një deklaratë të tillë shefi i Kremlinit e dha gjatë paradës së marinës ruse në Shën Petersburg.

Muajin e kaluar Putin tha se Rusia mund të fundoste anijen luftarake britanike HMS Defender, që e akuzoi për hyrje të paligjshme në ujërat e saj territoriale, dhe shtoi tha se Shtetet e Bashkuara ndikuan në  këtë “provokim”.

Presidenti Vladimir Putin përdori pikërisht paradën kushtuar Ditës së Marinës për t’i kujtuar botës muskujt ushtarakë të Rusisë duke zbuluar edhe  armët bërthamore hipersonike.

LEXO EDHE:  Inspektori i Drejtësisë e ndëshkoi/ Zbardhen lëvizjet financiare të prokurores së Tiranës

LEXO EDHE:  Mbyllen hetimet për Saimir Tahirin/ Dosja drejt gjykatës

Më shumë se 50 anije dhe 4,000 trupa morën pjesë në paradën përpara se në tetor të festohet  325 vjetori i marinës .

Putin vlerësoi fuqizimin e shpejtë të Rusisë në sistemin detar. Nga anijet rudimentare në periudhën e Pjetrit, marina ruse tani zotëron “sistemet e fundit të armëve hipersonike”, që sipas Putin nuk kanë ekuivalent në botë./euronews

 

LEXO TE PLOTE