LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti bën kthesën e papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

5 Qershor 2021, 17:30, Sociale CNA
Moti bën kthesën e papritur/ Si parashikohen temperaturat për

Edhe pse tashmë kemi hyrë në stinën e verës parashikimi i motit thotë të kundërtën.

Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Më konkretisht java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intervale me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijoj me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga