LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murinjo e “mbush” Romën me shqiptarë, Kumbullës mund t’i shtohen dy patriotë

5 Qershor 2021, 12:07, Sport CNA
Murinjo e “mbush” Romën me shqiptarë, Kumbullës mund

Hoze Murinjo vazhdon me planet e tij për të ndërtuar Romën e sezonit të ardhshëm. Trajneri i ka vendosur piketat e tij sa i përket merkatos. Një nga emrat ku këmbëngul portugezi është Granit Xhaka. Luzitanit i pëlqen mesfushori me origjinë shqiptare teksa e ka vëzhguar nga afër në Premier League.

Megjithatë, nuk do jetë e lehtë për ta shkëputur Xhakën nga Arsenali. Ndërkohë, së fundmi në skenë për Romën ka dalë edhe emri i një tjetër shqiptari. Fjala është për Milot Rashicën. Futbollisti i Kosovës do të ndryshojë ambient këtë merkato, pasi Verder Bremen ka rënë nga kategoria dhe nuk do të qëndrojë në një nivel jo elitar.

Për Rashicën, Roma duhet të fitojë konkurrencën me Aston Vilën duke qenë se anglezët e ndjekin prej kohësh. Kështu, Marash Kumbullës te Roma mund t?i shtohen dy lojtarë shqiptarë si për të formuar një ?koloni? të vogël.

Lajmet e fundit nga